Plani i Veprimit 2020-2021 per zbatimin e Strategjisë për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të procesit të hartimit të PV 2020-21 të SPPKP 2017-21 dhe duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 07/2018, si dhe për të krijuar pronësinë dhe mbështetjen më të gjerë të mundshme, gjatë procesit është mundësuar përfshirja dhe konsultimi i akterëve tjerë, siç janë institucionet kyqe në zbatim të kësaj Strategjie. Qëllimi i konsultimit është që t™i mundësohet të gjitha palëve të kontribuojnë me sugjerimet e tyre lidhur me PV për zbatimin e SPPKP 2017-2021. Pas përmbylljes së procesit të konsultimit, do të analizohen të gjitha kontributet e pranuara dhe mbi bazën e tyre do të bëhen plotësim/ndryshimet e duhura në dokument, në mënyrë që versioni përfundimtar t™i dërgohet qeverisë për aprovim jo më larg se 15 mars 2020.


Data e fillimit: 18.02.2020


Data e përfundimit: 09.03.2020


Vera Rexhepi

vera.rexhepi@rks-gov.net