PROJEKTLIGJI PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK

Problemet kryesore të cilat i adreson Projektligji për Pagat Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve. Sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat (tash e tutje referuar si Projektligji) ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës.


Data e fillimit: 15.09.2022


Data e përfundimit: 06.10.2022


Meliza Qorraj

meliza.qorraj@rks-gov.net


Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

06.10.2022 23:42:09

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka bërë shqyrëtimin dhe analizimin e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. Analiza e INDEP është fokusuar tek çështjet kryesore që Projektligji mëton të adresoj dhe tek korniza e përgjithshme e strukturës së pagave në sektorin publik. INDEP e vlerëson punën në hartimin e këtij Ligji dhe konsideron që po të rishqyrtohen disa çështje dhe të bëhen disa përmirësime, projektligji ka potencialin të jetë një bazë e mirë e rregullimit të kësaj fushe.

 

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është një nga aktet më të rëndësishme të legjislacionit për çdo vend. Ai përcakton koeficientin e pagës që duhet të paguhen të gjithë punonjësit në sektorin publik, si dhe mënyrën se si duhet të llogariten pagesat jashtë orarit dhe pagesat e tjera. Ligji përcakton gjithashtu një numër maksimal të orëve që punonjësit mund të punojnë në një javë dhe përcakton rregullat për kushtet e punës dhe të drejtat e lejes. Ligji për Pagat në Sektorin Publik është një pjesë thelbësore e legjislacionit që ndihmon në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe për të siguruar që ata të paguhen me një pagë të drejtë për punën e tyre si dhe që të kenë parashikueshmëri,

 

Miratimi i Ligjit për Pagat në Sektorin Publik është një hap i rëndësishëm në harmonizimin e pagave, kategorizimin e pozitave dhe arritjen e qëndrueshmërisë në sektorin publik. Ligji do të ndihmojë që të gjithë punonjësit në sektorin publik të paguhen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për punën e tyre dhe që pozicionet të klasifikohen saktë sipas detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një sektori publik më efikas dhe efektiv, i cili është thelbësor për stabilitetin afatgjatë të vendit tonë.

 

Marrë në tërësi, ne kemi vërejtje në formën e përcaktimit të koeficientit. Për INDEP, ndonëse pagat në sektorin publik janë të ndara nga ai privat, nuk mundet që e para të mos marrë parasysh fare të dytën. Kemi konsideruar që ndërlidhja e lartësisë së koeficientit me pagën minimale në vend është rruga e duhur që nivelimi i pagave në sektorin publik të jetë edhe karrshi sektorit privat. Gjithashtu, kemi konsideruar që ndërlidhja e lartësisë së koeficientit me pagën minimale dhe jo Ligjin e Buxhetit i ofron sektorit një stabilitet më të lartë dhe është një shtytje që rritja e pagave në sektorin publik të jetë edhe rezultat i një dialogu më të shtuar shoqëror ku përfshihen edhe akter nga sektori privat. Një dialog i tillë ndodhë vetëm gjatë përcaktimit të pagës minimale.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info

Instituti i Kosovës për Drejtësi | OJQ

06.10.2022 22:04:30

 

Komente në Draft Projekt-Ligjin për Pagat në Sektorin Publik

 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas analizimit të Draft Projekt-Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i publikuar në Platformën e Konsultimeve Publike me dt. 15.09.2022, në afatin e paraparë me Rregulloren (QRK) NR. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, paraqet komentet e mëposhtme lidhur me këtë projektligj.

IKD vlerëson që në formën siç është prezantuar Projektligji i ri, synimi që është tentuar të arrihet përmes kësaj iniciative ligjore është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Për shkak të natyrës specifike të punës, në këtë projektligj nuk është përfshirë Agjencia e Kosovës për Intelegjencë.

Në shumë dispozita të këtij projektligji, vërehet qasja diskriminuese në raport me pushtetin gjyqësor në Kosovës. E qartë duket të jetë ndërhyrja e drejtpërdrejtë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor duke vendosur dispozita përmes së cilës do të ulen pagat e gjykatësve, prokurorëve.

Sponsorizuesi, nuk ka arritur të argumentojë dhe të dëshmojë se ndryshimi i praktikës së tanishme të pagave, do të bëhet për arsye të rrezikut të madh për sistemin financiar të shtetit ose për ndonjë arsye tjetër madhore, siç është fatkeqësia natyrore. Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, ul pagat e gjykatësve dhe prokurorëve. Kjo bëhet duke i zbritur pagat e kësaj kategorie përmes metodës së përshkallëzimit deri në një periudhë 4 vjeçare “ në këtë mënyrë, pas katër viteve pagat e të cekurve do të zbriteshin në masë të madhe.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, është përqendruar tek mënyra e rregullimit të sistemit të pagave tek pushteti gjyqësor, ngase vërehet në shikim të parë që kjo kategori do të preket më së shumti nëse ky ligj miratohet dhe hyn në fuqi.

Në Nenin 40 të Projektligjit është paraparaë shtesa tranzitore, përmes së cilit secili zyrtar publik apo funksionar publik, që ka përfituar pagë bazë më të madhë se paga e plotë me projektligjin e propozuar, do të përfitojë pagë të re, por edhe me shtesën transitore të barabartë me diferencën ndërmjet pagës aktuale dhe pagës së re. Shtesa transitore do të ipet 100% vitin e parë, 75 % gjatë vitit të dytë, 50% në vitin e tretë dhe 25% në vitin e katërt.

Rregullimi i tillë është në kundërshtim me kërkesat që rrjedhin nga Aktgjykimi nr. KO219/19 (Avokati i Popullit,  Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik) dhe nuk i përfill opinionet e Komisionit të Venecias të cilat kanë krijuar tashmë praktikë dhe standard ndërkombëtar në raport me pagat në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Sa i përket Aktgjykimit nr. KO219/19, propozimi i ri ligjor është në kundërshtim me paragrafin 70 të këtij aktgjykimi, sipas së cilit ulja e pagës nuk mund të bëhet në emër të homogjenizimit dhe harmonizimit gjithëpërfshirës. Qasja e tillë, konsiderohet selektive ndaj parimit të parashikueshmërisë i cili është pjesë përbërëse e parimit të sundimit të ligjit dhe të sigurisë juridike. Sipas këtij Aktgjykimi, një gjë e tillë duhet të evitohet në çdo ligjbërje të ardhshme të Kuvendit. Por, kjo nuk ka ndodhur. Dispozita transitore tashmë është e vendosur në Nenin 40 të projektligjit.

Sponsorizuesi i Projektligjit, ka treguar tek Neni 10 se një ulje e pagave mund të ndodh vetëm me ligj, dhe atë në rast të një tronditje makroekonomike e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave dhe në rast të një fatkeqësie natyrore sipas kuptimit të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Një rregullim i tillë tek dispozita transitore (Neni 40) e cila e ulë pagën dhe në mënyrë të përshkallëzuar, bie ndesh me këtë nen dhe sidomos me parimin e parashikueshmërisë. Aktualisht Kosova, nuk ka pësuar tronditje makroekonomike, përkundrazi, dhe as nuk ka fatkeqësi natyrore sipas kuptimit të Nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në Republikën e Sllovakisë paga e gjyqtarëve mund të ulen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe vetëm në masën dhe kohën e nevojshme... (P. 227, Aktgj. KO219/19).

Në shkurt të vitit 2020, kur në procedurë në Gjykatën Kushtetuese ishte vlerësimi i kushtetuetshmërisë së Ligjit për Pagat, Gjykata i ishte drejtuar Komisionit të Venecias me një pyetje dhe disa nënpyetje thelbësore në lidhje më çështjen e uljes së pagës për pushtetin gjyqësor?

Pyetja ishte kjo: (4) A keni njohuri për ndonjë rast në vendin tuaj në të cilin pagat e gjyqësorit ose institucioneve të tjera publike janë ulur dhe nëse kjo ka ndodhur, cilat ishin rrethanat dhe arsyetimi për një ulje të tillë? Në këtë aspekt:

  • A keni ndonjë praktikë përkatëse që tregon se si ulja e tillë e pagave ndikon në pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të pavarura kushtetuese?
  • A keni ndonjë praktikë përkatëse në të cilën keni analizuar zbatueshmerinë e nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së (mbrojtja e pronës) në lidhje me të drejtat e fituara tashmë dhe mënyrën se si këto të drejta mund të modifikohen nga Kuvendi?

Përgjigjet e KV-së, nënvizojnë se:

 Ulja e pagave të gjyqësorit mund të ndodhë vetëm nën kushte të një krize të theksuar ekonomike dhe financiare dhe e cila për më tepër duhet të jetë e njohur zyrtarisht si të tillë. (P. 233, Aktgj. KO219/19);

 Pavarësia gjyqësore kërkon një shkallë themelore të sigurisë financiare nga ndërhyrjet arbitrare nga ekzekutivi ose degët e tjera të pushtetit (P. 233, Aktgj. KO219/19). 

Sipas Komisionit të Venecias, pagat e drejta dhe të mjaftueshme janë një aspekt konkret i autonomisë financiare të gjyqësorit. Ato janë mjete për ta parandaluar korrupsionin, që mund të rrezikojë pavarësinë e gjyqësorit jo vetëm nga degët e pushteti shtetëror, por edhe nga individët.[1] Nga komunikimi i GjK të Kosovës me Gjykatat Kushtetuese në rajon dhe në Evropë, sikurse ajo me Slloveninë, ishte thënë: Mbrojtja nga ulja e pagës së gjyqtarit individual, si e tillë ka për qëllim të sigurojë stabilitetin e saj dhe rrjedhimisht pavarësinë e gjykatësit, duhet të kuptohet si mbrojtje ndaj çdo ndërhyrje që mund të shkaktojë ulje të pagës së gjyqtarit, të cilin gjyqtari e pret në mënyrë të arsyeshme me marrjen e detyrës. Kështu që, jo vetëm pagat themelore të gjyqtarëve janë ato që mbrohen nga ulja, por edhe të gjitha pagesat për të cilat gjyqtarët kanë të drejtë për shkak të kryerjes së detyrës gjyqësore. (P. 248, Aktgj. KO219/19)

Siç shihet, sponsorizuesi, nuk ka përfillur kërkesën tjetër të Aktgjykimit Nr. KO219/19, atë të kujdesit të veçantë për ta arsyetuar uljen arbitrare të pagës, meqenëse këtu kemi të bëjmë me pakësim të një të drejte, e cila prek kategori kushtetuese të të punësuarish, në këtë rast pushtetin gjyqësor.

Uljen e pagave ekzistuese, ndonëse jo e menjëhershme por e përshkallëzuar dhe për një periudhë katër vjeçare, nuk është arsyetuar mjaftueshëm dhe kjo dispozitë nuk i respekton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe as nuk është në pajtim me parimin e parashikueshmërisë, si një prej elemnteve të sigurisë juridike, komponentë kjo qenësore e sundimit të ligjit.

Gjykata e ka konsideruar problem madhor qasjen e uljes së pagave për çfarëdo periudhe të caktuar. Ajo i™u referohet Opinioneve të Komisionit të Venecias dhe në praktikat e shumta gjyqësore, në të cilat thuhet se  paga e gjyqtarit individual mund të ulet vetëm si pasojë e një krize të evidentuar ekonomike që do të përbënte rrethanë të jashtëzakonshme për shtetin e që patjetër do të duhej të ndërmerrej masa e tillë. Por, më tutje shton Gjykata, kjo barrë nuk mund të bie mbi një sektor, siç është rasti këtu me pushtetin gjyqësor.

Nëse një ulje e tillë duhet të bëhet për shkak të një krize ekonomike, ulja duhet të jetë proporcionale dhe duhet t™i përfshijë të gjithë në mënyrë të barabartë, ashtu që asnjë sektor i veçantë të mos e marrë përsipër barrën kryesore.[2]

Neni 40, në mënyrë të veçantë e prek pushtetin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e ka obliguar Qeverinë dhe Kuvendin që me rastin e hartimit të projektligjit të përgjithshëm apo edhe të pjesshëm të pagave, duhet të sigurohet se e drejta e pronës të respektohet në gjithsecilën rrethanë dhe që çdo rregullim ligjor të jetë në përputhje me nenin 46 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe në përputhje me praktikë gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Njeriut (P. 303, Aktgj. KO219/19). Për më shumë në lidhje me obligimin e Qeverisë dhe të Kuvendit, për marrjen parasysh të këtij aktgjykimi shih paragrafin 296, i cili në mënyrë eksplicite përmend marrjen parasysh të parimeve të theksuara në këtë aktgjykim.

 

[1] Lista e Sundimit të Ligjit (Rule of Laë Checklist), CDL-AD (2016)007-e, miratuar nga Komisioni i Venecias në seancën plenare të 106-të, Venecia, 11-12 mars 2016.

[2] Në disa vende, ndalimi për uljen e shpërblimit të gjyqtarëve është vendosur shprehimisht në kushtetutë. Për shembull, Neni 3, Seksioni I i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara i Amerikës përmban një ndalim të drejtpërdrejtë për të ulur shpërblimin e një gjyqtari gjatë tij mandati në detyrë. Disa gjykata kushtetuese kanë vendosur që edhe në një situatë kur një shtet përjeton vështirësitë financiare, pagat e gjyqtarëve duhet të mbrohen veçanërisht nga luhatjet e pafavorshme; shih për shembull Aktgjykimin e 18 shkurtit 2004 nga Tribunali Kushtetues i Polonisë. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Lituanisë ka vendosur që çdo përpjekje për të ulur shpërblimin e gjyqtarëve ose garanciv sociale ose për të ulur buxhetin për gjykatat duhet të interpretohen si shkelje e pavarësisë së gjyqësorit (Aktgjykimi i 6 dhjetorit 1995). Gjykata Kushtetuese e Republikës Çeke ishte e mendimit se gjyqtari ka të drejta të patjetërsueshme për një pagë të pazvogëluar (Aktgjykimi i 15 shtator 1999), por një ngrirje e përkohshme, e justifikuar e pagave bruto të gjyqtarëve nuk mund të konsiderohen si ndërhyrje në pavarësinë e tyre (Aktgjykimi i 2 marsit 2010). Paragrafi 16 dhe 17: Venice Commission, AMICUS CURIAE BRIEF FOR THE CONSTITUTIONAL COURT OF THE FORMER YUGOSLAV REPUBLIC OF MACEDONIA. CDL-AD(2010)038: https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2010)038-e

Personi kontaktues

Betim Musliu | info@kli-ks.org

Azemine Beqiri | Qytetar

06.10.2022 17:59:05

Unë si punonjëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mendoj që në projektligjin për pagat e zyrtarëve publik, duhet të bëhen edhe disa plotësime për pagat e punonjësve të këtij Institucioni, duke marrë parasysh edhe faktet e përmendura në vijimë:

  1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në Kapitullin XII të saj e ka vendosur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucion të pavarur Kushtetuës. Pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese, ka qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese në sepaku katër raste, si KO73/16, KO171/18, KO203/19, KO219/19.
  1. Aktgjykimi KO219/19 për ligjin paraprak të pagave në një paragraf thekson, Në rast të ligj bërjes së re në këtë fushë, Qeveria në cilësi të propozueses së ligjeve dhe Kuvendi në cilësi të votuesit të ligjeve, janë të obliguara që të marrin parasysh parimet e theksuara në këtë Aktgjykim dhe Aktgjykimet e tjera nga praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese në interpretim të neneve respektive të Kushtetutës.
  1. Pavarësia institucionale, funksionale, organizative dhe buxhetore e Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura duhet të njihet dhe çdo iniciativë ligjore duhet të respektojë këtë pavarësi.
  1. Sipas aktgjykimeve në fjalë, Gjykata Kushtetuese kishte konfirmuar se Personeli që punon në institucionet e pavarura kushtetuese ka përgjegjësi të ndryshme të punës krahasuar me pozita të ngjashme në institucione tjera dhe ky diferencim eksplicit reflektohet në përshkrimet e tyre të punës dhe në pagë dhe kjo duhet të ruhet. Andaj, ky diferencim i pagave të personelit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ruhet sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj vlerësoj se punonjësit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kategori kushtetuese, në projektligjin për paga, duhet të kenë trajtim meritor në ruajtjen e pavarësisë funksionale dhe organizative të institucionit, me qëllim që të kryej misionin e saj në mënyre cilësore dhe objektive, dhe gjithashtu me një trajtim ekujvalent si institucionet tjera të pavarura siç janë: Gjykata Kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit, Auditori i Përgjithshëm, dhe Gjykatat.

Më poshtë gjeni një propozim për një tabelë me koeficientë për disa nga zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e cila tabelë duhet të plotësohet edhe me zyrtarët tjerë sipas pozitave në organogramin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tabela

Emërtimi i pozitës

 

Grupi

Klasa

Koeficienti

 

Fusha e Zbatimit

Drejtor i Departamentit të Operacioneve Zgjedhore

K

K1

12.00

KQZ

Udhëheqës i Divizionit për Shërbimin Votues

 

K2

10.50

KQZ

Udhëheqës i Divizionit për Informim dhe Edukim të Votuesve

K3

10.50

KQZ

Udhëheqës i Divizionit të Trajnimit

K4

10.50

KQZ

Zyrtar i Lartë për Listë Votues

 

K5

7.50

KQZ

Zyrtar i Lartë për Informim dhe Edukim të Votouesve

 

K6

7.50

KQZ

Zyrtaret tjerë sipas organogramit të KQZ-së

 

K7

Xx

KQZ

Zyrtaret tjerë sipas organogramit të KQZ-së

 

 

...

KQZ

Etj.

 

 

 

 

Personi kontaktues

Azemine Beqiri | azemine.beqiri@kqz-ks.org

Oda e Mjekeve te Kosoves | OJQ

06.10.2022 16:36:48

Propozimet rreth Projektligjit dhe Shtojcave nga Oda e Mjekëve të Kosovës

Të nderuar

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes komisionit të brendshëm specifik ka shqyrtuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, me ç™rast kemi konsideruar të nevojshme plotësimin në disa pjesë të këtij Projektligji si në vijim:

Komente të përgjithshme:

  1. Ky Projektligj duhet të marrë për bazë edhe përgatitjen shkollore-arsimore për një profesion dhe punë që duhet të kryhet, numrin e viteve të shpenzuara për të arritur një titull ose një nivel të ekspertit të fushës përkatëse, ngase nuk është njëjtë sikur një Mjek që kryen 6 vite fakultet dhe 5 vite Specializim, të barazohet me një Jurist, Ekonomist, Arkitekt ose Inxhinier që kryen 3 vite Fakultet Bachelor, plus një vit Master dhe bëhet ekspert i fushës!! Fakulteti i cili kryhet për periudhë më të gjatë, duhet të vlerësohet më shumë dhe rrejdhimisht të paguhet më shumë! E njëjta do të vlente edhe për profesionistët ose ekspertët, ngase një vlerësim i drejtë, do të motivonte të rinjtë që të marrin edhe profile të tilla, që kërkojnë, kohë, investim, sakrificë dhe përkushtim më të madh se sa profilet e apostrofuara. Nuk mjafton motoja Për punë të barabartë, pagë të barabartë, sepse është shumë e mangët, për të përmbledhur kompleksitetin e vlerësimit korrekt të të gjitha grupeve të punës.
  2. Në njërën anë shërbeheni me nocionin Paga mujore, kurse në anën tjetër orarin i punës përcakohet me orë pune në javë!!!

Propozim:

të përcaktohet çmimi i orës së punës për secilin profil pune dhe paga të jetë në çdo 4 javë (si në vendet e zhvilluara), por edhe orët e punës të jenë të përcaktuara në javë.

  1. Në asnjë dokument nuk është e shpjeguar se si është vendosur Koeficienti i pagës për Klasën e pagës për secilin profil, me çfarë formule ose çelësi!! Përcaktimi i këtij çelësi, do të ishte baza e vlerësimit korrekt të këtij Projekligji. Në Memorandumin shpjegues shpjegimi ka qenë sipërfaqësor dhe i pamjaftueshëm!

 

Neni 6, paragrafi 5

Drafti i dorëzuar:

  1. Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën zero pikë pesë për qind (0.5%) për çdo vit të plotë pune. (Propozohet qe rritja e pagës baze te përvojës se punes te jete 2%)

Propozimi i Odës:

  1. Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën dy për qind (2%) për çdo vit të plotë pune.

Neni 22, paragrafi 1 me nën-paragrafin 1.8

Drafti i dorëzuar:

1.8 shtesa për nëpunësin e sistemit shëndetësor;

 

Propozimi i Odës:

1.8 shtesa për nëpunësin e sistemit shëndetësor nuk duhet t™i përjashtoj shtesat e tjera të këtij neni

 

Arsyetim:

 

Dispozita ligjore 1.8 e Nenit 22 është e pakuptimtë dhe duhet të riformulohet sipas propozimit të Odës për shkak se interpretimi dhe zbatimi i saj në praktikë të jetë sa më i saktë për faktin se, nëse mbetet si e tillë interpretimi i saj do të bëhet jo-konform pikave tjera të këtij neni dhe do të jetë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

 

Neni 25 “ Shtesa e performancës

Drafti i dorëzuar:

  1. Shtesa e performancës synon stimulimin e nëpunësit civil dhe nëpunësin e administratës së shërbimit publik të kategorisë profesionale në organizatat buxhetore që financohen nga buxheti i shtetit, për të marrë rezultate të shkëlqyeshme në kryerje të detyrave dhe përgjegjësive.

 

  1. Nëpunësi civil dhe nëpunësi i administratës së shërbimit publik i kategorisë profesionale përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të vlerësimit të punës.

 

Propozimi i Odës:

  1. Shtesa e performancës synon stimulimin e zyrtarit publik në organizatat buxhetore që financohen nga buxheti i shtetit, për të marrë rezultate të shkëlqyeshme në kryerje të detyrave dhe përgjegjësive.

 

  1. Zyrtari publik përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të vlerësimit të punës.

 

Arsyetim:

 

Termet e përdorura në këto dy dispozita ligjore duhet të jenë të harmonizuara me dispozitat e tjera të këtij Ligji dhe Ligjin për Zyrtarët Publik, që nënkupton se çdo zyrtar që ofron shërbime publike quhet Zyrtar Publik dhe jo nëpunës civil.

 

Neni 26

Shtesa për kushte specifike të punës

 

  Drafti i dorëzuar:

  1. Shtesa për kushte specifike të punës përfitohet nga zyrtarët publikë dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës të cilat ua rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin.

 

  1. Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 1 % e fondeve totale të përdorura nga organizata buxhetore, për pagën bazë të zyrtarëve publik të organizatës buxhetore në të njëjtin vit financiar.

 

 

Propozimi i Odës:

 

  1. Shtesa për kushte specifike të punës përfitohet nga zyrtarët publikë dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës të cilat ua rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin deri ne 20% te pagës baze.

 

  1. Paragrafi 2 duhet të jetë në përputhje me paragrafin 1, nëse aprovohet propozimi).

Neni 28

Shtesa për vëllimin e punës

Drafti i dorëzuar:

  1. Organizatat buxhetore, në rastet e parashikuara nga ky ligj, mund të japin shtesën për vëllim të punës, për kryerjen e punës për shkak të rritjes së vëllimit të punës, nëse kanë mjete në dispozicion për këtë qëllim nga kursimet e fondeve të pagave që krijohen për shkak të mungesës së nëpunësve civil, apo pozitave të paplotësuara për të cilat janë paraparë mjete në planin financiar të shfrytëzuesit buxhetor dhe fonde për projekte të veçanta.

Propozim i Odës:

  1. Organizatat buxhetore, në rastet e parashikuara nga ky ligj, mund të japin shtesën për vëllim të punës, për kryerjen e punës për shkak të rritjes së vëllimit të punës, nëse kanë mjete në dispozicion për këtë qëllim nga kursimet e fondeve të pagave që krijohen për shkak të mungesës së zyrtarit publik, apo pozitave të paplotësuara për të cilat janë paraparë mjete në planin financiar të shfrytëzuesit buxhetor dhe fonde për projekte të veçanta.

