LIGJIN Nr. XX/2021 PËR SHËRBIME SOCIALE DHE FAMILJARE

Me këtë Ligj rregullohen shërbimet sociale dhe familjare, duke përcaktuar parimet, llojet, shfrytëzuesit e shërbimeve sociale, përgjegjësitë e Ministrisë dhe institucioneve të tjera publike, joqeveritare dhe private, kompetencën dhe procedurën, si dhe institucionet e shërbimeve sociale, punonjësit profesional dhe kryerjen e pavarur të punëve, licencimin, mbikëqyrjen administrative dhe inspektimin, financimin dhe buxhetin, evidencat dhe regjistrat, bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe dispozitat ndëshkimore, nëpërmjet të cilave funksionalizohet sistemi i shërbimeve sociale për realizimin e të drejtave nga shërbimet sociale në Republikën e Kosovës.


Data e fillimit: 26.02.2021


Data e përfundimit: 18.03.2021


Raporti Final

Me këtë Ligj rregullohen shërbimet sociale dhe familjare, duke përfshirë parimet, llojet, përfituesit e shërbimeve sociale, përgjegjësitë e Ministrisë përkatëse për Politika dhe Shërbime Sociale dhe Familjare dhe institucioneve të tjera publike dhe private, kompetencën dhe procedurën, si dhe institucionet e shërbimeve sociale, punonjësit profesional dhe kryerjen e pavarur të punëve, licencimin, mbikëqyrjen administrative profesionale dhe inspektimin, financimin dhe buxhetin, evidencat dhe regjistrat, bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe dispozitat ndëshkimore, nëpërmjet të cilave garantohet zbatimi i legjislacionit në fuqi dhe funksionalizohet sistemi i shërbimeve sociale për realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga shërbimet sociale në Republikën e Kosovës.

01.03.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

01.03.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Lutfi Bislimi

Lutfi.Bislimi@rks-gov.net


Kontributet

Edvin Makiqi | Qytetar

17.03.2021 21:28:03

Përshëndetje,

Mendoj që sa i përket çështjes së përkufizimit tek Neni 3, pika 1.7. profesionist i shërbimeve sociale, është e rendësishme që përveç drejtimeve relevante të cilat janë të përmendura tek pjesa e kualifikimeve, me nën pikë të veçantë të specifikohet apo të prioritetizohen profesionistët që vijnë nga fusha e Punës Sociale, për vetë faktin që tani kemi një Departament të Punës Sociale në kuadër të Universitetit të Prishtinës, i cili tash e sa vjet me anë të programit të Bachelorit përgatit me njohuri dhe praktika profesionale ( të punës sociale) studentët/profesionistët e rinjë. Ky plotësim ndryshim, ku do të prioritetizoheshin profesionistët e kualifikuar me Punë Sociale, do të krijonte perspektive në ngrijten e kapaciteteve profesionale në institucionet ku ofrohen shërbimet sociale. 

Ju faleminderit për mirëkuptim! 

Personi kontaktues

Edvin Makiqi | edvin.makiqi@outlook.com

Edin Lahi | Qytetar

17.03.2021 14:08:06

Ndryshimi i Ligjit paraprak ka qenë më se i nevojshëm. Krahasuar me Ligjin paraprak, ky ndryshim/plotësim i Ligjit shihet që është shumë më i detajuar sidomos tek shërbimet, procedurat por edhe detyrat e institucioneve. Sa i përket komentit të përgjithshëm, mendoj se është e domosdoshme që Ligji të siguron që ofruesit e këtyre shërbimeve sociale dhe familjare të jenë profesionist, të pajisur me informata teorike shkencore e profesionale, të jenë paraprakisht të informuar me parimet e këtyre shërbimeve, e që lidhen me parimet e punëtorit social.

Personi kontaktues

Edin Lahi | edin.lahi@gmail.com

Rita | Qytetar

17.03.2021 12:59:16

Në ligjin aktual tek pika 1.7. profesionist i shërbimeve sociale - nënkupton zyrtarin profesionist të shërbimeve sociale dhe familjare me kualifikim adekuat në fushën e punës sociale, psikologjisë, sociologjisë, drejtësisë, pedagogjisë ose në ndonjë lëmi tjetër të lidhur ngushtë me shërbimet sociale dhe familjare, që është licencuar dhe regjistruar në regjistër të Ministrisë.

 

Komenti im eshte se kjo pike duhet te ndryshohet pasi qe tashme ne Kosove ekziston fushe akademike e vecante e Punes Sociale dhe rekomandoj qe ne ligj te rregullohet pika 1.7. duke perfshire qe profesionistet e sherbimeve sociale duhet te jene me kualifikim adekuat ne fushen e Punes Sociale apo me prioritet Punen Sociale.

Faleminderit.

Personi kontaktues

Rita | rite.selimi@gmail.com