Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore (PMPL) janë mjetet kryesore për zbatimin e DKU. Ato përpilohen pas konsultimit me palët e interesit dhe konsultimit publik dhe janë të vlefshme për një periudhë gjashtëvjeçare. Këto plane ofrojnë një qasje gjithëpërfshirëse në menaxhimin e ujërave, duke përfshirë aspekte të ndryshme si cilësia, sasia, statusi ekologjik, parandalimi i ndotjes dhe aspektet ekonomike
Data e fillimit: 05.08.2024
Data e përfundimit: 05.08.2025
Objektivat kryesore të DKU janë përcaktuar në Nenin 4 të Direktivës. Ky nen kërkon që Shtetet Anëtare të përdorin Planet e tyre të Menaxhimit të Pellgjeve Lumore (PMPL) dhe Programet e Masave (PM) për të mbrojtur dhe, kur është e nevojshme, për të ristauruar trupat ujorë në mënyrë që të arrihet statusi i mirë dhe kështu të parandalohet përkeqësimi i gjendjes. Statusi i mirë nënkupton status të mirë kimik, ekologjik dhe hidromorfologjik.
Mevlane Kuka
mevlane.kuka@rks-gov.net
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo