Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 “ 2026

PROGRAMIN KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT (PKZMSA) 2022 “ 2026


Data e fillimit: 14.01.2022


Data e përfundimit: 04.02.2022


Raporti Final

rogrami Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2022 - 2026

30.05.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

30.05.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Albima Tafilaj Spahiu

albina.tafilaj@rks-gov.net


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

04.02.2022 14:22:27

Përmbledhje e komenteve

 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka analizuar draft Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2022-2026 (në tekstin e mëtejmë draft PKZMSA 2022-2026) si dhe Raportin e konsultimit për PKZMSA 2021-2025 për komentet e dhëna ndaj rekomandimeve. Në përputhje me misionin dhe fushë veprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqendrohen në pjesën e bashkëpunimit Qeveri “ shoqëri civile dhe në procesin e konsultimit publik dhe përfshirjes së tyre në politikë bërje, si dhe në disa elemente të tjera që ndikojnë në punën e shoqërisë civile në Kosovë. Në përgjithësi, KCSF vlerëson që disa nga parimet dhe përkushtimet e Kosovës të marra nëpërmjet nënshkrimit të MSA-së në  lidhje me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e politikë bërjes si dhe në procesin e integrimit europian të Kosovës, nuk janë të reflektuara si duhet përgjatë draft PKZMSA 2022-2026.

 

KCSF rekomandon, që përkushtimi i Republikës së Kosovës i treguar nëpërmjet MSA-së për zhvillim të shoqërisë civile dhe respektim të parimeve demokratike të jetë element horizontal përgjatë draft PKZMSA 2022-2026, ndërsa në pjesët përkatëse të trajtohen edhe një numër dokumentesh qeveritare për këto dy fusha ekzistuese. Për më tepër, duhet t™i kushtohet vëmendje informatave të prezantuara në fushat për të cilat ofrohen këto komente, pasi që nuk janë të përditësuara dhe nuk ofrojnë pasqyrë të qartë të zhvillimeve të deritashme dhe sfidave të ardhshme. Prandaj KCSF rekomandon që zbatimi i Rregullores 05/2016 për Standardet Minimale për konsultim Publik, Udhëzuesit për konsultime me organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara në kuadër të Organeve të Stabilizim-Asociimit BE “ Kosovë, dhe Udhëzimit Administrativ nr. 06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna të jetë masë obligative për zbatim nga Qeveria e Kosovës dhe ZKM/DIE në veçanti, dhe të theksohet obligimi për zbatimin e tyre edhe në kuadër të objektivave për zbatim në PKZMSA 2022-2026, pasi që edhe nga monitorimi që u është bërë dokumenteve, ato nuk po zbatohen si duhet. Më konkretisht, më poshtë janë të përfshira komentet e veçanta.

Personi kontaktues

Bardha Tahiri | bardha.tahiri@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë