PROJEKTLIGJI PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT NR. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS

Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 06/L -048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.


Data e fillimit: 14.07.2022


Data e përfundimit: 03.08.2022


Raporti Final

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKTLIGJIT PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT NR. 06/L -048 PËR KËSHILLIN E PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS

03.11.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

03.11.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Alberita Hyseni

alberita.hyseni@rks-gov.net


Kontributet

Keshilli i Pavarur Mbikeqyres | Agjenci e shtetit

03.08.2022 13:59:15

Me nenin 2 të këtij projektligji është përcaktuar se:

 

  1. Te neni 6 i ligjit bazik, shtohet paragrafi 2 si në vijim:

 

  1. Pavarësisht paragrafit 1 nënpragrafit 1.1 të këtij ligji, KPMSHCK, nuk ka kompetencë të vendosë për ankesat kundër vendimit të Qeverisë për nëpunësit civilë në pozitat e larta drejtuese. Kundër këtyre vendimeve, pala ka të drejtë të hap konflikt administrativ në gjykatën kompetente në pajtim me ligjin përkatës për konfliktet administrative.

 

 

K O M E N T

Gjykata Kushtetuese në praktiken e saj vendimmarrëse ka konstatuar se e drejta për të nxjerr një ligj të posaçëm për rregullimin e shërbimit civil në Republikën e Kosovës, buron nga paragrafi 1 i nenit 101 të Kushtetutës, ndërsa e drejta për të nxjerr një ligj të posaçëm për Këshillin buron nga paragrafi 2 i nenit 101 të Kushtetutës. Rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se paragrafi 2 i nenit 101 të Kushtetutës ndërlidhet ngushtë dhe është derivat i paragrafit 1 të këtij neni, i cili në mënyrë specifike kërkon që zbatimi i normave juridike që rregullojnë shërbimin civil do të mbikëqyret nga një këshilli i pavarur mbikëqyrës. Andaj në lidhje me ketë Gjykata vlerëson se fushëveprimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil është i kufizuar dhe i lidhur ngushtë me ligjin bazik, respektivisht me ligjin bazik që rregullon shërbimin civil (shih Aktgjykimin në rastin nr. K0171/18, paragrafi 98, 99).

 

Me ligjin e posaçëm për rregullimin e shërbimit civil, gjegjësisht Ligjin Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publike, neni 2 paragrafi 3 përcaktohet: Nëpunës civil - është zyrtari publik në kuadër të Shërbimit Civil, i cili ushtron detyrën në një pozitë, duke filluar nga zyrtari profesional deri në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në administratën e Presidentit, në administratën e Kuvendit, në Zyrën e Kryeministrit, në ministri, në agjenci ekzekutive, në agjenci dhe në një degë lokale të tyre, në administratën e institucioneve të sistemit të drejtësisë, në institucion të pavarur, në agjenci të pavarur, në administratën komunale dhe çdo nëpunës i përcaktuar drejtpërdrejt me ligj të veçantë, ndërsa me nenin 33 paragrafi 2 të këtij Ligji përcaktohet se: 2. Pozitat në Shërbimin Civil ndahen në këto kategori: 2.1. Kategoria e lartë drejtuese, që përfshin këto pozita: sekretar i përgjithshëm, drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i një agjencie ekzekutive, si dhe pozitat e barasvlershme; 2.2. Kategoria e mesme drejtuese, që përfshin këto pozita: drejtor i departamentit dhe pozitat e barasvlershme me të; 2.3. Kategoria e ulët drejtuese, që përfshin këto pozita: shefi i divizionit dhe pozitat e barasvlershme me të; dhe 2.4. Kategoria profesionale, që përfshin zyrtarët profesionalë.

 

Andaj, në pajtim me nenin 101 të Kushtetues, dhe në kuptim të kësaj dispozite ligjore, Këshilli ka mandat për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të shërbimit civil në raport me të gjitha kategoritë e të punësuarve në Shërbimin Civil, duke filluar nga zyrtari profesional deri në pozitën e sekretarit të përgjithshëm.

Bazuar si me sipër, vlerësojmë se neni 2 i këtij projektligji NUK është në pajtueshmëri me dispozitat kushtetuese, përkatësisht nenin 101 të Kushtetues, dhe Aktgjykimin në rastin nr. K0171/18 të Gjykatës Kushtetuese, sepse si i tillë ky amendament ligjor heq kompetencën e Këshillit për trajtimin e ankesave ndaj vendimeve të Qeverisë për nëpunësit civilë në pozitat e larta drejtuese, duke cenuar kështu mandatin kushtetues të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.

 

Po ashtu, duke marr parasysh se nëpunësit civil të kategorisë se lartë drejtuese, në njërën anë, si dhe nëpunësit e tjerë civil në anën tjetër, janë në situatë analoge ose situatë relativisht të ngjashme, gjegjësisht të gjithë janë nëpunës civil, vlerësojmë se neni 2 i këtij projektligji, krijon situatë të trajtimit të pabarabartë të shërbyesve civil në raport me kompetencën e Këshillit për trajtimin e ankesës, dhe si i tillë NUK është në pajtueshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetues.

 

Me nenin 3 të këtij projektligji është përcaktuar se:

 Nenin 11 i ligjit bazik, paragrafi 3 fshihet nga tekstit i ligjit.

  K O M E N T

  

Me nenin 11 paragrafi 3 të Ligjit Nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Kryetari dhe anëtarët e Këshillit lidhur me vendimmarrjen në kuadër të funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi.

 

Këshilli i Pavarur kualifikohet si institucion "kuazi gjyqësor", përkatësisht si tribunal përkitazi me zgjidhjen e kontesteve që burojnë nga shërbimi civil. Rrjedhimisht, Këshilli i Pavarur gëzon prerogativat e një "gjykate" pikërisht për shkak të pavarësisë nga ekzekutivi dhe legjislativi dhe kualifikohet si institucion që ka juridiksion të plotë që të nxjerr vendime të detyrueshme, në lidhje me konfliktet në mes të shërbyesve civil ose kandidateve për shërbyes civil në njërën anë, dhe institucioneve që kanë të punësuar nëpunësit civil, në anën tjetër (shih Aktgjykimin në rastin nr. K0171/18, paragrafi 165 si dhe rastin nr. K0127/21, paragrafi 86). 

Gjykata Kushtetuese me Aktgjykimin në rastin nr. KO171/2018 ka konstatuar se qëllimi i imunitetit është që anëtaret e Këshillit të jenë të lirë të ushtrojnë funksionet e tyre me pavarësi dhe pa friken e pasojave për kryerjen e funksioneve të tyre, dhe se imuniteti i shërben këtij qëllimi, dhe si i tille është legjitim. Rrjedhimisht Gjykata ka konstatuar se neni 11 paragrafi 3 i Ligjit Nr.06/L-048 është në përputhshmëri me të drejtën për qasje në gjykatë, si pjesë përbërës e të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës, dhe se i njëjti është në përputhshmëri me Kushtetutën (shih Aktgjykimin në rastin nr. KO171/2018, paragrafi 247, 253).

Gjykata Kushtetuese, me rastin e konstatimit se neni 11 paragrafi 3 i Ligjit Nr.06/L-048 është në përputhshmëri me Kushtetutën, i është referuar praktikave përkatëse gjyqësore dhe raporteve relevante të Komisionit të Venecias (shih Aktgjykimin në rastin nr. K0127/21, paragrafi 90). 

Andaj, në vlerësimin tonë neni 3 i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, cenon rendë pavarësinë e Këshillit, dhe si i tillë NUK është në pajtueshmëri me Kushtetutën, gjegjësisht nenin 101.2 të Kushtetutës, Aktgjykimin në rastin nr. K0171/18 dhe Aktgjykimin në rastin nr. K0127/21 të Gjykatës Kushtetuese.

Personi kontaktues

Avdyl Bekteshi | admin@kpmshc.rks-gov.net

Democracy Plus | OJQ

03.08.2022 12:01:46

Paragrafi 2 i nenit 6 të këtij projektligji nuk është në përputhje me nenin 101 pikën 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sipas të cilit:

"Një Këshill i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës".

Pra, për të siguruar respektimin e rregullave dhe parimeve në shërbimin civil, KPMSHCK duhet të ketë kompetencë për të vendosur edhe për ankesa që vijnë nga nënpunësit civil në pozitat e larta drejtuese.

Gjithashtu, të drejtën e KPMSHCK-së për të vendosur për ankesa që vijnë nga nënpunësit civil e ka afirmuar edhe Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin nr. KO171/18 në pikën 141 të së cilës thuhet:

"Gjykata rikujton se kompetencat e Këshillit përfshijnë, mes tjerash:

  • Shqyrtimin dhe marrjen e vendimeve të detyrueshme dhe përfundimtare për ankesat e nënpunësve civil (neni 6 (1.1), neni 18)".

Rrjedhimisht, në përkufizim thuhet në 'marrjen e vendimeve të detyrueshme dhe përfundimtare', këtu nuk specifikohen ankesat e kategorive të caktuara në shërbimin civil, por për të gjitha ankesat.

Personi kontaktues

Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org

Dokumentet shtesë

Ema Pula | Qytetar

03.08.2022 09:57:27

Komentet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L -048 Për Këshillin E Pavarur Mbikëqyrës Për Shërbimin Civil (KPMSHCK)

Në vijim (tek komentet specifike) gjeni komentet e GLPS-së lidhur me nenin 2 të këtij projektligji që parasheh plotësimin dhe ndryshimin e nenit 6 të ligjit në fuqi, për largimin e juridiksionit të KPMSHCK-së në shqyrtimin dhe vendosjen ndaj vendimeve të Qeverisë për emërimin në pozitat e larta drejtuese.

Personi kontaktues

Ema Pula | ema.pula@legalpoliticalstudies.org

Dokumentet shtesë

Administrata Tatimore e Kosovës | Agjenci e shtetit

21.07.2022 10:25:08

Përshëndetje,

Duke e mirpritur këtë nismë ligjore për ndryshim-poltësimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për KPMSHCK, në funksion të kontributit për finalizimin e këtij Projektligji, ju lutem gjeni dy komente të shkurtra lidhur me këtë dokument:

1. Vlerësoj që neni 16, paragrafi 6 i Ligjit aktual duhet të fshihet ose të modifikohet me qëllim që të jetë në frymën e qëllimit të këtij Projektligji;

2. Po ashtu, vlerësoj se neni 19 i Ligjit aktual duhet rishikuar në tërësi(përfsh8irë edhe vet titullin) ngase nëse mbetet ashtu siç është aktualisht bien ndesh me nenin 2 të këtij Projektligji, meqenëse KPMSHCK nuk do të ketë kompetencë tutje të vendos për ankesat kundër vendimeve të Qeverisë për nëpunësit civilë në pozitat e larta drejtuese. Pra, rishikimi i nenit 19 të ligjit aktual, ka kuptimin që i njëjti të vlejë vetëm për pozitat e nivelit drejtues, por, jo edhe për pozitat e nivelit të lartë drejtues.

Ju faleminderit në Vëmendje!

Ilir Islami, Drejtor i Departamentit për Shërbime Juridike në Adminsitratën Tatimore të Kosovës.

 

Personi kontaktues

Ilir Islami | ilir.islami@atk-ks.org

Dokumentet shtesë