KONCEPT DOKUMENTI PËR THEMELIMIN E AGJENCISË PËR INTEGRIM EVROPIAN

Në Qeverinë e re të Kosovës, të votuar nga Kuvendi i Kosovës me 3 Qershor 2020, MIE nuk është përfshirë në përbërjen e saj si Ministri e veçantë, duke krijuar një gjendje të re sa i përket strukturave të procesit të integrimit evropian, që kërkon trajtim dhe vëmendje të veçantë. Me vendimin numër 01/09 të datës 01.07.2020 të Qeverisë, është iniciuar hartimi i Koncept Dokumentit për Themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.Qëllimi i këtij Koncept Dokumenti pra është t™i analizoj këto struktura, ofroj opsionet për të adresuar gjendjen e krijuar dhe parashikoj ndikimin e këtyre opsioneve.


Data e fillimit: 27.07.2020


Data e përfundimit: 04.08.2020


Raporti Final

Raport nga procesi i konsultimit për Draft Koncept Dokumentin për Themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian

19.08.2020
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

19.08.2020
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Jeton Karaqica, Departamenti për Kritere Ekonomike, ZKM

jeton.karaqica@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

04.08.2020 16:08:45

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka parë ftesën për komente në kuadër të procesit të konsultimit publik për Koncept Dokumentin për Themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian, dhe e ka trajtuar materialin e publikuar me urgjencë. Për shkak të kohës së shkurtë në dispozicion, përkundër që përkrahja e procesit të integrimit europian të Kosovës është pjesë e rëndësishme e misionit të KCSF-së, komentet e KCSF-së përqendrohen kryekëput në procesin e hartimit të Koncept Dokumentit, pa pasur mundësi të analizimit dhe komentimit të opcioneve të ndryshme të politikave.

 

Për këtë arsye, komentet në vijim janë të natyrës së përgjithshme, por të cilat po të trajtohen seriozisht, do ta përmirësonin cilësinë e vendimit përfundimtar mbi këtë çështje, rrjedhimisht do t™i rrisnin gjasat për përshpejtim të procesit të integrimit europian të Kosovës, të paktën sa i përket rregullimit institucional të këtij procesi në kuadër të institucioneve publike në Kosovë.

Personi kontaktues

Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë