UDHËZIM ADMINISTRATIV NR_____/_____ PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E APROVIMIT TË PROGRAMEVE PËR ZHVILLIMIN PROFESIONAL TË MËSIMDHËNËSVE DHE PUNONJËSVE ARSIMORË

Ky Udhëzim administrativ (në tekstin e mëtejmë UA), përcakton Kriteret dhe Procedurat e Aprovimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsimorë, me çka krijon një sistem të sigurimit të cilësisë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në funksion të zbatimit të procesit të licencimit të mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar.


Data e fillimit: 21.12.2022


Data e përfundimit: 16.01.2023


Raporti Final

1. Ky Udhëzim administrativ (në tekstin e mëtejmë UA), përcakton Kriteret dhe Procedurat e Aprovimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsimorë, me çka krijon një sistem të sigurimit të cilësisë në zhvillimin profesional të mësimdhënësve në funksion të zbatimit të procesit të licencimit të mësimdhënësve në sistemin e arsimit parauniversitar.

11.03.2024
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

11.03.2024
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Osman Beka

osman.beka@rks-gov.net


Kontributet

Sindikata e bashkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës SBASHK | Tjetër

16.01.2023 22:24:34

Neni 13 Pagesa për aplikim

SBASHK propozon që neni 13 të fshihet komplet pëe shkak se MASHTI dhe DKA-të kanë buxhet të ndarë për trajnime, e në rastet kur është i nevojshem angazhimi i ekspertëve për vlerësimin e këryre programeve, pagesën e tyre ta bëjnë përmes këtyre fondeve të ndara pikërisht për trajnime.

 

Po ashtu SBASHK propozon që të shtohet edhe një nen i ri në këtë UA, në të cilin do duhej të cekej: Institucionet të cilave u licencohen trajnimet nga MASHTI të mos kërkojnë pagesë shtesë nga mësimdhëmësit për të ndjekur këto trajnime pasi që do të krijohej barrë shtesë në buxhetin familjar të mësimdhënësve.

 

Data e dërgimit të komenteve: 16.01.2023 

Personi kontaktues

Rrahman Jasharaj | sbashk2004@yahoo.com

Dokumentet shtesë

Ministria e Arsimit, Shkencës, teknologjisë dhe Inovacionit | Tjetër

06.01.2023 10:55:56

Si përfaqësuese e ministrisë sugjeroj që brenda U.A të adresohet edhe autorësia e MASHTI-it për programet  e veta, bazuar në politikat e arsimore dhe nacionale.  Nuk ka logjikë që ministria si hartuese e politikave arsimore të mos merret me hartimin dhe zhvillimin e  programeve trajnuese për to. Në këtë linjë sugjeroj që programet e zhvilluara  nga divizionet e MASHTI të konsiderohen të akredituara ( P.sh prorami për kurrikulë dhe programet tjera relevante dhe të domosdoshme për sistemin).

Personi kontaktues

Merita Jonuzi | Merita.Jonuzi@rks-gov.net

Dokumentet shtesë

Instituti Pedagogjik i Kosovës | Agjenci e shtetit

26.12.2022 23:11:52

Komentet:

 

Pika 1.2 Duhet shtuar dhe prioritetet, pra të përcaktojë prioritetet vjetore për ZHP.

Shih: Të përcaktojë kriteret, nevojat, kërkesat  dhe prioritetet vjetore për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve arsimorë.

 

Pika 1.11. Duhet shtuar edhe të monitorojë qëndrueshmërinë e trajnimit, edhe pas përfundimit të trajnimit, (përcjellje e zbatimit të njohurive dhe shkathtësive të fituara gjatë trajnimit në profesion, si dhe të vlerësojë ndikimin e trajnimit në rezultatet e nxënësve ).

 

Pika 3.3.Referencat për aktivitetet e mëhershme lidhur me zbatimin e ZHPM dhe ZHPMBSH; Sqaro a vlen kjo edhe për institucionet që nuk kanë përvoja paraprake!

 Grupi i synuar i mësimdhënësve (Aplikimet për programe të trajnimit mund të jenë edhe për drejtorë, zv drejtorë , punnjës arsimorë, etj.)

 

  • Metodologjia e sigurimit të arritjes së rezultateve të pritura (ose objektivave)  nga programi (monitorimi, mentorimi, evidenca e pjesëmarrjes, portfolio e punës për programin, vlerësimi i bazuar në rezultatet);
  • Numri i orëve të programit trajnues ( shto: të cilat barten në certifikatë)

 

  • Në rastet kur ofruesi i autorizuar ( cili, vetëm ata që kanë akreditim valid, apo të gjithë, sqaro!!) ka një ofertë të re, ai mund të paraqesë kërkesë me shkrim për aprovim te Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM) dy (2) herë në vit, në fillim dhe në mes të çdo viti kalendarik.

           

  • Ekspertët e përzgjedhur nga DAP kanë kontrate trevjeçare (3) me Ministrinë për ofrimin e shërbimeve lidhur me vlerësimin e aplikacioneve për programet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimor. Sqaro lidhur me këto çështje:
  • Sa ekspertë angazhohen për shqyrtimin e sa aplikacioneve?
  • Sa është pagesa për ekspert ( pagese paushalle, pagese per numer te aplikimeve te shqyrtuara , si dhe sa?
  • A paguhen ata vetem kur angazhohen, apo  do të kenë pagesë lineare gjatë tre viteve?

 

 

13.1. Shuma e pagesës për aplikim në Ministri për aprovim të një programi për ZHPM dhe ZHPMBSH është treqind (300) euro. Mendoj se është kosto e lartë, maksimum 100 Euro do të ishte disi e përballueshme. Ndoshta aplikimi për akreditim të institucionit do të mund të ishte më i lartë se shuma për akreditim të programeve të trajnimit! Shuma prej 300 eurove për program nuk nënkupton sigurim të cilësisë në procession e aplikimit dhe në cilësinë e programeve. Këtë cilësi e sigurojnë kriteret që duhen vendosur për përzgjedhe, si dhe respektimi i tyre gjatë shqyrtimit të dokumentacionit. Pagesa e lartë mund të ndikojë  gjithashtu në krijimin e monopoleve të ofruesve të trajnimeve.  

 

Të lutem sqaro për aspektet:

  • Po institucionet vartëse, psh IPK, a duhet të paguajnë për akreditim të programeve?
  • Çka institucionet që kanë marrëveshje me MASHTI, a duhet të paguajnë edhe ato?
  • Çka nëse aplikohet për më shumë se një program?
  • Cila është shuma për akreditim të institucionit?
  • Çka në rastet kur aplikon për herë te dytë brenda vitit me një program të dytë?

 

  1. Mjetet e realizuara nga pagesa për aplikim shfrytëzohen për angazhimin e ekspertizës së nevojshme për shqyrtim të aplikacioneve. Pse mos të shfrytëzohet ky buxhet për monitorim të zbatimit të trajnimeve në shkolla, dmth monitorim, por edhe mbështetje e vazhdueshme për zbatim të njohurive dhe shkathtësive të fituara nga trajnimet. Pastaj subvencionimi i zbatimit të programeve me prioritet mund të mbështetej nga ky buxhet.

Një llogaritje e thjeshtë: Nëse kemi 200 aplikime x 300 euro = 60,000 euro

A duhet shpenzuar ky buxhet vetëm për pagesë të ekspertëve shqyrtues të aplimimeve???

 

 Data e dërgimit të komenteve: 26.12.2022

Personi kontaktues

Haxhere Zylfiu | Haxhere.Zylfiu@rks-gov.net