UDHËZIM ADMINISTRATIV (MASH) NR.____ /2020 PËRTHEMELIMIN DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLIT TË NXËNËSVE

Ky Udhëzim përcakton dhe rregullon procedurat e themelimit, rolin, detyrat dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve (KN) në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.


Data e fillimit: 01.03.2021


Data e përfundimit: 22.03.2021


Raporti Final

Ky Udhëzim përcakton dhe rregullon procedurat e themelimit, rolin, detyrat dhe funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve (KN) në arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në Republikën e Kosovës.

08.03.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

08.03.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Avni Rexha

avni.rexha@rks-gov.net


Kontributet

Ditjon Fetahu | Qytetar

22.03.2021 20:16:14

PROPOZIME PËR PLOTËSIM/NDRYSHIM TË DRAFT UA PËR PROCEDURAT E THEMELIMIT, ROLIN, DETYRAT DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLAVE TË NXËNËSVE (KN) NË ARSIMIN E MESEM TË ULËT DHE TË MESËM TË LARTË 

  1. Propozim: Neni 19 deri tek 20.2 duhet të largohen dhe mos përfshihen në këtë UA.

Arsyetim:  Secila nismë legjislative e cila bazohet me Ligjin nr. 04/-l-025 për Nisma Legjislative, e ka për obligim që të bazohet në parimet e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si parime themelore të funksionimit të hartimit të legjislacionit.

 

Duke marrë parasysh se secili ligj i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, detyrimisht edhe secili akt nënligjor duhet të jetë në përputhshmëri të plotë me aktet ligjore, në mënyrë që konkretizimi i akteve ligjore nga abstraktja në konkrete, të ketë një rrjedhë logjike dhe mbi të gjitha juridike.

 

Në këtë kuptim, me Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Funksionalizimin e Këshillit të Nxënësve, synohet që të jetësohet neni 18 i Ligjit nr. 04/l-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.   1. Këshilli drejtues i çdo shkolle të nivelit 2 dhe 3 të ISCED-it themelon një këshill të nxënësve, i cili duhet të ketë së paku një nxënës të zgjedhur nga secila klasë dhe që zgjidhet çdo vit përmes votës së fshehtë. 2. Roli i Këshillit të nxënësve është të punojë në përmirësimin e mjedisit mësimor, kushteve të punës dhe interesave që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve si dhe të përfaqësohen në këshillin drejtues

Sipas kësaj depozite, në mënyrë shprehimore përcaktohet se KN-ja themelohet nga Këshilli Drejtues i çdo shkolle të mesme të ulët (niveli 2 i ISCED) dhe të mesme të lartë (niveli 3 i ISCED) dhe në këtë formë kjo dispozitë nuk lë hapësirë në asnjë mënyrë që përpos KN-ve në nivel shkolle, të themelohen edhe KN në nivel lokal dhe qendror. Kjo pasi secila normë e një UA, duhet të bazohet në ligjin bazik të tij dhe përderisa vetëm me akte normative më të larta mund të shfuqizohen dispozita të akteve më të ulëta, nga kjo nënkuptohet që me akte më të ulëta siç është UA për themelimin e KN-së, nuk mund të themelohen trupa të reja që nuk përcaktohen me Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

 

Ky konstatim bazohet edhe me paragrafin 1.7, të nenit 6 të Udhëzimit administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative[1] Duhet të shmanget jo përputhshmëria me legjislacionin ekzistues, si dhe përsëritja e panevojshme e dispozitave ekzistuese dhe paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Udhëzimi Një akt normativ i nivelit me të lartë apo i nivelit të njëjtë mund të shfuqizojë një apo disa akte normative të nivelit të njëjtë apo të nivelit më të ulët

 

Në këtë kontekst, krijimi i dy trupave të reja siç janë ato të KN-së në nivel lokal dhe qendror me akt nënligjor do të paraqiteshin kundërligjshmëri sepse MASH-i, nuk ka autorizime ligjore që ta bëj një gjë të tillë me UA.

 

Nëse do kishte pasur arsyetim se themelimi i KNK-së në nivelin lokal dhe qendror, mund të bazohet në dispozita kalimtare, ky argument është shumë i paqëndrueshëm juridikisht, sepse dispozitat kalimtare, ashtu edhe siç përcaktohet me të Udhëzimin Administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative, janë dispozita që krijojnë efekte juridike në kohë dhe hapësirë..., por kurrsesi që duke u thirre në dispozita kalimtare, të themelohen organe që në përcaktohen me ligjin bazik të UA-së.

 

Paragrafi 1, i nenit 49 të Ligjit për Arsimin Paraunversitar ka përcaktuar që Ministria nxjerr akte nënligjore brenda një (1) viti për zbatimin e këtij ligji dhe për çështjet qe nuk mbulohen me këtë ligj, por kjo nuk do të thotë se duke u referuar në fjalinë dhe për çështjet qe nuk mbulohen me këtë ligj t™i jepet mundësia që Ministria e Arsimit të rregulloj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Arsimin Paraunversitar sepse në këtë mënyrë Ministria nuk do të ketë nevojë për asnjë ligj tjetër, sepse kjo dispozitë i ka lënë mundësi Ministrisë, që duke u referuar në të të rregulloj të gjitha çështjet e saj.

 

Këto argumente shpresojmë se do të jenë  të mjaftueshme në mënyrë që të largohen nga drafti i UA-së KN-ja në nivel lokal dhe qendror sepse në të kundërtën, duke u bazuar edhe në Rregullorën e Punës së Qeverisë së Kosovës, do të jetë Zyra Ligjore e Kryeministrit, ajo që nuk do të lejoj që akti nënligjor të mos jetë në përputhje me ligjin bazik.

 

 

[1] Shih linkun (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=8696 )

Personi kontaktues

Ditjon Fetahu | ditjonfetahu@gmail.com

Ditjon Fetahu | Qytetar

22.03.2021 20:01:34

 

PROPOZIME PËR PLOTËSIM/NDRYSHIM TË DRAFT UA PËR PROCEDURAT E THEMELIMIT, ROLIN, DETYRAT DHE FUNKSIONALIZIMIN E KËSHILLAVE TË NXËNËSVE (KN) NË ARSIMIN E MESEM TË ULËT DHE TË MESËM TË LARTË 

  1. Propozim: Neni 2 Përkufizimet të zëvendësohet me numrin 3 apo Neni 3 Pëkufizimet me radhë.

Arsyetim: Neni 2 është Fushëveprimi dhe duhet të vazhdoj me Neni 3 Përkufizimet. Pra, gabim teknik.

  1. Propozim: Tek paragrafi 1 i Nenit 4 të shtohet pas fjalës shkolle “ ashtu siç është përcaktuar me paragarafin 1 të nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsimin Para-univeristar.

Arsyetim: Harmonizim i Ligjit dhe UA-së.

  1. PropozimI 1: Paragrafi 2, i Nenit 4, të fshihet nga UA.

Arsyetim:  Konisderohet dispozitë e panevojshme ligjore, sepse, sipas paragrafit 1 të nenit 18, të Ligji Nr. 04/L-032 për Arsim Para-Universitar në Republikën e Kosovës (në vazhdim: Ligjit për Arsim Parauniversitar) - KDSh është veçse e autorizuar ta themeloj KN-në. Më saktësisht, përcaktohet që Këshilli Drejtues i çdo shkolle të nivelit 2 dhe 3 të ISCED themelon një këshill të nxënësve, i cili duhet të ketë së paku një nxënës të zgjedhur nga secila klasë dhe që zgjidhet çdo vit përmes votës së fshehtë. Rrjedhmisht, ligji cakton standard më të lartë themelimi se ai që është paraqitur në këtë paragraf sepse përdersia me UA është përcaktuar që KDSH mund ta themeloj KN, Ligji për Arsimin Parauniveristar në anën tjetër detyron KDSh që ta themeloj atë.

Propozimi 2: Nëse paragafi 2 i nenit 4 të UA, nuk fshihet, atëherë kërkohet harmonizimi i këtij neni me paragrafi 1 të Nenit 17 të Ligjit për Arsimin Para-Universitar i cili mund të përcaktohet në këtë mënyrë : Neni 4, paragrafi 2  Në rast se Këshilli Drejtues nuk formohet, ose nuk mund të mblidhet në periudhën prej tre (3) mujash, siç parashihet në paragrafin 1 të neni 17 të Ligjit për Arsimin Parauniveristar themelimi i KN-së inicohet nga drejtori i shkollës apo nga vet nxënësit

Arsyetimi 2: Nuk ka harmonizim mes Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe UA. Në këtë rast, në zbatim të UA mund të krijohet procedurë e komplikuar themelimi pasi që me paragrafin 1 të nenit 17 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar që përcakton themelimin e KDSh-së, mundësohet kalimi i kompetencave dhe funksionit të KDSh tek drejtori i Insitucionit nëse  KDSh nuk formohet brenda një periudhe prej tre (3) muajsh. Gjë që shkakton, pamundësi në themelim të KN-së.

  1. Propozim: Paragrafi 4 i nenit 5 të UA të fshihet.

Arsyetim: Përfaqësimi i interesave të nxënësve tek organet e shkollës parashihet tashmë në paragrafin 1 të nenit 5 dhe nuk ka nevojë për përsëritje. 

  1. Propozim: Të shtohet paragrafi 2 tek neni 6 Nën-kryetari/ja i/e klasës, do ta përfaqësoi klasën, në rast të mungesës të kryetarit/ës.

Arsyetim: Në mënyrë që sigurohet përfaqësimi i çdo klase në KN, shihet e nevojshme të shtohet    kjo dispozitë në mënyrë që secila klasë ta ketë përfaqësuesin/en e saj. Kjo ndër të tjera është në harmoni me procedurën zgjedhore të KN-së, ku përcaktohet edhe pozita e nën-kryetarëve.

  1. Propozim: Të shtohet një paragraf i ri tek neni 6. Pra, paragrafi 11 që do të përcaktonte Takimet e kryesisë së KN-së i udhëheq kryetari/ja i/e shkollës, ndërsa në mungesë të tyre, nënkryetarët e shkollës.

Arsyetim: Dispozitë e nevojshme për të evituar i zbrastirë ligjore.

  1. Propozim: Të shtohet një paragraf i ri tek neni 6. Pra paragrafi 13 që do të përcaktonte Ashtu siç përcaktohet me paragrafin 3, të nenit 9 të këtij UA, në rastet kur shkolla ka më shumë se 1,000, nxënës, kryesia e KN-së, me shumicë të votave (50%+1) të anëtarëve të saj, zgjedh përfaqësuesin e dytë të KN-së në KDSh.

Arsyetim: Është i nevojshëm harmonizimi dhe rregullimi i brendshëm ndërmjet nenit 6 paragrafit 13 dhe paragrafit 1.2 të nenit 9 të UA që përcakton Nëse shkolla ka më shumë se 1,000 nxënës, atëherë KN-në, ka të drejtën të përfaqësohet me dy anëtarë me të drejtë vote në takimet e KDSh. Kjo procedurë duhet detajuar, në mënyrë që të mundësohet dhe zbatimi në përfaqësim dhe të ketë harmoni brenda UA dhe lehtësi në zbatim.

  1. Propozim: Paragrafi 1.2 i Nenit në UA të plotësohet ndryshohet në E drejta për të zgjedh dhe për tu zgjedhur duhet të i takoj secilit nxënës/e të shkollës pa dallim, moshe, gjinie, race, etnie, feje, orientimi seksuar apo nevoje të veçanta, dhe jo domosdoshmërisht me sukses të shkëlqyeshëm apo notë të thyer. Ndërsa, e drejta për tu zgjedhur nuk i takon nxënësve me notë të thyer të sjelljes.

Arsyetim: Nga mënyra se si është shkruar dispozita në draft UA “ pra E drejta për të zgjedh dhe për tu zgjedhur duhet t™i takoj secilit nxënës/e të shkollës pa dallim, moshe, gjinie, race, etnie, feje, orientimi seksual apo nevojave të veçanta, dhe jo domosdoshmërisht me sukses të shkëlqyeshëm si dhe jo me notë së sjelljes të thyer, lë të interpretohet që nxënësi me notë të thyer të sjelljes është përjashtuar edhe nga e drejta për të zgjedhur e jo vetëm që të jetë i zgjedhur. Gjë që paraqet mungesë gjithëpërfshirjeje dhe mohim të drejte për të votuar.

Personi kontaktues

Ditjon Fetahu | ditjonfetahu@gmail.com

Dokumentet shtesë