Qëllimi i përgjithshëm i kësaj qasje politike dhe propozimi është përcaktimi i organizimit ligjor “ normativ të turizmit në Kosovë, me Ligjin për Turizmin dhe aktet nën ligjore, të cilat do të përcaktojnë kornizën ligjore dhe institucionale për mbështetjen e zhvillimit të turizmit konkurrues dhe të qëndrueshëm në Kosovë duke shfrytëzuar resurset natyrore, kulturore, njerëzore dhe financiare, i cili do të mundësoj krijimin e një ambienti më të favorshëm për funksionimin dhe zhvillimin e veprimtartive turistike në përputhshmëri me standardet turistike bashkohore
Data e fillimit: 14.02.2018
Data e përfundimit: 07.03.2018
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë respektivisht Departamenti i Indusrisë në cilësinë e Organit Propozues të Koncept Dokumenti në Fushën e Turizmit, ka propozuar hartimin e këtij koncept dokumenti me qëllim zhvillimin e turizmit konkurrues dhe të qëndrueshëm në Kosovë duke shfrytëzuar resurset natyrore, kulturore, njerëzore dhe financiare, i cili do të mundësoj krijimin e një ambienti më të favorshëm për funksionimin dhe zhvillimin e veprimtartive turistike në përputhshmëri me standardet turistike bashkohore.
lumturie.geci@rks-gov.net
lumturie.geci@rks-gov.net
Shkarko dokumentin e kontributit
Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ
07.03.2018 16:40:42
Instituti INDEP, në kuadër të programit për demokratizim ka bërë analizimin e koncept dokumentit në fushën e Turizmit, hapur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Instituti INDEP që nga viti 2012 e monitoron dhe mbështetë punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Pra, jemi të njohur me fushën e Turizmit nga diskutimet e komisionit parlamentar por edhe kontributi i mëhershëm i INDEP kur është diskutuar Ligji aktual në fuqi në Kuvendin e Kosovës.
Turizmi është një nga sektorët që ka pasur më së paku ndryshime ligjore. Në frekuencën e ndryshimit të Ligjeve në Komisionin që e Rregullon çështjen Ligji Nr. 04/L-176 për Turizmin nuk kishte arritur asnjëherë tjetër në agjendën e Kuvendit. Kështu, vetëvetiu, në kushte të tilla, një nisma e hartimit të koncept dokumentit është jashtëzakonisht pozitive. Në anën tjetër, koncept dokumenti ndonëse në volum është i madh ka një numër të çështjeve të cilat ne konsiderojmë që duhet të adresohen para se të miratohet përfundimisht.
Koncept dokumenti duhet të ketë më shumë statistika për të mbështetur disa konkluzione. Gjithashtu, krijimi i Organizatës Kombëtare të Turizmit nuk është arsyetuar sa duhet dhe nevojitet më tepër shtjellim i çështjes. Në anën tjetër, taksa e akomodimit, ndonëse koncept dokumenti e trajton si të dedikuar nuk mund të konsiderohet e tillë pasi praktika e tregon si të paimplementueshme. Gjithashtu, opsioni 3 është i paqartë dhe nuk mund të konsiderohet opsion qasja e re e zbatimit! Në të kundërtën, koncept dokumenti nuk ka trajtuar opsionin e plotësim ndryshimit të ligjit dhe tek efektet e shpërndarjes nuk janë përmendur një sërë efektesh tjera përveç kulturës, bujqësisë dhe burimeve natyrore. Efektet fiskale gjithashtu janë trajtuar vetëm në formë të përgjithshme dhe janë vënë numra në tabelë pa ndonjë shpjegim të hollësishëm të kuptimit të tyre, metodologjisë që është përdorur për nxjerrjen e tyre etj.
Përkundër komenteve, INDEP konsideron që dokumenti si i tillë është i rëndësishëm të miratohet sidomos nën dritën e Direktivës Evropiane EU 2015/2302.
Personi kontaktues
Burim Ejupi | office@indep.info