Strategjia për Diasporën 2019-2023 ka për qëllim të krijojë politika të qëndrueshme afatmesme, përmes të cilave institucionet shtetërore obligohen ta avancojnë dhe ta fuqizojnë organizimin e strukturuar të diasporës, duke përkrahur institucionalizimin e tyre, përfaqësimin e interesave të diasporës dhe veprimtarinë e saj në të gjitha sferat. Me miratimin e Strategjisë për Diasporën 2019-2023, Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të lehtësuar dialogun e dyanshëm ndërmjet institucioneve publike dhe pjesëtarëve të diasporës. Prandaj, për t’i arritur këto synime, ky dokument strategjik përmban tri objektiva strategjike dhe 18 objektiva specifike, të cilat synojnë të realizohen në periudhën pesëvjeçare.
Data e fillimit: 21.11.2018
Data e përfundimit: 11.12.2018
Dokumentacioni
Dokumentacioni shtesë
Ejup Kamberaj
ejup.kamberaj@rks-gov.net