Koncept Dokument për Mesimin Plotesues

Ky koncept dokument ka për qëllim ta bëjë përkufizimin e problemit në bazë të secilit përkufizim, ofrohet mundësi të orientimit në hapat e tjerë, të paraparë sipas Udhëzuesit dhe doracakut të miratuar me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 20/20, i datës 20 12.2017, për hartimin e koncept dokumenteve. Përkufizimi i problemit, për ta organizuar, avancuar dhe për ta institucionalizuar mësimin plotësues në diasporë, sipas Koncep tdokumentit për mësimin plotësues në Diasporë, ka të bëjë me bazën ligjore apo infrastrukturën ligjore si në vijim: Ligji nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës; Ligji nr. 04/L-095 për Diasporën dhe Mërgatën; Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, Udhëzimi Administrativ (MASHT) nr.10/2011 për shkollat e mësimit plotësues të gjuhës amtare në diasporë. Adresimi i problemit ka të bëjë edhe me mungesën e marrëveshjeve ndërshtetërore me shtetet ku ka mundësi të organizohet mësimi plotësues dhe institucionalizimi i tij.


Data e fillimit: 09.01.2020


Data e përfundimit: 30.01.2020


Ejup Kamberaj

ejup.kamberaj@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja