1. Me këtë Ligj rregullohet sistemi i sigurimit shëndetësor të obligueshëm, duke përfshirë parimet, funksionet, të drejtat e përgjegjësitë e palëve të përfshira, personat e siguruar, modalitetet e kontributit, pakoja e përfitimeve që mbulohet nga sigurimi shëndetësor, marrëdhëniet kontraktuale me institucionet e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret, në lidhje me ofrimin, përdorimin dhe pagesën e shërbimeve shëndetësore dhe produkteve të dispenzuara. 2. Me këtë ligj themelohet Fondi i sigurimeve shëndetësore i Republikës së Kosovës. 3. Me këtë ligj rregullohet funksionimi dhe financimi i Fondit të sigurimeve shëndetësore i Republikës së Kosovës.
Data e fillimit: 22.03.2024
Data e përfundimit: 11.04.2024
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Arsim Qavdarbasha
arsim.qavdarbasha@rks-gov.net