PROJEKTLIGJI PËR SHËNDETËSI

Qëllimi i këtij ligji është organizimi i sistemit shëndetësor, të drejtave në marrjen e kujdesit shëndetësor të qytetarëve dhe të drejtave e detyrimeve të profesionistëve shëndetësorë në Republikën e Kosovës.

Data e fillimit: 24.10.2024

Data e përfundimit: 13.11.2024

Merita Vuthaj

merita.vuthaj@rks-gov.net

Kontributet

Arta Lepaja | Qytetar

13.11.2024 20:18:29

I nderuar Kryeminister i Republikes se Kosoves,

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuar Minister i Shendetesise se Republikes se Kosoves,

Të nderuar/a anëtare të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës

Të nderuar/a deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës

Përmes këtij shkrimi, dëshiroj të shpreh shqetësimin tim lidhur me një pikë të caktuar të projektligjit të propozuar për Shëndetësi, konkretisht nenin 112, pika 6 që u jep të drejtën disa profesionistëve shëndetësorë të posedojnë, shfrytëzojnë dhe përdorin më shumë se një licencë pune. Konsideroj se ky dispozitiv jo vetëm që nuk përputhet me normat ligjore në fuqi për punësim dhe orët e punës, por gjithashtu krijon një pabarazi të dukshme dhe të padrejtë ndërmjet profesionistëve shëndetësorë.

Në bazë të Ligjit të Punës në fuqi, punonjësit lejohet të punojne 8+4 orë brenda dites ( 8 orë  të rregullta dhe deri në 4 orë me honorar), duke i dhënë prioritet parimeve të sigurisë dhe mirëqenies së tyre fizike e mendore. Me lejimin e mbajtjes dhe perdorimit të më shumë se një licencë pune psh. dy licencave, disa profesionistë do të kishin teorikisht të drejtë të punojnë deri në 24 orë në ditë (apo dy here 8+4 orë)  gjë që është e pamundur fizikisht dhe bie ndesh me të drejtat e punës dhe rregullat bazë të shëndetit të punëtorëve.

Për më tepër, kjo dispozite e propozuar vendos poashtu në pozitë të pabarabartë profesionistët shëndetësorë të cilët kanë vetëm një licencë të punës, duke krijuar diskriminim dhe favorizim të padrejtë për një pjesë të caktuar të tyre. Kjo praktikë rrezikon të cënojë integritetin profesional dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pasi profesionistët mund të përballen me mbingarkesë pune dhe lodhje të tepruar, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkujdesjen ndaj pacientëve.

Për këto arsye, kërkoj qe te rishqyrtohet kjo dispozite e propozuar me shumë kujdes dhe të heqet Pika 6 e Nenit 112 te Projektligjit, që lejon posedimin dhe perdorimin e më shumë se një licence pune për profesionistët shëndetësorë, në mënyrë që të sigurohet respektimi i parimeve të barazisë, të mbrohet shëndeti i punonjësve dhe të garantohet shërbimi i një cilësie për qytetarët, ose e njejta te riformulohet ne ate menyre qe te thuhet se per profesioniste shendetsore leshohet nje licence pune konform Ligjit te Punes.

Me nderime,

Personi kontaktues

Arta Lepaja | artalepaja@gmail.com

Sheremet Thaçi | Qytetar

13.11.2024 12:07:07

Reagim ndaj Projektligjit per shendetesi

Duke qene se ne kete projektligj ka shume mangesi dhe paqartesi, per te cilat kane  reaguar edhe Odat dhe punetoret tjere shendetesore, une po ceku nje pike ne veqanti.

neni 112 - Licencimi i profesionisteve shendetesor,

pika 6 - Profesionisti shendetesor ka te drejte te posedoj, shfrytezoj dhe perdore me shume se nje licence te lemise shendetesore.

Nuk eshte specifikuar ne kete pike, a eshte fjala per dy licenca te dy specializimeve te ndryshme te perfunduara pas studimeve bazike, apo eshte fjala per licencen e studimeve bazike dhe licenca e specializimit, meqenese me rregull licenca e studimeve bazike dorezohet ne momentin e pranimit te licences se specializimit.

Duke qene se punetori shendetesor mund te punoje me nje licence maximum 8+4 ore/24h, atehere i bie qe me shfrytezimin e dy licencave njkohesisht i lejohet te punoje 24 ore ne dite. Prandaj kjo pike e paspecifikuar eshte ne kundershtim me Ligjin e punes. 

Prandaj ju lutem te specifikohet mire dhe me kujdes kjo pike!

Personi kontaktues

Sheremet Thaçi | shthaqi2005@hotmail.com

Valdete Haxhibeqiri | Qytetar

13.11.2024 11:58:15

Valdete Haxhibeqiri | valbera@yahoo.com

Valdete Haxhibeqiri | Qytetar

13.11.2024 11:57:15

Talat Gjinolli | Qytetar

13.11.2024 00:09:24

Gjate tere javes jam munduar qe , gjate shfletimit-leximit te "Draft-projektligjit per shendetesi" dhe duke e krahasuar me "Ligjin..." ekzistues, te gjej nje kuptim-aresyeshmeri se "cka ka dashte me thane autori" ose cka don te arrij me kete Ligj. Konkludimi im perfundimtar eshte- KAOSI

Cka eshte edhe me e keqja, ne nuk e dijme se kush eshte autori (propozuesi) misterioz i "nderrimit" te Ligjit. Cili Minister? Cila Qeveri? Kush do te merr persiper edhe pergjegjesine politike te zbatimit ose moszbatimit te ketij Ligji.

Ligjet bazike (per shendetesi) vazhdimisht amandamentohen, varesisht prej dinamikes se zhvillimeve te sektorit (shendetesor) te cilin e rregullon ai Ligj, por shume rralle nderrohen.

Per nderrim te ligjit, duhet te kete nje argumentim te forte nga "propozuesi" pas nje analize te thuket, se perse duhet te nderrohet nje Ligj.

Rregulla bazike, para se te procedohet me perpilim-nderrim te nje Ligji apo amandamentimin e tij eshte, qe te kemi nje "koncept dokument" ne baze te te cilit do te punohet, ne ate Ligj apo per Ligj te ri. I cili "koncept dokument" do te diskutohet ne mes te paleve me interes (profesionistet shendetesor, pacientet,perfaqesues te Inst.  Publike dhe Private Shendetesore, institucionet financiare shendetesore-sigurimet, etj..)

Ne kete drejtim ne nuk kemi nje platforme te qarte se cka duam te arrijme me kete Ligj. A eshte bere ndonje analize e Ligjit ekzistues dhe implementimit te tij ne terren? A eshte i tere ligji i paimplementueshem apo vetem disa nene? A jane Udhezimet Administrative konform neneve per te cilat jane perpiluar.

Gjate punes sime ditore si mjek dhe menaxher i Institucionit Privat Shendetesor, shpesh jam balafaquar me situata ku UA jane mbi ligjin (???). Ndoshta UA duhet te ribehen dhe te jene ne funksion te neneve te Ligjit.

Meqenese behet fjale per Ligjin bazik ne SEKTORIN E SHENDETESISE, nuk kemi informata nga propozuesi se cfare sistemi shendetesor duam te ndertojme? Sistem amerikan, europian apo turk. Ne kuader te sistemeve europiane: ate gjerman, anglez, francez apo skandinav?

Eshte skajshmerisht jokorrekte dhe ofenduese qe Gr. punues i perzgjedhur per kete Ligj, te kete 2/3 e anetareve "burokrat" te administrates, te cilet nuk kane pervoje pune me paciente e as pervoje menaxheriale te institucioneve shendetesore, dhe vetem 1/3 perfaqesues te grupeve me interes. Sa per rikujtim, ne Ligjin ekzistues, per 4 muaj, kane punuar 45-50 profesioniste shendetesor dhe vetem disa administrator si ndihmes teknik.

Si perfaqesues (anetar) i Institucioneve Private Shendetesore, per mua (neve) eshte i papranueshem rikthimi i DISKRIMINIMIT antikushtetues, ne mes te Institucioneve Publike dhe ato Private Shendetesore, sa i perket kushteve te themelimit dhe ofrimit te sherbimeve shendetesore, te perfshira ne Kapitullin e XIII.

Standardet e ofrimit te sherbimeve shendetesore duhet (jane) te njejta si ne Institucionet Publike  ashtu edhe ne ato private Shendetesore. Dallon vetem vetem pronesia dhe menaxhimi. Prandaj, ne teresi eshte i pakuptimte(diskriminues) KAPITULLI I XIII.

Poashtu ky Ligj bie ne kundershtim me LIGJIN nr 04/L-202 PER SISTEMIN E LEJEVE DHE LICENCAVE

Licencohen dhe Rilicencohen vetem profesionistet. Kurse per Institucione jepen Leje per Veprimtari dhe jane te perhershme.

Personi kontaktues

Talat Gjinolli | tgjinolli@gmail.com

Talat Gjinolli | Qytetar

13.11.2024 00:08:40

13.11.2024 00:08:10

Oda e Infermierëve të Kosovës - OIK | Tjetër

08.11.2024 14:15:25

Oda e Infermiërëve të Kosovës, përkrah fuqishëm komentet e përbashkëta të Odave të Profesionsitëve Shëndetësor, dhe qëndron prapa tyre me kërkesen për përfshirjen e domosdoshme në draftin final të ligjit.   

OIK si oda me anëtarësinë më të madhe të profesionsitëve shëndetësor, vemendje të vecantë kërkon ti kushtohet rregullimit ligjor të profileve të cilat janë pjesë e OIK, duke shprehur kundërshtimin e saj me përmbajtjen aktuale, vecanarisht injorimi që janë bërë profileve që përfaqëson OIK. 

OIK konsideron se është e domosdoshme që rregullimi i cështjeve të profileve infermierore dhe profesionistëve tjerë anëtarë të OIK, duhet të rregullohet me ligj të vecantë për shkak të speciafikave të profesionit, duke u mbështetur edhe në inicativat e mëherëshme, ku tashmë OIK ka dorëzuar draft ligjin e gatshëm i cili si i tillë deri më tani është injoruar tërsisht. .  

OIK edhe njëherë shprehë domosdoshmërinë e miratimit të ligjit të vecantë i cili do të merrte për bazë kushtet për ushtrimin e profesionit, standardet profesionale, nivelin e arsimit, detyrat dhe përgjegjësit sipas profileve , si dhe kompetencat në përputhje me nivelin e pregaditjes arsimore të cilat duhet rregullohen mbështetur në  praktikat e vendeve të BE-së, dhe shpreh përkushtimin dhe zotimin që të marrë përsipër hartimin final të këtij ligji në bashkrendim me Ministrinë e Shëndetësorë, duke angazhuar ekspertë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtarë për realizmin e kësaj kërkesa nga komuniteti jonë. 

OIK vecanarisht kërkon që në kuadër të draftit aktual të ligjit për shëndetësi që gjendet në konsultim publik, të përfshihen shërbimet infermierore si shërbime të vecanta në të trija nivelet e kujdesit shëndetësorë duke përfshirë edhe sektorin privat dhe publiko – privat,  pasi konsideron se përfshirja e tyre është para kushtë për funksionimin normal dhe efikas të sistemit shëndetësor 

OIK konsideron se është e domosdoshme që komuniteti infermieror dhe profileve te OIK, në kuadër të organizimit strukturorë dhe organizativë të SHSKUK dhe spitaleve rajonale të përfaqësohet në nivel drejtues në kuadër të drejtorisë për infermieri siq ka qenë edhe praktika e mëherëshme. Prandaj, në këtë kontekst OIK koniseron se ky organizim do të jetë krucial për shërbimet infermierore dhe me rol kyq në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve infermierore në kuadër të instucioneve shëndetësore. 

OIK është e gatshme në çdo kohë, që propozimet e sajë të arsyetojë pranë organeve kompetente.

Personi kontaktues

Nexhmije Gori | info@oik-ks.org

Odat e Profesionisteve Shendetesore (OMK, OIK, OFK, OSK, OFTK) | Tjetër

05.11.2024 09:39:03

Odat e Profesionistëve Shëndetësor me vëmendje të veçantë kanë analizuar dhe shqyrtuar përmbajtjen e Draft Ligjit për Shëndetësi.

Para se të paraqesim komentet tona për këtë përmbajtje, dëshirojmë të theksojmë indinjatën dhe revoltën tonë për mënyrën e punës së grupit punues, transparencën e punës  ku nga fillimi i procesit të draftimit të këtij ligji, Odat e Profesionsitëve Shëndetësore si përfaqësues të rreth 45 mijë profesionistëve shëndetësore janë përjashtuar tërësisht nga ky proces, duke u punuar ky draft pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OPSH dhe nga persona me inkompetencë të plotë për disa profile shëndetësor si stomatolog, farmaci, fizioterapi.

Përmbajtja e këtij draft ligji, është rrënuese për autonominë e Odave të Profesionistëve Shëndetësore e cila paraqet ndër reformat më të mëdha në sektorin shëndetësorë që nga paslufta duke mundësuar vetëorganizimin dhe administrimin e profesionsitëve shëndetësorë, duke vepruar në kundërshtim të plotë me standardet evropiane të shteteve demokratike.

Duke qenë pjesë e sistemit shëndetësorë ne Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, kemi analizuar jo vetëm sferen e autonomisë së OPSH-ve por tërë përmbajtjen e ligjit.

Në mënyrë unike nga të gjitha Odat, kemi ardhur në përfundim se drafti i propozuar është në kundërshtim me aktet  e mëposhtme :

  1. Drafti i ligjit është në kundërshtim me vlerat demokratike të proklamuara me Kushtetuten e Republikës së Kosovës, me vlerat, legjislacionin me interes vital, ekonominë e lirë të tregut
  2. Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr. 04/L-150
  3. Ligjin për Zyrtarët Publik nr. 08/L-197
  4. Ligjin për vetëqeverisje lokale nr. 03/L-40
  5. Ligjin për Arsimin e Lartë nr. 04/L-037
  6. Ligjin e Punës nr. 03/L-212
  7. Marrëveshjen e Berlinit
  8. Ligji për Profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës 05/L-066
  9. Ligjin për prokurimin publik në Republikën e Kosovës nr. 04/L-042

Për të gjitha këto shkelje të dispozitave, kemi hartuar propozimet tona për secilin nen të Draft Ligjit, të cilat janë të domosdoshme të përfshihen në mënyrë që i njejti të jetë konform standardeve dhe praktikave më të mira evropiane për rregullimin e sektorit shëndetësorë dhe përputhshmërinë e draftit me legjislacionin aktual, të cilat i kemi bashkangjitur si shtojcë në këtë shkresë.

Odat e Profesionsitëve Shëndetësorë mbeten të përkushtuar për realizimin e misionit ligjorë të tyre, duke shfrytëzuar të gjitha mekanzimat ligjor deri në realizimin e plotë të interesave të anëtarëve tanë.

Personi kontaktues

Taulant Bajrami | financat@ofk-rks.net

Dokumentet shtesë