Sistemi i arsimit të lartë në aspektin legjistlativ ka funksionuar bazuar në ligjin për Arsim të lartë Nr.04/L-037 viti 2011, si dhe me shumë akte nënligjore që janë nxjerrë bazuar në këtë ligj, të cilat rregullojnë veprimtari të caktuara. Me reformat e vazhdueshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, është vërejtur nevoja që ligji aktual të rishikohet dhe të plotësohet. Kjo për qëllim të ngritjes së cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore që ndëlidhen direkt me gjithë komunitetin e Republikës së Kosovës e më gjërë, e me theks të veçantë studentët dhe stafin akademik.
Data e fillimit: 15.05.2018
Data e përfundimit: 04.06.2018
Ligji përcakton parimet, objektivat kryesore dhe organizimin e arsimit të lartë, si dhe rregullat për krijimin, organizimin, funksionimin, mbylljen, financimin, akreditimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim të sigurimit të transparencës, cilësisë dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, siç mund të jenë standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë (SUE).
Burim Gashi
Burim.Gashi@rks-gov.net
Shkarko dokumentin e kontributit
Grupi per Studime Juridike dhe Politike | OJQ
21.05.2018 10:01:29
Grupi pÑ‘r Studime Juridike dhe Politike ka shqyrtuar Projektligjin pÑ‘r Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe ka disa rekomandime të cilat do të kontribonin në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.
Nё vazhdim, fillimisht janё tё paraqitura propozimet e Ministrisё dhe pastaj komentet e GSJP-sё pёr nenet pёrkatёse.
Personi kontaktues
Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org