Arsyetim:

Termet e përdorura në këto dy dispozita ligjore duhet të jenë të harmonizuara me dispozitat e tjera të këtij Ligji dhe Ligjin për Zyrtarët Publik, që nënkupton se çdo zyrtar që ofron shërbime publike quhet Zyrtar Publik dhe jo nëpunës civil.

Neni 29

Shtesa për provim shtetëror për nëpunësin e arsimit para universitar

  Drafti i dorëzuar:

  1. Të gjithë nëpunësit e arsimit para universitar në shkollat e Republikës së Kosovës, nëse kalojnë provimin shtetëror i cili do të përcaktohet përmes një akti të veçantë, kanë të drejtë të përfitojnë shtesën për provim shtetëror. Provimi shtetëror, nuk nënkupton licencimin.

 

  Propozimi i Odës:

  1. Të gjithë zyrtarët publik në Instiucionet e RKS nëse e kalojnë provimin shtetëror i cili do të përcaktohet përmes një akti të veçantë, kanë të drejtë të përfitojnë shtesën për provim shtetëror. Provimi shtetëror, nuk nënkupton licencimin.

  Arsyetim:

 Konsiderojmë se paragrafi 1 i Nenit 29 është diskriminues për profesionet e tjera të rregulluara me Ligj dhe Kushtetutën e RKS. Andaj, kërkojmë që propozimi i Odës të përfshihet sipas prozimit, në të kundërtën si dispozitë ekzistuese diskriminon profesionet e tjera dhe duhet të largohet nga Projektligji.

Neni 33
Shtesa e funksionale për nëpunësin e sistemit shëndetësor

 

Drafti i dorëzuar:

 

  1. Nëpunësit e sistemit shendetesore Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe në kujdesin parësor shëndetësor, që ushtrojnë funksione udhëheqëse dhe të cilët nuk janë pjesë e shtojcave të këtij ligji përfitojnë shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit përkatës. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi nuk mund të kalojë njëzet përqind (20 %) të pagës bazë.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar.

 

  Propozimi i Odës:

  1. 1. Nëpunësit e sistemit shendetesore përfitojnë shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit udhehëqese. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi përqind duhet të jetë nga 10-30 % (dhjetë deri tridhjetë përqind) të pagës bazë.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar apo ne sistemin shendetesore.

 

Neni 36
Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës

 

  Drafti i dorëzuar:

  1. Kompensimi për kujdestari sipas këtij ligji nuk mund të tejkalojë 20% të pagës bazë.

 

  Propozimi i Odës:

  Në sistemin shëndetësore paragrafi 3 i këtij Neni nuk duhet te vleje sepse e kolapson sistemin.

Komisioni i brendshëm specifik ka shqyrtuar edhe Shtojcat në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe konsideroi nevojën e plotësim-ndryshimit në Shtojcën 2 dhe Shtojcën 9 si në vijim:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtojca 2 “ plotësim i emërtimit të pozitës në pikën 3

 

 

Propozimi i Odës:

 

Shtojca 9 “ plotësim i Emërtimit të pozitës, Klasës, Koeficientit dhe Fushës së Zbatimit

 

Drafti i pranuar:

 

Propozimi i Odës:

SHTOJCA NR.9 - SISTEMI SHËNDETËSOR

Nr.

Emërtmi i Pozitës

Grupi

Klasa

Koeficienti

Fusha e Zbatimit

1

Drejtori i SHSKUK-së

 

Bartet nga G1

17

Te jete 10% mbi pagën e drejtorit te institucionit tretesore/QKUK edhe pse pozite e cila eshte propozuar qe te largohet si institucion ne propozim ligj per shëndetësi.

1.1

 

 

 

Mjek specialist,

Stomatolog Specialist,

Farmacist  specialist

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

H

   H1

 

   

 

 

 

 

 

      H2

15.5

Shëndetësia e nivelit tretësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

2

13.4

Shëndetësia e nivelit dytësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

3

H3

 

12.6

Shëndetësia e nivelit parësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

 

 

 

 

4

 

Mjek specialist,

Stomatolog Specialist,

Farmacist  specialist

 

 

 

H4

 

 

12

Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën ne nivele te ndryshme te administratës publike.

6

Mjek, Stomatolog dhe Farmacist në Specializim

 

H5

11

 

7

Mjek i përgjithshëm, Stomatolog,

Mjek Veterniar, Farmacist,

H6

10

 

9

Specialist i Psikologjise Klinike , Ekspert i Fizikës Mjekësore

 

H7

7

 

 

Personi kontaktues

Oda e Mjekeve te Kosoves | info@omk-rks.org

Dokumentet shtesë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë | Tjetër

06.10.2022 16:10:00

Kërkesë që brenda draftit të projektiligjit për paga të merret në konsideratë që zyrtarët publik që kanë tituj shkencor dhe tituj profesional postdiplomik në pozita të profilizuara specifike, të trajtohen me një shumë shtesë mbi pagën bazë sipas koeficientit të përcaktuar në shtojcën përkatëse.

Personi kontaktues

Jeton Spahiu | jeton.spahiu@rks-gov.net

Grupi per Studime Juridike dhe Politike | OJQ

06.10.2022 15:30:44

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) pas analizimit të Projektligjit për pagat në sektorin publik ( në vijim PLPSP) i cili është publikuar në platformën elektronike ofron komentet e mëposhtme. Paraprakisht, GLPS thekson se mospërfshirja e shoqërisë civile në procesin e draftimit fillestar të projektligjit, përkatësisht GLPS-së e cila ka ekspertizë në këtë fushë, dëmton thellësisht procesin e draftimit të ligjit dhe si të tillë e bën të paqëndrueshëm duke lënë shumë hapësirë për përmirësime. Duhet rikujtuar që në vitin 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një Ligj për Pagat e Sektorit Publik i cili është shpallur si jo-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese për një numër arsyesh. Ky vendim duhet të jetë njëra ndër shtyllat kryesore parimore mbi të cilat ndërtohet dhe dizajnohet sistemi i pagave të sektorit publik në vend. Cdo anashkalim i tij e rrezikon që drafti që përgatitet të dështoj në kalimin e testit kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin me nr. KO219/19. Komentet specifike i gjeni të bashkëngjitura në dokumentin e bashkëngjitur.

Personi kontaktues

Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org

Dokumentet shtesë

Besnik Buzhala | Qytetar

06.10.2022 15:27:23

Lidhur me Ligjin për pagat në sektorin publik, po i jap disa komente, e që lidhen me institucionin ku punoj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, po e jap vetëm një koment.

 

Në çdo institucion mendoj se duhet të bëhet ndarja e pozitave funksionale (të veçanta) nga pozitat mbështetëse. Për shembull: mendoj që për institucionin e KQZ-së duhet të përfshihen kategori të veçanta që kanë të bëjnë pozitat që lidhen me fushën e zgjedhjeve, si: ekspert zgjedhor dhe në kuadër të këtyre pozitave të përfshihen koeficiente që janë më të lartë nga pozitat tjera administrative (shërbimeve mbështetëse) për shkak të natyrës dhe volumit të punës. Pra, si propozim, pozitat që lidhen me zgjedhje, të mund të përfshihen në shtojcën 14.6, të dokumentit Shtojcat-e-LP-se-_v.1509.pdf për shkak se këto pozita janë specifike dhe si të tilla nuk ka në institucione tjera. Sa i përket koeficienteve, mendoj që duhet të përcaktohen koeficientet prej: 7 deri 10.

Personi kontaktues

Besnik Buzhala | besnik.buzhala@kqz-ks.org

Sindikata e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina | Tjetër

06.10.2022 14:40:08

Të nderuar/a, 

 

 Me qenë se projektligji për pagat në sektorin publik është në diskutim publik, ne si Sindikatë e UP-së, shprehim shqetësimin tonë që stafin administrativ të UP-së nuk po e gjejmë brenda këtij projektligji, prandaj kërkesa e jonë është qe te përfshihen ne shtojcën 8 te projektligjit për paga dhe koeficiente. Të bashkangjitur gjeni të gjitha pozitat në Universitete Publike të Republikës së Kosovës. Stafi administrativ të rangohet në vazhdim të tabelarit pas pozitës së asistentit të ri duke u bazuar në shkresën për procedimin e pagave të Universiteti të Prishtinës nga  MAP me nr. protokollit 5733 të datës 29.12.2016. 

Projektligjin aktual e shohim diskriminues sepse bënë ndarje të stafit akademik me atë administrativ, përderisa janë të dyja janë brenda një institucioni, sikurse tek shkollat e mesme dhe fillore duke filluar nga drejtori e deri tek bibliotekisti, janë brenda një tabelari në shtojcën e projektligjit për paga, që tek universitetet nuk është një gjë e tillë.

Mbetemi me shprese që ju do t™i keni në konsideratë vërejtjet tona dhe jemi të gatshëm në çdo kohë të japim kontributin tonë për sqarime shtesë rreth kërkesave tona.

 

Punë të mbarë, gjithë të mirat!

 

Me respekt,

Flutura Demaku Zariqi

Kryetare e SUPHP

Personi kontaktues

Flutura Demaku Zariqi | flutura.demaku@uni-pr.edu

Dokumentet shtesë

Sindikata e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina | Tjetër

06.10.2022 14:38:59

Të nderuar/a, 

 

 Me qenë se projektligji për pagat në sektorin publik është në diskutim publik, ne si Sindikatë e UP-së, shprehim shqetësimin tonë që stafin administrativ të UP-së nuk po e gjejmë brenda këtij projektligji, prandaj kërkesa e jonë është qe te përfshihen ne shtojcën 8 te projektligjit për paga dhe koeficiente. Të bashkangjitur gjeni të gjitha pozitat në Universitete Publike të Republikës së Kosovës. Stafi administrativ të rangohet në vazhdim të tabelarit pas pozitës së asistentit të ri duke u bazuar në shkresën për procedimin e pagave të Universiteti të Prishtinës nga  MAP me nr. protokollit 5733 të datës 29.12.2016. 

Projektligjin aktual e shohim diskriminues sepse bënë ndarje të stafit akademik me atë administrativ, përderisa janë të dyja janë brenda një institucioni, sikurse tek shkollat e mesme dhe fillore duke filluar nga drejtori e deri tek bibliotekisti, janë brenda një tabelari në shtojcën e projektligjit për paga, që tek universitetet nuk është një gjë e tillë.

Mbetemi me shprese që ju do t™i keni në konsideratë vërejtjet tona dhe jemi të gatshëm në çdo kohë të japim kontributin tonë për sqarime shtesë rreth kërkesave tona.

 

Punë të mbarë, gjithë të mirat!

 

Me respekt,

Flutura Demaku Zariqi

Kryetare e SUPHP

Personi kontaktues

Flutura Demaku Zariqi | flutura.demaku@uni-pr.edu

Dokumentet shtesë

ZYRTARET CERTIFIKUES | Tjetër

06.10.2022 13:53:47

Projektligji per paga për sektorin publik konsiderojme se është diskriminues pasi është i bazuar vetëm në pozitat udhëheqese në "Emer"dhe jo në parimin e trajtimit të barabart veqanrisht të pozites së zyrtarëve certifikues bazuar në parimin e raportimit/hierarkis,përgjegjësive,asimimit,komleksitetit të punëve ,dhe rrjedhimisht në kundërshtim me LMFPP,si dhe vet nenin 3 ,paragrafi1.1,1.3 dhe nenit 4 paragrafi1.4 i këti projektligji.

Personi kontaktues

Ejup Ismajli | Ejup.g.ismajli@rks-gov.net

Dokumentet shtesë

Sindikata e Sherbimit Civil | Tjetër

06.10.2022 12:07:14

Komentet e Shoqatave Sindikale të Shërbimit Civil të nivelit qendror ( Ministri dhe Agjenci Ekzekutive) për draft Ligjin për Paga

 

 

Neni 4

Parimet e sistemit të pagave

 

  1. Sistemi i pagave i rregulluar me këtë ligj bazohet në parimet e mëposhtme:

 

  • parimi i barazisë dhe mos-diskriminimit “ nënkupton që secili, pa kurrëfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë, duke marrë parasysh natyrën e punës, si dhe kualifikimin.

 

 

 

 

 

Neni 9

Përcaktimi i vlerës së koeficientit

 

1.Vlera monetare e koeficientit është130 euro.

  1. Rritja e pagave bëhet konform rritjes ekonomike dhe inflacionit.

 

Përcaktimi i vleres se koeficientit me Ligjin e Buxhetit iu krijon mundesi qeverive në vazhdimësi të luajnë me pagat e sektorit publik, të rrezikojnë mirëqenien e administrates shterore  dhe të  abuzojnë me vleren e koeficientit në vitet zgjedhore.

 

Neni 10
 Ulja e nivelit të pagës

 

  1. Vlera monetare e koeficientit e përcaktuar sipas këtij ligji, mund të ulet vetëm me ligj dhe atë vetëm për situatën në vijim:

 

  • një tronditje makroekonomike e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave;

         Të fshihet paragrafi 1.1

 

  • një fatkeqësie natyrore sipas kuptimit të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

 

 

 

Agjencitë Ekzekutive si agjenci profesionale të barazohen me ministritë sepse janë institucione të pushtetit qendror dhe për të punuar në këto institucione duhet ekspertizë e lartë profesionale.

 

 

 

PJESA TABELARE

Të rriten koeficientet për kategoritë profesionale dhe teknike .

Shtojca Nr. 10* -Nëpunësi i shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës

 

Nr.

Emërtmi i Pozitës

Grupi

Klasa

Koeficienti

Fusha e Zbatimit

 

1

 

 

 

Drejtues i Lartë 1

 

 

G1

 

14

Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës

 

2

Drejtori i SHSKUK-së

 

3

G2

12.5

Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës

 

4

 

 

 

 

Drejtues i Lartë 2

G3

12.4

Në Presidencë

 

5

G4

12.3

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës, Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

6

G5

12.2

Në Ministri

 

7

G6

12.1

Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

8

G7

12

Në Agjenci Ekzekutive dhe Administratë të Shërbimit Publik

 

9

 

 

Drejtues i Lartë 3

G8

10.7

Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

 

10

 

G9

10.6

Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm në Agjenci Ekzekutive - i paraparë në ligje të themelimit

 

11

 

 

 

 

Drejtues i Mesëm 1

G10

8.7

Në Presidencë

 

12

G11

8.6

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës,

Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

13

G12

8.4

Në Ministri

 

14

G13

8.3

Në Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

15

G14

8.2

Në Agjenci

 

 

 

dhe

Administratë të Shërbimit Publik

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ekzekutive, Komuna

 

16

Drejtues i Mesëm 2

 

G15

8

Zëvendës Drejtues i Mesëm

 

17

 

 

 

 

 

Drejtues i Ulët

 

G16

7.6

Në Presidencë

 

 

18

 

G17

7.5

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës,

Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

19

G18

7.4

Në Ministri

 

20

G19

7.35

Në Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe

Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

 

21

 

G20

 

7.3

 

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe Administratë të Shërbimit Publik

 

22

Inspektor me autorizime policore

G21

7.2

Inspektor dhe Hetues ne Inspektoriatin Policor

të Kosovës

 

23

Specialist

G22

7

Pozitat si inxhinier, arkitekt, gjeodet, urbanist

 

24

Inspektor

G23

6.5

Inspektor ne nivelin qendror

 

25

 

 

 

 

 

 

Profesional 1

G24

6

Në Presidencë

 

26

G25

6

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës,

Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

27

G26

6

Në Ministri

 

28

G27

6

Në Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

29

G28

6

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe

Administratë të Shërbimit Publik

 

30

 

 

 

 

Profesional 2

G29

5.5

Në Presidencë

 

31

G30

5.5

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës,

Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

32

G31

5.5

Në Ministri

 

33

G32

5.5

Në Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe

Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

34

G33

5.5

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe

Administratë të Shërbimit Publik

 

35

 

 

 

 

Profesional 3

G34

4

Në Presidencë

 

 

36

 

G35

 

5

Në Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës, Gjykatë Kushtetuese si dhe Gjykatë dhe Prokurori

 

37

G36

5

Në Ministri

 

38

G37

5

Në Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe

Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

39

G38

5

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe Administratë të Shërbimit Publik

 

 

40

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

T1

5

Në Presidencë, Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës dhe Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë dhe

Prokurori

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

41

Nëpunës teknik dhe mbështetës 1 (Udhëheqës)

 

T2

 

5

 

Në Ministri, Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore

 

42

T3

5

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe Administratë të Shërbimit Publik

 

 

 

43

Nëpunës teknik dhe mbështetës 2

 

 

T4

 

 

4.5

Në Presidencë, Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës dhe Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë dhe Prokurori (vozitës, korrier, kuzhinier, sigurimi, mekanik, elektricist, zdrukthëtar, ujë instalues, farkëtar dhe pozita të ngjashme)

 

 

 

44

 

 

T5

 

 

4.5

Në Ministri, Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore (vozitës, korrier, kuzhinier, sigurimi , mekanik, elektricist, zdrukthëtar, ujë instalues, farkëtar dhe pozita të ngjashme)

 

 

 

45

 

 

T6

 

4.5

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe Administratë të Shërbimit Publik (vozitës, korrier, kuzhinier, sigurimi, mekanik, elektricist, zdrukthëtar, ujë instalues, farkëtar dhe pozita të ngjashme)

 

 

46

 

 

 

 

 

Nëpunës teknik dhe mbështetës 3

 

T7

 

4

Në Presidencë, Zyre të Kryeministrit, Kuvend të Kosovës dhe Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë dhe Prokurori (roje, kopshtar, shtëpiak, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme)

 

 

47

 

T8

 

4

Në Ministri, Institucione të Pavarura Kushtetuese dhe Agjenci të Pavarura dhe Rregullatore (roje, kopshtar, shtëpiak, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme)

 

 

 

48

 

 

T9

 

 

4

 

Në Agjenci Ekzekutive, Komuna dhe Administratë të Shërbimit Publik (roje, kopshtar, shtëpiak, autolarës, rrobalarës dhe pozita të ngjashme)

 

 

 

 

 Pozitat në këtë shtojcë janë sipas akteve nënligjore përkatëse për klasifikim të vendeve të punës në shërbimin

 

civil dhe në administratë të shërbimit publik - si dhe klasifikimin për nëpunës teknik dhe mbështetës.

 
             

 

 

 

 

Personi kontaktues

Ali Sefaj | sindikatashc@gmail.com

Qendrese Ibra | Qytetar

06.10.2022 11:50:44

Sistemi i pagave i rregulluar me këtë ligj duhet të bazohet në parimin e barazisë dhe mos-diskriminimit “ e që nënkupton që secili, pa kurrëfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë, duke marrë parasysh natyrën e punës, si dhe kualifikimin.

Personi kontaktues

Qendrese Ibra | qendresaibra84@gmail.com

AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË | Agjenci e shtetit

06.10.2022 11:26:33

Të nderuar,

Zyrtarët Publik - nëpunësit civil që kanë marrdhënie të rregullt pune në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) me profesion Mjek Veterinar (titull ekuivalent me Mjekun Human, Farmacistin, Stomatologun sa i takon kualifikimit), sipas këtij projektligji janë kategorizuar në fushën e shëndetësisë, por duke mos specifikuar fusha e veprimit.

Lidhur me këtë ju kujtojmë se, natyra e punës dhe përgjegjësia e mjekut veterinar për shëndetin publik dhe atë veterinar konsiderohet në parim domen i shëndetësisë. Mirëpo përjashtimisht fushës së arsimit, ju sqarojmë se në të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës, të gjithë zyrtarët publik mjek veterinar që përfitojnë pagë nga buxheti i shtetit dhe ku janë subjekt i këtij projektligji, janë të atashuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nuk janë të shtrirë në asnjë institucion tjetër të Shërbimit Civil dhe Publik (përveç fushës së arsimit).

AUV është i vetmi institucion publik shtetëror, dhe autoriteti më i lartë dhe i vetëm kompetent që mbron jetën dhe shëndetin e njeriut, përmes garantimit të sigurisë së ushqimit dhe shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve (zoonozat).

Prandaj mendojmë se specifikimi i fushës së zbatimit, eliminon çdo paqartësi që mund të rrjedh nga vendosja e titullit Mjek Veterinar në hapësirën e këtij projektligji (shtojca 9.-Shëndetësia).  

Personi kontaktues

Bafti Murati | festim.rexhepi@rks-gov.net

Naser Gjonbalaj | Qytetar

06.10.2022 00:59:04

Neni 6

Paga bazë

Pika 5 : Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën zero pikë pesë për qind (0.5%) për çdo vit të plotë pune. (Propozohet qe rritja e pagës baze te përvojës se punes te jete 2%)

 

 

Neni 7

Llogaritja e pagës

  1. Pika 2Për efekt të llogaritjes të pagës mujore, një (1) muaj llogaritet të ketë njëqind e shtatëdhjetë e tri (173) orë pune ( propozoje te jete njëqind e gjashtedhjete e tete (168) orë pune per efekt qe pjesa me e madhe e muajve kane 21 ditë pune).

 

 

Neni 22

Shtesat

 

  1. Shtesat që mund përfitohen në bazë të këtij ligji janë:

 

Te shtohet

  • asnjera nga shtesat nuk perjashtojnë njëra tjeteren.

 

 

Neni 25

Shtesa e performancës

Te riformulohen

  1. Shtesa e performancës synon stimulimin e zyrtarit publik  në organizatat buxhetore që financohen nga buxheti i shtetit, për të marrë rezultate të shkëlqyeshme në kryerje të detyrave dhe përgjegjësive.

 

  1. Zyrtari publik përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të vlerësimit të punës.

Neni 26

Shtesa për kushte specifike të punës

 

  1. Shtesa për kushte specifike të punës përfitohet nga zyrtarët publikë dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës të cilat ua rrezikojnë shendetij apo dhe jetën deri ne 20% te pagës baze.

 

  1. Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet te regullohen me akte nenligjore nga ministria gjegjse ( Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 1 % e fondeve totale të përdorura nga organizata buxhetore, për pagën bazë të zyrtarëve publik të organizatës buxhetore në të njëjtin vit financiar për arsye qe shendeti i zyrtarit publin nuk ka kushte  buxhetore e e justifikon demtimin).

 

Neni 28

Shtesa për vëllimin e punës

  1. Organizatat buxhetore, në rastet e parashikuara nga ky ligj, mund të japin shtesën për vëllim të punës, për kryerjen e punës për shkak të rritjes së vëllimit të punës, nëse kanë mjete në dispozicion për këtë qëllim nga kursimet e fondeve të pagave që krijohen për shkak të mungesës së zyrati publik, apo pozitave të paplotësuara për të cilat janë paraparë mjete në planin financiar të shfrytëzuesit buxhetor dhe fonde për projekte të veçanta.

 

Neni 29

Shtesa për provim shtetëror për nëpunësin e arsimit para universitar

 

  1. Të gjithë nëpunësit e arsimit para universitar në shkollat e Republikës së Kosovës, nëse kalojnë provimin shtetëror i cili do të përcaktohet përmes një akti të veçantë, kanë të drejtë të përfitojnë shtesën për provim shtetëror. Provimi shtetëror, nuk nënkupton licencimin. Te gjitha profesionet e rregulluara me ligj kane provim shteterore obligativ ose te vleje per te gjithë ose te largohen per te gjithë.

 

 

Neni 33
Shtesa e funksionale për nëpunësin e sistemit shëndetësor

 

  1. Nëpunësit e sistemit shendetesore përfitojnë shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit drejtues përkatës. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi (10-30 %) të pagës bazë.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar ose ne sistemin shendetesore.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën në lokacion të largët, përfiton një shtesë të posaçme. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi nuk mund të kalojë njëzet përqind 20 % të pagës bazë.

 

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për shëndetësi dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, grup pozitat, rregullat për shtesën sipas këtij neni, si dhe kushtet e detajuara për përfitimin e saj

 

  1. Profesionistet shëndetsore për kryerjen e punës si mentorë të trajnimeve afatgjate (specializimeve) përfitojnë një shtesë dhjetë për qind (10%) të pagës bazë, për të gjitha kandidates për vitit akademik. Shtesa sipas këtij paragrafi, merret në baza mujore. (Te shtohet per mentorimin e specializantev qe një mentor mund ti ket deri tre specializanta  per të gjithe periudhen e specializimit që zgjat  nga 3 në 6 vjet).

