Draft Programi Trevjeçar i Banimit 2026-2028

Njoftim për konsultim publik – Draft Programi Trevjeçar i Banimit 2026–2028 Komuna e Podujevës ka marrë vendim për vënien në konsultim publik të Draft Programit Trevjeçar të Banimit 2026–2028, dokument që përcakton planifikimin dhe prioritetet në fushën e banimit për periudhën trevjeçare. Konsultimi publik do të zgjasë 30 ditë, nga 24 shkurt 2026 deri më 24 mars 2026. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët, organizatat dhe të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin komente, sugjerime dhe vërejtje lidhur me draftin. Debati i përgjithshëm publik do të mbahet më 11 mars 2026, nga ora 10:00, në ndërtesën e re të Komunës së Podujevës, në sallën e mbledhjeve (kati përdhes). Komentet mund të dorëzohen: gjatë debatit publik, me shkrim në Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim, ose në formë elektronike përmes emailit: arbresha.bashota@rks-gov.net, brenda afatit të konsultimit.


Data e fillimit: 26.02.2026


Data e përfundimit: 24.03.2026


Arbresha Bashota

arbersha.bashota@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja