Njoftim nga kryetari i komunës, Smajl Latifi për mbajtjen e takimit të parë publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, në bazë të neneve 23, 24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, i datës: 29.03.2017, nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë NR.03/2019, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon: TAKIM P U B L I K ME QYTETARË Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021. Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 28.06.2021 (e hënë), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2021), zhvillimet aktuale në komunë si dhe për planet tona për të ardhmen. Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t™i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë. Jeni të mirëpritur!


Data e fillimit: 11.06.2021


Data e përfundimit: 28.06.2021


Raporti Final

Raporti për mbajtjen e debatit të parë publike me qytetare per gjashte (6) mujorin e pare te vitit 2021

29.06.2021
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

29.06.2021
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Haziz Krasniqi

haziz.krasniqi@rks-gov.net