RREGULLORE (MINTI) Nr. xxx/ 2026 PËR CAKTIMIN E FORMËS, PËRMBAJTJES, PAJISJES DHE PËRDORIMIT TË STEMËS DHE VULËS SË INSPEKTORATIT QENDROR TË MBIKËQYRJES SË TREGUT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit respektivisht Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në cilësinë e Organit Propozues për hartimin e Draft Rregullores (minti) nr. xxx/ 2026 për caktimin e formës, përmbajtjes, pajisjes dhe përdorimit të stemës dhe vulës së Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka propozuar hartimin e kësaj Draft Rregulloreje me qëllim caktimin e formës, përmbajtjes, pajisjes dhe përdorimit të stemës dhe vulës së Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Prandaj përmes hartimit të Draft Rregullores në fjalë do të hapet rruga për zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, i cili është koherent me rrethanat në të cilat ndodhemi, duke pasur parasysh që në këtë Draft Rregullore janë përfshirë elemente shtesë që e pasurojnë legjislacionin sa i përket stemës dhe vulës së Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, përkatësisht caktimin e formës, përmbajtjes, pajisjes dhe përdorimit të saj. Bazuar në Rregulloren (QRK) - Nr. 17/2024 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria i ka kaluar hapat e mëposhtëm të procesit legjislativ si: formimin e grupit punues, pjesëmarrjen në disa takime me grupin punues për hartimin e draftit fillestar të Draft Rregullores (minti) nr. xxx/ 2026 për caktimin e formës, përmbajtjes, pajisjes dhe përdorimit të stemës dhe vulës së Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut si dhe është dërguar për konsultim të palët e interesit.


Data e fillimit: 07.07.2026


Data e përfundimit: 27.07.2026


Faton Bajra

faton.bajra@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja
Kontributet

Artan Hoxha | Qytetar

07.07.2026 15:07:46

Komenti i Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm lidhur me nenin 10 dhe jo vetëm, të Projekt Rregullores (MINTI) Nr.xxx/2026 për Caktimin e Formës, Përmbajtjes, Pajisjes dhe Përdorimit të Stemës dhe Vulës së Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, duhet vlerësuar dhe të merret në konsideratë. Ndonëse Ligji Nr. 03/L-054 për Vulat në Institucionet e Republikës së Kosovës, në nenin 3 (paragrafi 3.5), i lejon institucionit të ketë më shumë ekzemplarë të vulave kur ushtron veprimtarinë në më shumë se një ndërtesë dhe kjo arsyetohet nga kërkesat e punës, kjo dispozitë paraqet vetëm bazën ligjore dhe nuk rregullon aspektet organizative dhe procedurale të pajisjes me vulë të njësive apo inspektorëve që ushtrojnë funksionin jashtë selisë së institucionit.

Përfshirja e një dispozite në rregullore do të siguronte qartësi juridike, do të lehtësonte zbatimin praktik dhe do të evitonte paqartësitë në rast të organizimit të punës në regjione apo objekte të tjera. Për rrjedhojë, propozimi nuk bie ndesh me legjislacionin në fuqi, por e konkretizon dhe e operacionalizon atë.

Arsyetimi i dhënë për mospranimin e komentit nuk është i mjaftueshëm dhe nuk adreson thelbin e propozimit të paraqitur nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.

Personi kontaktues

Artan Hoxha | artan.hoxha@rks-gov.net