UDHËZIM ADMINISTRATIV (MAPL) NR. XX/20 PËR TRANSPARENCË NË KOMUNALE

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është fuqizimi i transparencës së organeve të komunës, përmes publikimit dhe informimit real të akteve normative, vendimeve dhe dokumenteve të nxjerra nga organet e komunës, që janë në interes të qytetarëve dhe grupeve tjera të interesit si dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse


Data e fillimit: 27.05.2020


Data e përfundimit: 16.06.2020


Raporti Final

Raporti nga procesi i konsultimit publik për Projekt-Udhëzimit Administrativ për transparencën e komunave

17.08.2020
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

17.08.2020
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Nazmije Krasniqi

Nazmije.G.Krasniqi@rks-gov.net


Kontributet

Helvetas | Agjenci ndërkombëtare

10.06.2020 12:24:30

Në disa raste (neni 9 pargarfi 4 dhe 5, neni 14 dhe 17) drafti i udhëzimit administrativ referohet në ligje bazike, duke mos ofruar më shumë detaje se ajo që është e thëne në ligj. Nëse nuk ka detaje të tjera që mund të rregulohen sipas atij neni të përcaktuar me ligj, rekomandohet që të largohet nga udhëzimi admnistrativ sepse edhe ashtu komunat janë të njoftura me atë nen dhe është e paarsyeshme që të përsëriten çështjet e njëjta me një akt i cili në hiearkinë e akteve juridike është më i ulët se ligji bazik.

Poashtu, vëmendje duket t™i kushtohet renditje së pargarfëve (aspekteve teknike), sepse kjo mund të shkatoj konfuzion në interpretim dhe referim të atyre neneve.

Personi kontaktues

Prend Krasniqi | kosovo.info@helvetas.org

Asociacioni i Komunave te Kosoves | OJQ

01.06.2020 15:56:00

Komentet e përgjithshme mbi dokumentin:

 

  1. Ky U.A. duhet të jetë ose të krijoj mundësi për më shume kreativitet në fushën e transparencës sepse duket sikur i mungon kjo frymë.
  2. Situata e tashme (pandemia Covid 19) na obligon të mendojmë për transparencë e veprime edhe në këso situata.
  3. A mund të ndahet konsultimi me publikun nga ky dokument meqë kemi dokumentin tjetër për Standardet Minimale të Konsultimit me Publikun?

 

Personi kontaktues

Arsim Osmani | arsim.osmani@gmail.com