PLANI I VEPRIMIT PËR MODERNIZIMIN E ADMINISTRATËS PUBLIKE (PVMAP 2021)

Pandemia Covid-19 ka penguar shumë aspekte të jetës së përditshme dhe ka bërë të nevojshme riorganizimin e prioriteteve dhe burimeve të qeverisë në mënyrë që të përballohen sfidat. Qeveria e Republikës së Kosovës po bën të gjitha përpjekjet për t'iu përshtatur realiteteve të reja në mënyrë që të sigurojë angazhim të vazhdueshëm për fushat kryesore të reformës, përfshirë administratën publike. Kjo sepse, kriza e Covid-19 ka demonstruar se një administratë publike efektive dhe efikase është thelbësore, për t'iu përgjigjur krizës. Ajo ka treguar nevojën për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe administrative. Konteksti i krijuar nga Covid-19 kërkon qasje më të zgjuar për të siguruar që procesi i reformës në administratën publike të vazhdojë. Strategjia aktuale e Modernizimit të Administratës Publike (SMAP 2015-2020), do të përfundojë në vitin 2020, megjithatë për shkak të ndikimit të Covid-19, shumë objektiva në Planin e Veprimit 2018-2020 për zbatim nuk janë arritur.


Data e fillimit: 19.11.2020


Data e përfundimit: 09.12.2020


Blerta Kelmendi

blerta.kelmendi@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja