Koncept Dokumenti trajton dhe krahason opsione të ndryshime, ndër të cilat edhe ndryshimet organizative ligjore drejt themelimit të Gjykatës së re Administrative dhe divizioneve të veçanta për kontestet e punës, me synim rritjen e efikasitetit, specializimit dhe eliminimit gradual të kontesteve të vjetra administrative dhe atyre të punës.
Data e fillimit: 16.05.2023
Data e përfundimit: 05.06.2023
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
RAPORT NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPT DOKUMENTIN PЁR GJYKATËN ADMINISTRATIVE DHE TË PUNËS
Selvije Elezaj-Brahimaj
selvije.elezaj@rks-gov.net
Instituti i Kosovës për Drejtësi | OJQ
05.06.2023 15:18:21
Instituti i Kosovës për Drejtësi (Tutje: IKD) pas analizimit të Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës (Tutje: KD), paraqet komente të Përgjithshme të më poshtme lidhur me këtë Koncept dokument.
Personi kontaktues
Betim Musliu | info@kli-ks.org
Dokumentet shtesë
An EU funded project managed by the European Union Office in Kosovo
Shkarko dokumentin e kontributit
Commercial Justice Activity-USAID | Tjetër
05.06.2023 15:36:31
J
Ju lutemi pranoni komentet e mëposhtme të përgatitura nga Programi për Drejtësinë Komerciale (Programi) i financuar nga USAID-i, në lidhje me draftin e Koncept Dokumentit për Gjykatën Administrative dhe të Punës në Kosovë (Dokumenti) që është vënë për konsultim publik në Platformën Online nga 16 maji deri më 5 qershor 2023. Programi është një projekt shtatëvjeçar i përbërë nga ekspertë që ofrojnë mbështetje teknike dhe të automatizimit për të përmirësuar drejtësinë komerciale të Kosovës dhe, në këtë mënyrë, për të përmirësuar mjedisin e të bërit biznes dhe të investimeve në Kosovë. Këto komente ofrohen në kuadër të angazhimit tonë si mbështetësit kryesor në themelimin dhe funksionalizimin e Gjykatës së sapokrijuar Komerciale. Reformat në këtë sektor, veçanërisht reforma që përfshin Gjykatën Komerciale, kanë një ndikim të madh në mjedisin ekonomik dhe investues të Kosovës. Andaj, komentet tona janë në kuadër të tyre, dhe të përcaktuara si më poshtë.
Zgjerimi i mandatit të Gjykatës Komerciale përtej çështjeve komerciale ose heqja e çështjeve administrative të lidhura me natyrën e punës komerciale e të së shoqërive tregtare, veçanërisht gjatë fazës fillestare të formimit dhe zhvillimit të gjykatës, do të ndryshonte rrënjësisht funksionin e Gjykatës Komerciale dhe natyrën e reformës së saj. Kjo do të dërgonte një sinjal për investitorët në një kohë vendimtare të rimëkëmbjes ekonomike se shqetësimet e sektorit të biznesit dhe investimeve të Kosovës nuk janë më me prioritet. Rrjedhimisht, Programi do të inkurajonte fuqimisht Ministrinë dhe grupin e punës për të përjashtuar këto nën-opsione nga fusha e reformës në Koncept Dokument.
Personi kontaktues
Qemajl Marmullakaj | Kosovocja@dexisonline.com