Draft Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr.prot.01-352/11-0084561/19, datë 30 tetor 2019 për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Podujevës.

Komuna e Podujevës njofton të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara se është vendosur në konsultim publik Projekt-Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Podujevës. Konsultimi publik do të zgjasë 15 ditë, nga data 23 nëntor deri më 7 dhjetor 2026. Në kuadër të këtij procesi, më 2 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet debat publik në ndërtesën e re të Komunës së Podujevës, në katin përdhes, në sallën e mbledhjeve. Ftohen të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që të japin komentet, propozimet dhe sugjerimet e tyre gjatë periudhës së konsultimit publik. Komentet mund të dorëzohen me shkrim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim, zyra nr. 54, ose në mënyrë elektronike në adresën liridona.rrahmani@rks-gov.net


Data e fillimit: 23.11.2026


Data e përfundimit: 07.12.2026


Liridona Rrahmani

liridona.rrahmani@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja