UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. _____/2022 PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ky Udhëzim administrativ, përcakton dhe rregullon aspektet bazike të vlerësimit të brendshëm të nxënësve, procedurat për realizimin e vlerësimit të brendshëm, dokumentacionin shkollor që përdoret për vendosjen e rezultateve të vlerësimit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e shkollës për realizimin e vlerësimit të brendshëm.


Data e fillimit: 03.06.2022


Data e përfundimit: 23.06.2022


Raporti Final

Ky Udhëzim administrativ, përcakton dhe rregullon aspektet bazike të vlerësimit të brendshëm të nxënësve, procedurat për realizimin e vlerësimit të brendshëm, dokumentacionin shkollor që përdoret për vendosjen e rezultateve të vlerësimit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e shkollës për realizimin e vlerësimit të brendshëm.

06.03.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

06.03.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Fatmir Elezi

fatmirnjvs@gmail.com


Kontributet

Nazim Hajrizaj | Qytetar

22.06.2022 18:54:07

Vendim i arsyeshëm dhe i nevojshëm për të gjithë!

Vlerësimi i nxënësve me tri periudha është joreal dhe në dëm të nxënësve. Periudhat nuk kanë kohëzgjatje të njëjtë:

-Periudha e parë ka kohëzgjatje 4 muaj apo shprehur në ditë rreth 82 ditë.

-Periudha e dytë ka kohëzgjatje 2.5 muaj apo shprehur në ditë rreth 59 ditë.

-Periudha e tretë ka kohëzgjatje 1.5 muaj apo shprehur në ditë rreth 25 ditë për klasët Xll dhe rreth 34 ditë për klasët X dhe XI.  Tri periudhat kanë nga një notë përfundimtare. Nota përfundimtare merret si mesatare aritmetike e tri periodave që do të thotë se nuk është vlerësim i drejtë sepse mësimdhënia dhe mësimnxënia e periudhave nuk kanë kohëzgjatje të barabartë.

Prandaj vlerësimi i ndarë në dy gjysmëvjetorë është më i arsyeshëm.

Personi kontaktues

Nazim Hajrizaj | idnnazimi@gmail.com

Kreshnike Kabashi | Qytetar

21.06.2022 21:45:11

Shumë vendim me vend dhe i nevojshëm për të gjithë!
Ngarkesa me tri periudha ka qenë stresuese sidomos për nxënës.Pastaj këto periudha nuk kanë qenë më afat kohor pothuajse të njejtë.Nxënësit sapo adaptoheshin me kthimin nga pushimi ne mes periudhave menjëherë fillonte pjesa formale e vlerësimit e cila kërkohej domosdoshmërisht sipas planifikimeve pothuajse edhe ato formale. Pastaj pjesa e 40% tek vlerësimi nuk kishte peshë fare dhe nuk ndikonte në notë dhe dërgonte nxënësit në pasivitet pasi që veq kishin kaluar 60% me sukses!
Një tjetër keqkuptim ka qenë edhe nga ana e mësimdhënësve ku ne 40% shkohej me test përmbledhës, i cili shtyente nxënësit të punojnë dhe nuk kishte peshën e duhur.
Vlerësimi me instrumente ishte pak konfuz për shkak te kohës dhe numrit të madh të nxënësve. Ne planifikim kishte shumë laramani instrumentesh ndërsa brenda klasës pak prej tyre mund të realizoheshin.
Besoj që vlerêsimi me dy periudha do jetë shumë lehtësues¦por duhet edhe një rishikim i pjesës së përqindjes brenda periudhës!
Të bëhet një kombinim në mes vlerësimit formativ dhe sumativ, nuk ka nevojë të ketë ndarje kohore e detyrueshme
Besoj që ne si sistem duhet fokusuar më shumë në mënyrë e përpilimit të instrumenteve të vlerësimit, vlerësimit jo vetëm të njohurive por të futen edhe vlerësimi i shkathtësive dhe vlerave gjë që nuk ndodh( po flasim për të gjitha fushat).
Përpilimi i pyetjeve të jetë nxitës dhe kritik, jo vetëm memorizim¦
Fokusi kryesor të shkoj tek përmbajtja e instrumenteve të vlerësimit e jo numri i tyre brenda periudhës.
Mos të keqkuptohet vlerësimi si pjesë e ngurtë dhe e detyrueshme nga ana e mësimdhënësit.
Një qështje tjetër që duhet marrë parasysh janë monitorimet e brendshme nga menaxhmentet e shkollave, që kanë formularët e tyre tradicional dhe i vendosin tick-at e tyre, pa asnjë analizë të mënyrës së realizimit të orës apo edhe vet mënyrës së vlerësimit, fokusi i tyre është tek pjesa administrative dhe aspak ajo përmbajtësore.
Tani jemi në udhëkryq, ne si mësimdhënës të fokusohemi tek zhvillimi personal dhe edukativ i nxënësit apo tek kërkesat që vijnë nga të gjitha anët.

Personi kontaktues

Kreshnike Kabashi | kreshnikekabashi1@gmail.com

Loris Begu | Qytetar

21.06.2022 17:50:29

Emri: Loris Begu
Kontakti: loris.10.begu@gmail.com
Komentet:

  1. Viteve të kaluara janë evidentuar ankesa të shumta nga nxënësit dhe prindërit në lidhje me mbingarkesën e panevojshme të nxënësve, si pasojë e përcaktimit jo të mirë të instrumenteve dhe kritereve vlerësuese.
    Si shembull, në një lëndë të caktuar kanë qenë instrumente vlerësimi plotësimi i fletores së punës dhe detyrat e shtëpisë. Këto dyja kanë shumë ngjashmëri dhe nuk ka nevojë të jenë instrumente të ndara, sepse shpesh kërkesat e detyrave të dhëna nga mësimdhënësit janë edhe kërkesa në fletoren e punës, ose plotësimi i fletores së punës është dhënë si detyrë shtëpie. Logjikisht, në këtë rast këto dy instrumente do të mund të shkriheshin në vetëm një, pra të vlerësohen me një notë, e jo dy.
    Për të shmangur këto probleme dhe për të reduktuar pakënaqësitë te prindërit e nxënësit, unë propozoj që Këshilli i Nxënësve (tutje KN) dhe/ose Këshilli i Prindërve (tutje KP) të kenë mundësinë të parashtrojnë komente me shkrim në procesin e përcaktimit të instrumenteve, siç parashihet në pikën 3.5 të nenit 5 të këtij draft-udhëzimi administrativ. Natyrisht, duhet të kemi parasysh se ky inkuadrim i nxënësve dhe prindërve në vlerësim do të mund të cilësohej ndikim te mësimdhënësit, por kjo do të duhej të bëhej në një artikulim me fakte dhe evidenca. Pra, KN ose KP do të paraqisnin fakte dhe evidenca se pse një instrument/kriter është mbingarkues ose ndikon negativisht në vlerësimin objektiv dhe të saktë të nxënësve.
    Kjo do të mund të rregullohej me një pikë re, që do mund të formulohej si në vijim:

    Pasi Aktivet Profesionale caktojnë instrumentet e vlerësimit, ata i dërgojnë ato te drejtori i shkollës, i cili më pas në mënyrë të përmbledhur i dërgon për komente në KN dhe KP. KN dhe KP kanë të drejtë të japin komente me shkrim për të vlerësuar nëse instrumentet e përcaktuara nga Aktivet Profesionale shkaktojnë mbingarkesë të panevojshme te nxënësit apo ndikojnë negativisht në vlerësimin objektiv dhe të saktë të tyre. Këto komente duhet të paraqesin opinion e përgjithshëm të nxënësve dhe prindërve, bazuar në fakte dhe evidenca të arsyeshme. Komentet i dorëzohen drejtorit, i cili më pas i përcjellë te Aktivet Profesionale. Aktivet Profesionale vlerësojnë nëse këto komente janë të arsyshme dhe propozimet e tyre duhet të zbatohen.
  2. Testet apo provimet janë një ndër instrumentet më të përhapura te mësimdhënësit, por fatkeqësisht ato shpesh janë penalizuese dhe jo mirë të përpiluara. Duke qenë se një nxënës mund të ketë diçka të papritur (kokëdhimbje, urgjencë familjare, gjendje jo të mirë emocionale, etj.), që i pamundëson përgatitjen për këtë lloj vlerësimi, atëherë ky instrument në disa raste mund të paraqesë vlerësim jo objektiv dhe të pasaktë. Kjo do të mund të shmangej nëse secila shkollë do të krijonte një grup punues (të përbërë me përfaqësues nga mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti) për hartimin e standardeve të përgjithshme të testimit me shkrim (pra, do të mund të krijohej një dokument i quajtur "Standardet e Përgjithshme të Testimit me Shkrim", "Standardet për Përpilimin e Testeve/Provimeve", "Rregullat për Teste/Provime", etj.), ku do të përcaktoheshin standardet dhe kriteret për përpilimin e testeve, pikëzimin e testeve, vlerësimin e testeve, hyrjen në ritestim, shtyerjen e afatit për testim, etj. Pra, unë propozoj shtimin e një neni apo pike për testimin me shkrim.

Data e dërgimit të komenteve: 21.06.2022

Personi kontaktues

Loris Begu | loris.10.begu@gmail.com