UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. _____/2023 PËR NDARJEN E BURSAVE

Qëllimi i këtij Udhëzimi administrativ është përcaktimi i kushteve dhe kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, si dhe procedurave për ofrimin e bursave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për mbështetje financiare të studentëve/eve për studime universitare brenda dhe jashtë vendit për nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.


Data e fillimit: 06.06.2023


Data e përfundimit: 27.06.2023


Raporti Final

Qëllimi i këtij Udhëzimi administrativ është përcaktimi i kushteve dhe kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, si dhe procedurave për ofrimin e bursave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për mbështetje financiare të studentëve/eve për studime universitare brenda dhe jashtë vendit për nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë.

07.03.2024
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

07.03.2024
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Yllza Memeti

yllza.memeti@rks-gov.net


Kontributet

Qëndresa Morina | Qytetar

27.06.2023 16:14:56

Duke ju falënderuar për punën e deritashme dhe draftimin e UA ku behet standardizimi kritereve lidhur me bursat/grantet, tek të cilat vitin e kaluar ishin diskriminuar studentët që studiojnë në Universitete te rankuara ne lista prestigjioze si Shanghai dhe QS, po i dërgoj komentet e mia si vijon:

Përjashtuar vitin 2022, ne vitet paraprake një nga kriteret për të përfituar bursën ka qenë Deklarata nën betim se përfituesi do të kthehet dhe kontribuoj në Kosovë, e ku ky kusht e stimulonte kthimin e trurit dhe rrjedhimisht siguronte benefit te matshëm për Republikën e Kosovës, në këtë rast kuadro të cilat do te kontribuonin ne fushat e tyre specifike. Në thirrjen e vitit te kaluar dhe kriteret e tanishme në draftin e UA, kriteri i vetëm i cili mund te lidhet me benefitin e Kosovës nga bursa përshkruhet si:

Deklaratën e zotimit që studenti do të promovoj Kosovën, ndihmoj në rrjetëzimin e studentëve të tjerë dhe komunitetit hulumtues dhe bashkëpunimin me Ministrinë me qëllim të promovimit të praktikave të mira evropiane në vend;

Konsideroj se kriteri I lartcekur është I përgjithësuar, ku nuk përmendet ndonjë kriter matës për asnjë nga pikat e përmendura si kontribut duke mos e specifikuar për çfarë promovimi bëhet fjalë kohëzgjatja e kontributit, llojin apo programet më të cilat do të përmbushej bashkëpunimi me Ministrinë, apo çfarëdo matësi tjetër e cila do te mund te vlerësohej nëse është përmbushur apo jo.

 

 

Data e dërgimit të komenteve: 27.06.2023

Personi kontaktues

Qëndresa Morina | qendresamoriina@gmail.com