 

 

Neni 36
Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës

Paragrafi 3 Kompensimi për kujdestari sipas këtij ligji nuk mund të tejkalojë 20% të pagës bazë. Si i tille ne sitemin shëndetsore krijon veshtirsi (që çon drejt kolapsit) ne zbatueshmei per ofrim te shenbimeve mjeksor  te vazhdueshëme 24/7.

 

 

Personi kontaktues

Naser Gjonbalaj | nasergjonbalaj@gmail.com

Dokumentet shtesë

Naser Gjonbalaj | Qytetar

06.10.2022 00:52:57

Neni 6

Paga bazë

Pika 5 : Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën zero pikë pesë për qind (0.5%) për çdo vit të plotë pune. (Propozohet qe rritja e pagës baze te përvojës se punes te jete 2%)

 

 

Neni 7

Llogaritja e pagës

  1. Pika 2Për efekt të llogaritjes të pagës mujore, një (1) muaj llogaritet të ketë njëqind e shtatëdhjetë e tri (173) orë pune ( propozoje te jete njëqind e gjashtedhjete e tete (168) orë pune per efekt qe pjesa me e madhe e muajve kane 21 ditë pune).

 

 

Neni 22

Shtesat

 

  1. Shtesat që mund përfitohen në bazë të këtij ligji janë:

 

Te shtohet

  • asnjera nga shtesat nuk perjashtojnë njëra tjeteren.

 

 

Neni 25

Shtesa e performancës

Te riformulohen

  1. Shtesa e performancës synon stimulimin e zyrtarit publik  në organizatat buxhetore që financohen nga buxheti i shtetit, për të marrë rezultate të shkëlqyeshme në kryerje të detyrave dhe përgjegjësive.

 

  1. Zyrtari publik përfiton shtesë vjetore për performancë bazuar në rezultatet vjetore të vlerësimit të punës.

Neni 26

Shtesa për kushte specifike të punës

 

  1. Shtesa për kushte specifike të punës përfitohet nga zyrtarët publikë dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës të cilat ua rrezikojnë shendetij apo dhe jetën deri ne 20% te pagës baze.

 

  1. Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, duhet te regullohen me akte nenligjore nga ministria gjegjse ( Shtesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 1 % e fondeve totale të përdorura nga organizata buxhetore, për pagën bazë të zyrtarëve publik të organizatës buxhetore në të njëjtin vit financiar për arsye qe shendeti i zyrtarit publin nuk ka kushte  buxhetore e e justifikon demtimin).

 

Neni 28

Shtesa për vëllimin e punës

  1. Organizatat buxhetore, në rastet e parashikuara nga ky ligj, mund të japin shtesën për vëllim të punës, për kryerjen e punës për shkak të rritjes së vëllimit të punës, nëse kanë mjete në dispozicion për këtë qëllim nga kursimet e fondeve të pagave që krijohen për shkak të mungesës së zyrati publik, apo pozitave të paplotësuara për të cilat janë paraparë mjete në planin financiar të shfrytëzuesit buxhetor dhe fonde për projekte të veçanta.

 

Neni 29

Shtesa për provim shtetëror për nëpunësin e arsimit para universitar

 

  1. Të gjithë nëpunësit e arsimit para universitar në shkollat e Republikës së Kosovës, nëse kalojnë provimin shtetëror i cili do të përcaktohet përmes një akti të veçantë, kanë të drejtë të përfitojnë shtesën për provim shtetëror. Provimi shtetëror, nuk nënkupton licencimin. Te gjitha profesionet e rregulluara me ligj kane provim shteterore obligativ ose te vleje per te gjithë ose te largohen per te gjithë.

 

 

Neni 33
Shtesa e funksionale për nëpunësin e sistemit shëndetësor

 

  1. Nëpunësit e sistemit shendetesore përfitojnë shtesë të posaçme për ushtrimin e funksionit drejtues përkatës. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi (10-30 %) të pagës bazë.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar ose ne sistemin shendetesore.

 

  1. Nëpunësi i sistemit shëndetësor, i cili ushtron detyrën në lokacion të largët, përfiton një shtesë të posaçme. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi nuk mund të kalojë njëzet përqind 20 % të pagës bazë.

 

  1. Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, ministrisë përgjegjëse për shëndetësi dhe ministrisë përgjegjëse për financa, miraton, me akt nënligjor, grup pozitat, rregullat për shtesën sipas këtij neni, si dhe kushtet e detajuara për përfitimin e saj

 

  1. Profesionistet shëndetsore për kryerjen e punës si mentorë të trajnimeve afatgjate (specializimeve) përfitojnë një shtesë dhjetë për qind (10%) të pagës bazë, për të gjitha kandidates për vitit akademik. Shtesa sipas këtij paragrafi, merret në baza mujore. (Te shtohet per mentorimin e specializantev qe një mentor mund ti ket deri tre specializanta  per të gjithe periudhen e specializimit që zgjat  nga 3 në 6 vjet).

 

 

Neni 36
Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës

Paragrafi 3 Kompensimi për kujdestari sipas këtij ligji nuk mund të tejkalojë 20% të pagës bazë. Si i tille ne sitemin shëndetsore krijon veshtirsi (që çon drejt kolapsit) ne zbatueshmei per ofrim te shenbimeve mjeksor  te vazhdueshëme 24/7.

 

 

SHTOJCA NR.9 - SISTEMI SHËNDETËSOR

Nr.

Emërtmi i Pozitës

Grupi

Klasa

Koeficienti

Fusha e Zbatimit

1

Mjek specialist, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist specialist

H

H1

15.5

Shëndetësia e nivelit tretësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

2

H2

13.4

Shëndetësia e nivelit dytësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

3

H3

12.6

Shëndetësia e nivelit parësor Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën si personel akademik në arsimin universitar, kur këtë e lejon ligji përfiton një shtesë në vlerë prej tridhjetë përqind (30%) të pagës bazë për pozitën me orar të plotë të punës në arsimin universitar, sipas nenit 33 pika 1 e propozuar  të Ligjit,( pozita drejtuese perfitojn % nga 10-30 %)

4

Mjek specialist, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist specialist

 

H4

12

Mjeku Specialist i cili ushtron detyrën ne nivele te ndryshme te administratës publike dhe pozita e kerkon profiling shëndetësor.

5

Mjek në Specializim, Stomatolog  në specializim, Farmacist në specializim,  

 

H5

10.4

 

6

Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist,

Mjek Veterniar

H6

10

Duke perfshire zyrtarin public qe ushtron detyrën ne nivele te ndryshme te administratës publike dhe pozita e kerkon profilin shëndetësor.

7

Psikolog Klinik, Ekspert i Fizikës Mjekësore, Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant, te specializuar ne shkollim afatgjate mbi 2 vjet

H7

7

Niveli tretësor i shëndetësisë Msc,( pozita drejtuese perfitojn % nga 5 -20 %)

8

Psikolog Klinik, Ekspert i Fizikës Mjekësore, Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant,

H8

6.2

Niveli tretësor i shëndetësisë Msc pozita ,( pozita drejtuese perfitojn % nga 5 -20 %)

9

Psikolog Klinik, Ekspert i Fizikës Mjekësore, Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant,

H9

6

Niveli sekondar i shëndetësisë  Msc

,( pozita drejtuese perfitojn % nga 5 -20 %)

10

Psikolog Klinik, Ekspert i Fizikës Mjekësore, Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant,

H10

5.8

Niveli parësor i shëndetësisë Msc

,( pozita drejtuese perfitojn % nga 5 -20 %)

11

Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant,

H11

5.6

Niveli tretësor i shëndetësisë -Bachelor

12

Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 2

H12

5.5

Niveli sekondar i shëndetësisë -Bachelor

13

Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, Laborant,

H13

5.4

Niveli parësor i shëndetësisë -Bachelor

14

Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 4

H14

5.3

Niveli tretësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme

15

Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 5

H15

5.2

Niveli sekondar i shëndetësisë -Shkollë e mesme

16

Laborant, Infermier, Mami, Teknik mjekësor, Teknik farmacist 6

H16

5.1

Niveli parësor i shëndetësisë -Shkollë e mesme

Personi kontaktues

Naser Gjonbalaj | nasergjonbalaj@gmail.com

Ministria e Shëndetësis | Agjenci e shtetit

05.10.2022 14:38:20

Me rastin  e përcaktimit të koeficienteve për NJAB-të në radhë të parë u shkel parimi paga e njëjtë për punë të njëjtë , pasi që koeficientet janë ndarë në tri nivele , Ministri , Agjencion dhe Komuna , pa pasur parasysh se cilat janë dallimet në përgjegjësit , detyrat dhe fushëveprimi , kështu që një agjencion me një milion euro buxhet është favorizuar para një komune që ka buxhet me 15-30 milion euro dhe një fushëveprim shumë të gjerë duke përfshirë deri në 30 nënprogram buxhetore të Arsimit  me tri programe buxhetor të Shëndetësisë dhe me 12-13 programe buxhetore të Administratës Komunale , kjo as që është marrë parasysh .

Nga rangimi i pozitës së auditorëve me shefat e sektorëve shihet se është degraduar aq shume roli i auditorit të brendshëm dhe është zbritur koeficienti nën nivelin e një shefi të sektorit  dhe zyrtarit në pozitën avokatit publik .

Paga e stafit të Njësisë Qendrore Harmonizuese dhe Njësisë të Auditorit të Brendshëm trajtohen në mënyrë të veçantë dhe duhet të jenë të harmonizuara me pagat e auditorëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit ( Ligji Nr.06/L-021)

Personi kontaktues

Dem Rexhepi | Dem.Rexhepi@rks-gov.net

Dokumentet shtesë

Kryetari i sindikates-Universiteti "Isa Boletini" Mitrovicë | Tjetër

05.10.2022 10:33:05

Te nderuar/a, 

Me qene se projektligji per pagat ne sektorin publik eshte ne diskutim publik, ne si administrate e UIBM-se, nuk po e gjejme veten brenda ketij projektligji, prandaj kerkesa e jone eshte qe te perfshihemi ne shtojcen 8 te projektiligjit per paga dhe koeficinet. Te bashkangjitur gjeni te gjitha pozitat ne universitete publike te Republikes se Kosoves. Stafi administrativ te rangohet ne vazhdim te tabelarit pas pozites asisten i ri. 

Projektiligjin aktuar e shohim diskriminues sepse bene ndarje te stafit akademin me ate administrativ, perderisa jane te dyja jane brenda nje institucioni, sikurse tek shkollat e mesme dhe fillore duke filluar nga drejtori e deri te punetori teknik jane brenda nje tabelari ne shtojcen e projektligjit per paga, qe tek universitetet nuk eshte nje gje e tille.

Mbetemi me shpres qe ju do ti keni ne konsiderate verejtjet tona dhe jemi te gatshem ne cdo kohe te japim kontributin tone per sqarime shtese.

Pune te mbare, gjithe te mirat!

Personi kontaktues

Afrim Çela | afrim_qela@hotmail.com

Dokumentet shtesë

Democracy Plus | OJQ

05.10.2022 10:27:57

Ligji jep mundësi që 19 akte nënligjore të nxirren nga qeveria për rregullimin e çështjeve specidike. Ne konsiderojmë që elementet e rëndësishme për pagat duhet të jenë pjesë e ligjit, dhe jo e akteve nënligjore të cilat lehtë mund të ndryshohen nga qeveria. Është normale që çështjet teknike të rregullohen me akt nënligjor, mirëpo jo 19 çështje. Në këtë kuptim, qeveria duhet të kufizojë sa është e mundur mundësinë e formimit të rregullave të reja përmes akteve nënligjore, vetëm kur është e nevojshme dhe në rastet kur një çështje nuk mund të rregullohet përmes ligjit.

Personi kontaktues

Valmir Ismaili | info@dplus-ks.org

Dokumentet shtesë

Laborant - Universiteti "Isa Boletini" Mitrovicë | Tjetër

05.10.2022 09:22:20

Të nderuar, në emër tim personal do të jap një komentim lidhur me projekt ligjin për paga në vijim:

Shprehi shqetësim personal lidhur me rangimin e pozitave në nivelin universitar duke u bazuar me faktet ne vijim:

Në shtojcën nr. 8 të projektligjit të pagave “ në arsimin universitar dhe parauniversitar nuk e gjej vetem time si LABORANTnë kë   të ligj.     .
Pikë së pari mendoj se pozita si laborant bënë pjesë padrejtësisht në kuadër të stafit administrativ të Universitetit ndonëse duhet të jetë pjesë e stafit akademik. Në Universitetin Politeknik të Tiranës laborantët klasifikohen pjesë e stafit akademik dhe kanë një koeficient të njejtë me asistentin, po ashtu edhe në Universitetin e Shkupit është e njëjta gjë por jo vetëm në këto Universitete laborantët klasifikohen si pjesë e stafit akademik por edhe më gjerë në Universitete Europiane është i njëjti klasifikim.

Në vijim do ti tregoj detyrat e punës që ne i kryejmë si laborantë më konkretisht unë së bashku me kolegun tim të punës tek Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike:

- Përgatitë dhe merr pjesë në mbajtjen e ushtrimeve laboratorike me studentë me pajisjet e Departamentit përkatës,

- Përgatit mostrat (kampionet) për prova përkatëse,

- E ushtron softuerin për secilën pajisje dhe të njëjtin ua demonstron edhe studentëve,

- Jep ndihmë profesionale asistentëve dhe studentëve gjatë realizimit të eksperimentit, matjes përkatëse apo realizimit të ndonjë pjese,

- Kryen të gjitha kërkimet e nevojshme laboratorike dhe eksperimentet kërkimore në  terren, për çka mban dokumentacion përkatës,

- Llogarit rezultatet e marra dhe përgatit dokumentacionin grafik dhe e kompleton elaboratin,

- Asiston ne përgatitjen e punimeve të diplomave në nivelet: Bachelor, Master dhe Doktoratë,

- Asiston në përgatitjen e hulumtimeve shkencore për Profesorët dhe asistentët,

-  Është përgjegjës për pajisjet laboratorike të Departamentit.

 

Këto janë disa nga detyrat që ne i kryejmë si laborantë në fakultet.

 

Personi kontaktues

Edon Bunjaku Laborant në Universitetin "Isa Boletini" Mitrovicë | edon.bunjaku@umib.net

SINKON | Sindikatë e tregëtisë

05.10.2022 02:54:47

Të nderuar,

Në cilësinë e përfaqësuesit të SINKON(Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në Kosovë) po ju drejtohem me një kërkesë që trajton çështjen e statusit të kontrollorit të trafikut ajror, ku janë të përfshira mirëqenia sociale dhe financiare.

Përmes këtij komentimi dëshirojmë të ju informojmë për shqetësimin serioz të Kontrollorëve të Trafikut Ajror lidhur me mundësinë e përfshirjes tonë në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe njëkohësisht të paraqesim kërkesën për përjashtim nga ky ligj, cdoherë duke iu referuar standardeve dhe praktikave ndërkombëtare në rregullimin e kësaj fushe.

Profesioni i Kontrollorit të Trafikut Ajror është një profesion shumë specifik, i cili ka një rol kyç në zhvillimin e të gjithë Sektorit të Aviacionit. Qëllimi primar i një Kontrollori të Trafikut Ajror është siguria e operimeve ajrore përbrenda hapësirës ajrore që është nën përgjegjësinë e tij. Shqetësimet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror duhet të mbeten vetëm detyrat që ata duhet të përmbushin në punën e tyre të përditshme për të garantuar sigurinë në hapësirën e kontrolluar ajrore.

Kontrollorët e trafikut ajror të Kosovës gjithashtu konsiderojnë që përfshirja e jonë në Ligjin e Pagave në Sektorin Publik cenon autonominë e Agjencionit të Shërbimit të Navigimit Ajror të Kosovës në zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat Republika e Kosovës është obliguar se do t™i zbatojë.

Çështja e zbatimit të dispozitave ligjore dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është e rregulluar edhe me Nenin 4 të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ku theksohet:

1. Aktivitetet e aviacionit civil në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës kryhen në përputhje me dispozitat e Ligjit ne fuqi mbi Aviacionin Civil, Konventës mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, te datës 07 dhjetor 1944 dhe Marrëveshjes për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

  1. Çdo dispozitë ligjore, drejtpërdrejt e aplikueshme, e dalur nga Marrëveshja për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit do të mbizotëroj cilëndo dispozitë apo aspekt ligjor të Republikës së Kosovës që nuk është në përputhje me të.

Duke pasur parasysh që Kosova është pjesë e marrëveshjes së HPEA-Hapësira e Përbashkët Evropiane e Aviacionit, SINKON konsideron që kjo marrëveshje ka efekt obligues ndaj institucioneve shtetërore në Kosovë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Kosovës. Si e tillë, HPEA mes tjerash në nenin 13 dhe  Aneksin 1 pika B të saj, ku ceket funksioni i menaxhimit të trafikut ajror, funksion që e ushtron ASHNA, parasheh parimin e financimit dhe vendosjes së tarifave të shfrytëzimit të shërbimeve të navigimit ajror. Çështja e financimit bazohet në parimin shfrytëzuesi paguan.

Ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror(OSHNA) ku Kontrollorët e Trafikut Ajror ofrojnë shërbimet e tyre kudo  në Evropë, e kanë të garantuar autonominë financiare, autonomi e cila është e rregulluar ne nivel evropian dhe zbatohet nën ombrellen e EUROCONTROL-it. Autonomia financiare realizohet përmes gjenerimit të të hyrave financiare nga OSHNA-t, përmes ofrimit të shërbimeve në hapësirat e caktuara ajrore. Ky sistem i vetfinancimit është i vecantë, ku cdo OSHNA-s i aprovohet tarifa(cmimi) për shërbime të navigimit ajror, por që të njejtat mjete duhet te shpenzohen sipas planifikimit paraprak, të hyra që do të mbulojnë shpenzimet për paga, mirëqenie sociale, trajnime për të mbajtur nivel te lartë të përformances, investime ne pasije për të rritur cilësinë e shërbimeve etj. OSHNA-ve nuk ju lejohet të fitojnë apo gjenerojnë të hyra më shumë se sa që kanë shpenzime, dhe, nëse mjetet nuk shpenzohen sipas palnifikimit, OSHNA detyrohet që të njejtat tua rikthejë kompanive ajrore.

Caktimi i pagave dhe i shpenzimeve të tjera të ASHNA-së bëhet duke u bazuar në rregulloren e transpozuar të BE-së nr 1794/2006 si rrjedhojë e të qenit shtet nënshkrues i marrëveshjes HPEA. Përmes rregullores 3/2016 të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës që transpozon rregulloren e cekur të BE-së, caktohet tarifa për shfrytëzues të shërbimeve aeronatike, do të thotë për kompanitë ajrore që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari. Kjo tarifë është në funksion të projeksionit të trafikut që do të shërbehet, dhe në rast të falimentimit të kompanive ajrore, të hyrat janë më të vogla dhe rrjedhimisht edhe shpenzimet e ASHNA-së ku përfshihen edhe pagat e personelit duhet të reflektojnë këtë ndryshim. Ky është një rrezik që ASHNA dhe organizatat simotra janë të obliguara ta marrin përsipër si rrjedhojë e rregullores së BE-së. Me këtë nënkuptohet se ASHNA nuk është barrë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

 

Vlenë të theksohet se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në vitin 2019, Kontrollorët e Trafikut Ajror hynë në grevë dhe në këtë mënyrë edhe u pezulluan fluturimet komerciale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, për një periudhë një javore. Pas këtij procesi Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka marrë një zotim me shkrim nga Ministria e Infrastrukturës se do të kërkohet zgjidhje dhe në ndryshim plotësimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik do të bëhet përjashtimi nga Ligji i Pagave në Sektorin Publik. 

Konsiderojmë se kërkesa jonë për përjashtim nga Ligji i Pagave në Sektorin Publik, ka referencë të fortë ligjore duke u bazuar në specifikat dhe rëndësinë vitale që ka ASHNA si aset shtetëror duke përfshirë gjithashtu Sovranitetin e Kosovës. ASHNA nën ombrellën e të cilës shërbejnë kontrolloret e trafikut ajror, është ndër institucionet e vetme përmes së cilës autoritetet e Kosovës ushtrojnë sovranitetin ajror mbi hapesirën e saj ajrore,  me të gjitha specifikat që e shoqërojnë, përfshirë rolin dhe kompetencat e prezencës ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Me përfshirjen e Kontrolloreve të trafikut ajror në ligjin për paga, ASHNA-së i kufizohet në masë të madhe mundësia që të nxisë këta profesionistë të veçantë që të mbesin në Kosovë. Ne tashmë kemi humbur 8 nga 32 kontrollorët e trafikut ajror, që vazhdojnë karrierën e tyre si kontrollor të trafikut ajror në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Evropën Perëndimore.

 

 

 

Personi kontaktues

Zgjim Topxhiu | unicon.sinkon@gmail.com

Shoqata Sindikale e SHSK-së | Agjenci e shtetit

04.10.2022 13:45:07

Të nderuar, në emër të Shoqatës Sindikale të Shërbimit Sprovues të Kosovës lidhur me Projekt Ligjin për Paga japim komentin si në vijim:

      Shprehim shqetësimin tonë lidhur me rangimin e pozitave të punonjësve, veçanërisht të Zyrtarëve Sprovues të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe atë duke u bazuar në faktet si në vijim:

         Në shtojcën nr. 7 të  projektligjit të pagave -  të Shërbimit Korrektues të Kosovës “përshkruhen pozitat e punonjësve të këtij Shërbimi me theks të veçantë Zyrtarët Korrektues e që janë me koeficient 5 e që për këtë kategori sipas legjislacionit në fuqi kërkohet shkolla e mesme e lartë.

         Ndërsa pozita e Zyrtarëve Sprovues është përshkruar në pozitën Profesional 2 e që është caktuar koeficienti 5 e që për këtë kategori sipas legjislacionit në fuqi kërkohet Diplomë universitare me 180 kredi ECST dhe dy vite përvojë pune profesionale.

  Kjo është njëra nga argumentet se Zyrtarët Sprovues nuk janë ranguar sipas pozitës që i takon si dhe duke pasur parasysh  punën specifike të Zyrtarëve Sprovues e që është: rehabilitimi dhe ri integrimi shoqëror i personave nën mbikëqyrje, gjithashtu, parandalimin e veprave penale dhe uljen e rrezikut të përsëritjes së tyre, si dhe të kontribuojë në mbrojtjen e interesit publik.

Bashkëpunimi dhe raportimi për Prokurori, Gjykata dhe Panelin për Lirim me Kusht, e veçanërisht mbikëqyrja e posaçme, e që parashihet edhe mbikëqyrja elektronike. Duke u bazuar në këto argumente të cekura më lartë dhe bazuar në projektligjin për Zyrtar publik, respektivisht neni 6 i këtij projektligji e që përcakton Nënpunësit civil me status të veçantë, e po ashtu te Projektligji i Pagave  që parashihet Neni 3, pika 1.1 e këtij neni.

Kategoria me të cilët punon Shërbimi Sprovues, konkretisht Zyrtarët Sprovues  janë:

  • Të miturit,
  • Të dënuarit me kusht dhe
  • Të liruarit me kusht
  • Masat e Trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për të mitur dhe madhor,
  • Realizmin e mbikëqyrjes së personave të Radikalizuar apo Ekstremizmit të Dhunshëm.
  • Po ashtu vlen të përmendet se pothuajse 70% e punës së Zyrtareve Sprovues realizohet në teren.                      

Personi kontaktues

Esat Bozhdaraj | esat.bozhdaraj@rks-gov.net

Dokumentet shtesë

Sindikata e bashkuar e Arsimit,Shkencës dhe Kulturës SBASHK | Tjetër

04.10.2022 13:40:16

 

PROJEKTLIGJI PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK

 

DRAFT LAË ON SALARIES ON PUBLIC SECTOR

 

NACRT ZAKONA O PLATAMA U JAVNOM SEKTORU

 

Neni 4

Parimet e sistemit të pagave

 

  1. Sistemi i pagave i rregulluar me këtë ligj bazohet në parimet e mëposhtme:

 

  • parimi i barazisë dhe mos-diskriminimit “ nënkupton që secili, pa kurrëfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të barabartë të marrë pagë të barabartë, duke marrë parasysh natyrën e punës, si dhe kualifikimin.

Neni 6

 

  1. Pika 5 të formulohet në ketë formë: Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masën prej:

5.1 Nga 1 deri 15 vite përvoje  (0.5%) për çdo vit të plotë pune.

5.2 Nga 16 deri 30 vite përvoje (0.75 %) për çdo vit të plotë pune.

5.3 Nga 31 deri 45 vite përvoje ( 1 %) për çdo vit të plotë pune.

 

Neni 9

Përcaktimi i vlerës së koeficientit

 

1.Vlera monetare e koeficientit si fillim të jetë 130 euro dhe të caktohet me ketë ligj.

  1. Rritja e pagave të bëhet konform rritjes ekonomike dhe inflacionit.

 

Neni 10
 Ulja e nivelit të pagës

 

  1. Vlera monetare e koeficientit e përcaktuar sipas këtij ligji, mund të ulet vetëm me ligj dhe atë vetëm për situatën në vijim:

 

  • një tronditje makroekonomike e cila rezulton në zvogëlimin e të ardhurave;

         Të fshihet paragrafi 1.1

 

  • një fatkeqësie natyrore sipas kuptimit të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Neni 22

Shtesat

 

  1. Shtesat që mund përfitohen në bazë të këtij ligji janë:

 

  • Shtesa për provimin shtetëror për nëpunësin e arsimit para universitar;

  Të ri formulohet në ketë formë :

 

 1.7 Shtesa në bazë te gradimeve për nëpunësit e arsimit parauniversitar.

 

Ky ri formulim duhet të behet për shkak se në ligjin për provimin shtetëror nuk parashihet provim shtetëror për sistemin e arsimit, mirëpo duhet të bazohet kjo shtesë në UA për gradimet ne arsimin parauniversitar.

 

Të shtohet pika 1.8 në ketë formë:

1.8 Nëpunësi i arsimit parauniversitar, i cili ushtron detyrën në lokacion të largët, përfiton një shtesë të posaçme. Vlera e shtesës sipas këtij paragrafi nuk mund të kalojë (njëzet përqind 20 % )të pagës bazë.

 

Neni 29

Shtesa për provim shtetëror për nëpunësin e arsimit para universitar

 

  1. Të gjithë nëpunësit e arsimit para universitar në shkollat e Republikës së Kosovës, nëse kalojnë provimin shtetëror i cili do të përcaktohet përmes një akti të veçantë, kanë të drejtë të përfitojnë shtesën për provim shtetëror. Provimi shtetëror, nuk nënkupton licencimin.

 

Duhet te ri formulohet në ketë formë:

  1. Shtesa në bazë te gradimeve për nëpunësit e arsimit paraunoversitar.

 

Ky ri formulim duhet të behet për shkak se në ligjin për provimin shtetëror nuk parashihet provim shtetëror për sistemin e arsimit, mirëpo duhet të bazohet kjo shtesë në UA për gradimet ne arsimin parauniversitar. Nuk mundë të parashihet se si do te hartohet një ligj i mundshme që do ta percaktoj formën e testimit shtetrore për profesionin e arsimit  gjatë hartimit të ligjit të pagavë.

 

SHTOJCA-1:

 

1

Emërtimi i pozitës

Propozimi për koeficientët

2

Rektor

E1

15

3

Prorektor

E2

14

4

Dekan

E3

13.6

5

Pro-dekan

E4

13.2

6

Profesor i rregullt, Profesor emeritus, Këshilltar shkencor

E5

13

7

Profesor i asocuar në Universitet

E6

11.6

8

Profesor asistent, bashkëpunëtor shkencor në Universitet

E7

10.4

9

Ligjërues në Universitet

E8

9.4

10

Lektor në Universitet

E9

 

8.6

11

Asistent në Universitet

8.6

12

Hulumtues i pavarur në institute shkencore

E10

 

7.8

13

Hulumtues në institute shkencore

7.8

14

Asistent i ri në Universitet /Laborant

E11

7.4

15

Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë

 

E12

7.0

16

Drejtor i Shkollës Speciale (Qendra  Burimore)

7.0

17

Drejtor i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët

E13

6.8

18

Zëvendësdrejtor i Shkollës Mesme të Lartë

 

E14

6.6

19

Zëvendësdrejtor i shkollës Speciale (Q. Burimore)

6.6

20

Zëvendësdrejtor i Shkollës F. dhe të Mesme të Ulët

 

 

 

E15

6.4

21

Drejtor i Institucionit Parashkollor

6.4

22

Mësimdhënës në Shkollë të Mesme të Lartë

6.4

23

Mësimdhënës në Shkollës Speciale (Q. Burimore)

6.4

24

Instruktor në Q. e Kompetencës dhe Sh. Profesionale

6.4

25

Pedagog /Psikolog/Sekretar i Shkollës/Zyrtar Administrativ ne çerdhe

6.4

26

Mësimdhënës në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët

E16

6.2

27

Mësimdhënës në institucionet parashkollore e çerdhe

6.2

28

Asistent në arsim special

 

E17

6.0

29

Edukator (0-3 )

6.0

30

Bibliotekist

6.0

31.

Punëtorë teknik ne institucionet arsimore

T18

3.5

 

 Koeficiente  ne administratën e Universiteteve

1

Emërtimi i pozitës

Propozimi për koeficientët

15

Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit

DL

12

16

Drejtori i Auditimit të Brendshëm

DAB

10.20

17

Drejtoret në Universitete  UNI-31

Uni-6

8.20

18

Sekretaret e Fakulteteve UNI-31

Uni-6

7.40

19

Menaxheri i Personelit UNI-31

Uni-6

7.40

20

Auditori i brendshëm UNI-15

Uni-15

7.00

21

Zyrtaret Administrativ UNI-30

Uni-5

6.00

22

Zyrtaret Administrativ UNI-29

Uni-4

5.80

23

Zyrtaret Administrativ UNI-28

Uni-3

5.80

24

Zyrtaret Administrativ UNI-27

Uni-2

4.80

25

Zyrtaret Administrativ UNI-26

Uni-1

4.60

 

Koeficiente e  krijuesve e përformuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore

 

Gradimi i krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, në mungesë të ligjit adekuat, është i rregulluar përmes: Rregullore (QRK) nr.15/2018 për gradat dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore. 

Gradimi bëhet sipas këtyre kritereve:

1.1. Kualifikimi dhe përgatitja profesionale;

1.2. Përvoja profesionale e punës;

1.3. Performanca;

1.4. Shkalla e përgjegjësisë në punë;

1.5. Rezultatet e arritura në fushën

Në institucionet e përfshira në Rregulloren aktuale, bazuar në specifikat dhe arritjet kulturore, artistike dhe profesionale, ekzistojnë deri në tri kategori të gradimit në kuadër të cilave ekzistojnë nënkategoritë.

Propozimi i SBASHK-ut është që të hiqen nën kategoritë dhe të kemi gjithsej 7 kategori funksionale të gradimit dhe dhe koeficientëve që të kemi një ligj më të drejtë për performuesit e artit.

Propozimi është i bazuar në rregullimin e gradave dhe pagave të performuesve të artit dhe punëtorëve të kulturës në shtetet e rajonit. Në shumicën e praktikave të këtyre shteteve prformuesit e artit janë të ranguar në nivel të koeficienteve universitar.

Shtojca Krijuesit dhe performuesit e Kulturës dhe artit

Emërtimi i pozitës

Grupi

Klasa

Propozimi për koeficientet

Fusha e Zbatimit

Numri

Aktor

K1

1

11.4

Te paret e teatrit

9

Aktor

K1

2

9.5

Te dytët e teatrit

8

Aktor

K1

3

8.5

Trupa rezidente

5

Dramaturg/Kostumograf/skenograf

K2

4

7.5

Pjesa artistike kreative

1

Mjeshter dritash/menaxher i skenes/inspicient/organizator

K2

5

6.5

Pjesa teknike kreative

5

Udhëheqësit tekniko artistik

K3

6

5.5

Udhëheqësit teknik artistik

5

Punëtoret tekniko artistik

K3

7

5

Punëtoret teknik artistik

10

 

 

 

Personi kontaktues

Rrahman Jasharaj | sbashk2004@yahoo.com

Dokumentet shtesë

Qendra per Pune Sociale | Komunë

28.09.2022 10:29:43

Te PROJEKTLIGJI PËR ZYRTARËT PUBLIK Neni 6 Nëpunësi civil me status të veçantë, duhet të vendoset edhe Qendra për Punë Sociale, ashtu siç është vendos për Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Kosovës.

Qendra për Punë Sociale është institucion komunal e cila është në funksion të gjithë qytetarëve të saj në gjendje të nevojës sociale. QPS në fushën e zbatimit të detyrave të saj është e ndërlidhur me Ministritë e ndryshme si MFPT, MPB, MD, MSH, Gjykata, prokurorin, mbrojtësit e viktimave, drejtorinë Komunale për Mirëqenie Sociale, drejtoritë tjera komunale dhe Kryetarin e Komunës. Gjithë legjislacioni i hartuar në Kosovë përfshinë QPS në fusha të ndryshme si të abuzimit ashtu edhe përgjegjësisë për çka kërkohet një bashkëpunim i ngushtë i ndërsjellët, raportim i dyanshëm, koordinim i aktiviteteve, përfaqësim dhe mbrojtje. QPS është pikë strategjike e menaxhimit të secilit rast, e që nuk, mbetet vetëm kompetencë e nivelit Komunal. Përveç shërbimeve sociale profesionale QPS merret edhe me ofrimin e shërbimit të skemës së ndihmës sociale, skemës për fëmijët me aftësi të kufizuara, strehimin familjar, skema dhe shërbime të cilat janë të dekoncentruara dhe kërkojnë përfshirje të Ministrisë.

Puna e QPS është e ndërlidhur në fushat më të ndjeshme të shoqërisë ku përfshihen mbi 70 lloje të klientëve, siç është dhuna në familje, dhuna seksuale, trafikimi, prostitucion, shkurorëzime, beism të fëmijëve, fëmijët e keqtrajtuar, braktisur, lënë pas dore, përdorues të substancave narkotike, personat me aftësi të kufizuar, të riatdhesuar, personat e moshuar, të miturit në konflikt me ligjin, kujdestari ligjore, adoptime, dokumente administrative, rrëmbime të fëmijëve e shumë tjera.

Asnjë veprim i institucioneve tjera si policia, gjykata, prokuroria nuk mund të merret pa pjesëmarrjen e punëtorit social të QPS, për çka është siguruar edhe shërbimi 24 orësh.

Shumë nga pozicionet e QPS nuk janë paraparë me ligj dhe zyrtarët e shërbimeve sociale trajtohen edhe më tutje si zyrtar administrative e jo profesionist siç parashihet edhe me Ligjin mbi Profesionet.

Punëtorët social nuk janë përfshi në rrezikshmëri, nuk ju paguhet puna gjatë orëve të kujdestarisë, caktohen kujdestar ligjor për fëmijë dhe të rritur paaftësi pa asnjë kompensim material.

Punëtorët e QPS në dy shërbime edhe në shërbime sociale profesionale edhe në skemën e ndihmës sociale nxjerrin vendime të shumta.

Personi kontaktues

Vebi Mujku | vebi.mujku@rks-gov.net

Ibrahim Gashi | Qytetar

28.09.2022 10:22:24

Trajtimi i punës me ndërrime 7/24

Nisur nga fakti qe edhe Ligji i punës nuk trajton në mënyrë të veçantë punën me ndërrime, vlerësoj se është me interes qe puna me ndërrime të këtë një trajtim në Projektligjin e pagave, të pjesa e kompensimit, për të eliminuar dilemat gjatë zbatimit të tij.

Puna me ndërrime 7/24, nënkupton kryerjen e punës se njëjtë në  vendin e njëjtë të punës, nga disa persona të cilët ndërrohen mes vete sipas një orari të caktuar.

Me këtë rast një person punon sipas një orari lëvizës të ndërrimeve të punës gjatë ditës, gjatë natës, gjatë fundjavës dhe kohen e pushimit mes ndërrimeve. Kjo ndikon qe të këtë orare të ndërrimeve gjatë fundjavës dhe pastaj të pushohet gjatë ditëve të punës.

Të neni 36 Kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, është cekur mënyra e kompensimit përfshirë edhe punën gjatë fundjavës, sipas Ligjit të punës, i cili siç u cekë me lartë nuk rregullon fare punën me ndërrime 7/24.

Duke konsideruar punën me ndërrime si punë e rregullt brenda  orarit të plotës të punës, dhe për të eliminuar paqartësitë e  kompensimit të punës gjatë fundjavës për punën me ndërrime, konsideroj qe duhet të qartësohet si përfitohet kompensimi shtesë për të punësuarit qe punën e rregullt e kanë punë me ndërrime 7/24.

Aktualisht në mungesë të një trajtimi të qartë ligjore për kompensimin e punës me ndërrime, ka raste të papajtueshmërisë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, apo përfaqësuesve sindikal në lidhje me kompensimin e punës me ndërrime gjatë fundjavës, duke shkuar deri në kërkesa për zgjidhje edhe nga gjykatat.

Personi kontaktues

Ibrahim Gashi | ibrahimgashi25@gmail.com

Xhevat Seferi | Qytetar

26.09.2022 15:59:37

Për sa i përket rangimit të pozitës së Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe koeficoientëve të pozitave të auditorëve të Institucionit Suprem të Auditimit (ISA) nuk është marrë para sysh çështja e  pavarësisë institucionale të Institucioneve Supreme të Auditimit e rregulluar edhe me rregullimin kushtetues dhe ligjor të vendit, por edhe me akte juridike nërkombëtare siq është žDeklarata e Limas .

Këtë çështje e ka trajtuar dhe rregulluar edhe Deklarata e Limas, ku në nenin 7 përcakton pavarësinë financiare të ISA-ve:

  1. Institucioneve Supreme të Auditimit, duhet tu sigurohen mjetet financiare të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre; 2. Nëse është e nevojshme, Institucionet Supreme të Auditimit duhet të kenë të drejtë të aplikojnë direkt tek organet kompetente që vendosin për buxhet kombëtar; 3. Institucionet Supreme të Auditimit mund të përdorin fondet në dispozicion ashtu si e gjykojnë të arsyeshme.

 žPavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit, e parashikuar në Kushtetutë dhe me ligj, garanton një shkallë të lartë të nismës dhe autonomisë edhe në rastet kur ky institucion vepron si agjent i Parlamentit ose kryen kontrolle nën udhëzimet e tij.

Në këtë Projektligj anëtarët e ZKA-së janë  trajtuar në nenin 43 të vendosur në shtojcën 14. Tjera

Prandaj, te neni 43 paragrafi 2 duhet të rregullohet çështja e ZKA-së sikur se pozitat tjera me rregullim të axhensive kushtetues, që e kanë të garantuar pavarësinë funksionale dhe ndarjen e pushteteve nga ekzekutivi. Kjo tani për tani është jo në pajtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. KO219/19 (Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, 9 korrik 2020). 

Për sa iu përket koeficientëve të pozitave të Auditorëve në ZKA, dua të ju tërheqë vëmendjen se, kështu siç janë, ka gjasa që të rrezohet nga Gjykata Kushtetuese, përderisa koeficientët e punonjësve të institucioneve kushtetuese janë më të ulët sesa ata në institucionet dhe agjencitë në ekzekutiv. Pra duhet të rregullohen koeficientet për të punësuarit në institucionet kushtetuese dhe atë në frymën e aktgjykimit KO/219/19 të Gjykatës Kushtetuese, dhe atë të paragrafit 88 të aktgjykimit KO73/16.     

Edhe çështjen e anëtarëve të ZKA (auditorëve  e trajton akti ligjor ndërkombëtar žDeklarata e Limas : Neni 6 i këtij akti përcakton: žPavarësia e Institucioneve Supreme të Auditimit është e lidhur ngushtë me pavarësinë e anëtarëve të tij. Anëtarët janë persona që marrin vendime dhe janë përgjegjës për to ndaj palëve të treta.

Prandaj, konsideroj se koeficientët për kategoritë e Auditorëve në ZKA duhet të jenë më të lartë se sa në institucionet dhe axhensitë e ekzekutivit.

Personi kontaktues

Xhevat Seferi | xhevat.seferi@gmail.com

Armir Krasniqi | Qytetar

22.09.2022 18:21:00

REAGIM në lidhje me përcaktimin e koeficienteveme theks të veçantë në Arsimin Parauniversitar

Sa i përket përcaktimit të koeficienteve, konsideroj se janë përdorur kritere të ndryshme për përcaktimin e tyre.

Në Arsimin Universitar, koeficienti është përcaktuar në bazë të kulaifikimit akademik (prof. i rregullt, prof. i asocuar, prof. asistent etj)., ndërsa, në Arsimin Parauniversitar koeficienti është përcaktuar në bazë të nivelit të arsimit në të cilin mësimdhënësi/ja e ushtron detyrën (Arsimi Fillor, Arsimi Mesëm i Ulët dhe Arsimi Mesëm i Lartë). 

Në këtë kontekst, konsideroj se nuk është bërë një ndarje reale në baza të meritokracisë, sepse të gjithë mësimdhënësit/et në Arsimin Parauniversitar e ushtrojnë profesionin e njejtë, por jo të gjithë kanë kulifikime akademike të njejta për punën që bëjnë, prandaj, koeficienti i njejtë për të gjithë nuk është real. Fundja, nuk ka rëndësi fakti se në cilin nivel të arsimit e ushtron detyrën, rëndësi ka fakti se cili është niveli i arsimit (kualifikimit akademik) që ke për ta ushtruar atë detyrë. 

Si rrejdhim, është me rëndësi që kjo çështje të rregullohet në bazë të meritokracisë, dhe, për këtë duhet të merret për bazë kulifikimin akademik (Master arsimor - sepcializim në mësimdhënie, Master shkencor, Baçelor 4 vjeçar, Baçelor 3 vjeçar etj), për përcaktimin e koeficienteve.

Personi kontaktues

Armir Krasniqi | armirkrasniqi33@gmail.com

Akademia e Kosovës për Siguri Publike | Agjenci e shtetit

21.09.2022 11:19:16

Të nderuar:

Jemi zyrtar të Lartë Për Trajnime dhe Zhvillim në kuadër të Divizionit të Trajnimeve në Akademinë e Kosovës Për Siguri Publike ne Vushtrri në vartësi të MPB.

 Me datë 15.09.2022. pas Publikimit te projektligjit mbi pagat për publikun e kemi  analizuar  dhe vlerësuar se  në projektligjin mbi pagat e shërbyesve publik përkatësisht shërbyesve civil,  pozitat për  personel trajnues apo zyrtarët të cilët ligjërojnë  në trajnime nuk ekziston në këtë projektligj.

Na lejoni të ju njoftojmë së në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ekziston personeli trajnues të cilët janë shërbyes civil, pozita aktuale Zyrtarë të lartë për Trajnime dhe Zhvillim, dhe paga e tyre është e  rregulluar me ligj të veçantë dhe është ekuivalente   me pagën e udhëheqësit të  nivelit të ultë drejtues apo udhëheqës i divizionit, pra paga bazë është 523.12+30 SHCK=553.12. e barabartë me koeficientin 9.

Personi kontaktues

Besnik Perçuku | besnik.percuku@rks-gov.net

Akademia e Kosovës për Siguri Publike | Agjenci e shtetit

21.09.2022 11:14:06

Të nderuar:

Jemi zyrtar të Lartë Për Trajnime dhe Zhvillim në kuadër të Divizionit të Trajnimeve në Akademinë e Kosovës Për Siguri Publike ne Vushtrri në vartësi të MPB.

 Me datë 15.09.2022. pas Publikimit te projektligjit mbi pagat për publikun e kemi  analizuar  dhe vlerësuar se  në projektligjin mbi pagat e shërbyesve publik përkatësisht shërbyesve civil,  pozitat për  personel trajnues apo zyrtarët të cilët ligjërojnë  në trajnime nuk ekziston në këtë projektligj.

Na lejoni të ju njoftojmë së në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ekziston personeli trajnues të cilët janë shërbyes civil, pozita aktuale Zyrtarë të lartë për Trajnime dhe Zhvillim, dhe paga e tyre është e  rregulluar me ligj të veçantë dhe është ekuivalente   me pagën e udhëheqësit të  nivelit të ultë drejtues apo udhëheqës i divizionit, pra paga bazë është 523.12+30 SHCK=553.12. e barabartë me koeficientin 9.

Personi kontaktues

Agron Avdiu | agron.avdiu@rks-gov.net

Enver Boqolli | Qytetar

20.09.2022 15:55:39

Këtij projektligji duhet t™i shtohen edhe katër (4) nene që i rregullojnë edhe katër çështje që janë në fushëveprimin e këtij ligji:

  1. Për rregullimin e pagës përcjellëse me rastin e pensionimit të zyrtareve publik (edhe aktualisht janë duke u zbatuar këto paga);
  2. Për pagesën e pagave Jubilare (edhe aktualisht është në zbatim);
  3. Pagën e trembëdhjetë (13), siç praktikohet në të gjitha shtetet demokratike në Evropë (kjo deri tani nuk është aplikuar, por nëse tani nuk mbetet në ligj, kjo nuk do të mund të rregullohet me akte nën ligjore pastaj); dhe
  4. Pagesat për të punësuarit në punë praktike (për praktikantet) është mbete e pa rregulluar.

Personi kontaktues

Enver Boqolli | e_boqolli@hotmail.com

Dokumentet shtesë

Ilirjan Mekani | Qytetar

16.09.2022 12:40:33

Pershendetje,

Te nderuar besoj qe ky ligj ne te cilin bëhet rangimi  i koeficientit per zyrtarët publik  e shkel parimin e barazis dhe mosdiskriminimit, e sidomos per kategorinë te cilën jane rradhitur zyrtarët në profesional 3, nuk gëzojnë fare rritje page, duke u mbeshtetur tek vetja po flas, mua me kane rreshtuar ne profesional 3 dhe në gjendjen e tashme si zyrtar administrativ marr pagë të koeficientit 7 , pas llogaritjes  me koeficintin 3.88 me vlerën 120 euro per koeficient, konstatoj që  me hyrjen e këtij ligji nuk do gezoj fare rritje,      bile nese rritet tatimi mbi pagën, pagën do ta kem me te vogel se kjo e sodit.

Koeficineti 3.88 me vlere prej 120 euro per zyrtaret profesional 3 eshte diskriminues.

Më lejoni që tju paraqes këtë llogaritje për pagen e cila po na ofrohet

3.88 x120=465.60, qe i bie se  pasi tatimohet 465.60 X 0.9= 419.04 eshte paga e cila na ofrohet.

Duke u mbeshtetur ne punen, si dhe me rritjen e inflacionit  ne Kosov kjo pagë nuk i permbush kërkesat dhe nevojat për mirëqenje.

Shpresoj ta shqyrtoni e të mirret parasysh kjo brengë e imja.

Personi kontaktues

Ilirjan Mekani | Ilirjan.xh.mekani@gmail.com

Adriat Keqmezi | Qytetar

15.09.2022 21:21:11

Pershendetje e nderuara qeveri dua te shpreh mendimin tim per projekt ligjin e ri sidomos ne fushen qe i takoj asaj te fizioterapise,u ndjeva i shqetesuar me mosvleresimin e duhur ne koeficient duke marre parasysh se koleget tane nga infiermeria dhe psikologet klinik jane me te vleresuar duke e ditur se fizioterapeutet kane studime me komplekse sesa infiermeret dhe psikologet klinik vetem psh fizioterapeutet kryejne 52 provime per 3 vite ndersa ata vetem 29 apo me pak,gjithashtu pergjegjesite e fizioterapeutit jane me te medha se te lartcekurit dhe psikologut klinik sipas organizates boterore te fizioterapeuteve do te ishte e udhes te behej njw rishikim i ketyre koeficienteve dhe te jepet nje vlersim i duhur .Me respekt Adriat Keqmezi

Personi kontaktues

Adriat Keqmezi | keqmeziaadriat@gmail.com