PROJEKTLIGJI PER KINEMATOGRAFINE

Me këtë ligj rregullohet veprimtaria, organizimi, financimi, prodhimtaria, distribuimi dhe shfaqja e veprave filmike në vend dhe jashtë vendit, inkurajimi i krijimtarisë, promovimi, mbrojtja, ruajtja dhe studimi i trashëgimisë kinematografike. Me këtë ligj inkurajohet zhvillimi, mbështetja, edukimi përmes filmit, promovimi dhe ruajtja e krijimtarisë kinematografike, përmes krijimit të kushteve për prodhimin e veprave filmike vendore dhe bashkëprodhimeve ndërkombëtare, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare.


Data e fillimit: 09.11.2021


Data e përfundimit: 29.11.2021


Jehona Bashota

jehona.bashota@rks-gov.net


Kontributet

Durim Kryeziu | Qytetar

29.11.2021 19:24:13

Neni 20, paragrafi 5

 

  1. Një nga antëtarët e jurisë vlerësuese duhet të jetë nga komuniteti i producentëve.

Personi kontaktues

Durim Kryeziu | durimkryeziu@hotmail.com

Durim Kryeziu | Qytetar

29.11.2021 19:21:36

Neni 16, paragrafi 5

 

  1. Vlera e mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele të bashkëprodhimit minoritar mund të shkojë nga 5% deri në 20% të buxhetit total të veprës.

Personi kontaktues

Durim Kryeziu | durimkryeziu@hotmail.com

Ismet Sijarina | Qytetar

29.11.2021 18:48:48

 

 

Personi kontaktues

Ismet Sijarina | ismetsijarina@gmail.com

Qytetarët Aktivë | OJQ

29.11.2021 16:51:37

Drejtuar : Ministrisë së Kulturës,Rinisë,Sportit

Drejtuar : Qendrës Kinematografike të Kosovës

 

Komentet nga OJQ Qytetarët Aktivë për draftligjin e kinematografisë

 

Në bazë të cilës strategji kulturore keni hartuar projekt ligjin për kinematografi, si pika 2 në planprogramin qeverisës Kurti 2, programi qeverisës 2021-2025 për Ministrinë e Kulturës,Rinisë,Sportit?

Në bazë të cilit hulumtin të gjendjes kulturore në Republikën e Kosovës, është hartuar ky ligj? Sepse nuk po kuptoj cila eshte nevoja e hartimit te ketij ligji.

Në bazë të cilave statistikave rreth numrit të fushës kinematografike si aktorë/e, regjisorë, producentë,kamerman,zërist,ndriques,skenograf,kostumograf/e, makeup artists etj, është hartuar ky ligj?

Në bazë të cilit raport/analizë të pengesave ose mangësive të ligjit në fuqi është hartuar ky ligj?

Njëkohësisht, ku është analiza me fakte të problematikave që i ka paraqitë ligji në fuqi?

Në bazë të cilit hulumtim/raport lidhur me mangësitë e procedurave administrative në këtë institucion është bazuar hartimi i këtij ligji?

Raport apo hulumtim të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe departamenteve adekuate në këto institucione?

Në bazë të cilit raport/analizë të gjendjes adekuate të QKK,KosovaFilm,Audio vizualen, Kinematë, është hartuar ky ligj? Cili raport apo analizë e mangësive funksionale institucionale është marrë parasysh?

Në bazë të cilit vizion,mision,objektiva,programe është përpiluar ky ligj? Eshte i paqartë edhe misioni i kulturës në gjithë vendin, edhe misioni i kinematografisë si veçanti.

Cili është raporti i Ministrisë që i nxerr gjetjet e raportit të keqpërdorimeve në QKK? A është marrë parasysh ai raport? Kryeministri i vendit dhe Ministri i Kulturës e kanë pranuar këtë raport të keqperdorimeve, pra cilat janë gjetjet e juaja si Ministri? 

Ende është i paqartë drejtimi i zhvillimit të kinematografisë.  Nuk kuptohet se cilit drejtim/qëllim i jep të drejtën ky ligj:

zhvillimit për festival dhe çmime

Zhvillim të mundësisë per të krijuar konkurrencen profesionale

Zhvillimit kulturor dhe ekonomik si qëllim i përbashkët apo vetëm mission për interes kulturor

Grupi punues mbetët ende mistik, për të vetmin fakt që nuk kemi vendimin e Ministrit për formimin e këtij grupi. Në bazë të disa postimeve po shihet që në grupin punues për hartim mungojnë akter të rëndësishëm si:

Jurist dhe ekonomist të pavarur

Përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë

Përfaqësues të Ministrisë së Financave

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diaspora

Përfaqësues të Zyrës së Tatimeve

Përfaqësues të këshillit të QKKsë

Përfaqësues zyrtar të financave në QKK dhe Ministrisë së Kulturës

Përfaqësues zyrtar ligjor nga Ministria e Kulturës

Përfaqësues të shoqatave të tjera të fushës

Përfaqësues të komunitetit artistik të pavarur

Përfaqësues të shoqërisë civile

Përfaqësues të akadmeikëve dhe ekspertëve të kësaj fushe e më të gjërë

Pra duhet të klarifikoni se si është përzgjedh ky grup të cilët janë njëkohësisht edhe përfitues të fondeve të QKKsë, pa asnjë akter tjetër përfshirë?

 

Është shumë e vështirë të komentohet për këtë draft në mungesë të pikave të lartëpërmendura sa i përket politikave të zhvillimit, strategjisë, vizionit, misionit, analizave, hulumtimeve, statistikave.

Edhepse në mungese të pikave më të rëndësishme, këto janë komentet të cilat presim t™i argumentojmë me fakte bazë së bashku me Ministrinë.

 

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Me këtë ligj rregullohet veprimtaria, organizimi, financimi, prodhimtaria, distribuimi dhe shfaqja e veprave filmike në vend dhe jashtë vendit, inkurajimi i krijimtarisë, promovimi, mbrojtja, ruajtja dhe studimi i trashëgimisë kinematografike.

A keni analizë se çka ka shkaktu problematikë ligji në fuqi dhe ti shpalosni faktet pse duhen ndryshuar dhe çka saktësisht keni ndryshuar?

Paragrafi i dyte na thote qe ky ligj është hartuar, ndër të tjera, edhe për inkurajimin e disa veprimeve në  fushën e filmbërjes në Kosovë.

Më falni nuk e di cili jurist në grupin punues vjen me fjalinë inkurajimin, sepse ligji jep saktësi dhe kur hartohet duhej të jetë i barabartë me mundësi për të gjithë. Prandaj a mund të shpjegohet kjo më thellë?

Në fund të paragrafit të dytë thuhet që ky ligj është bazuar në standarde ndërkombëtare

Në cilat standarde ndërkombëtare është bazuar ligji? A ka siguru shteti ynë mekanizma të mjaftushëm për tu bazuar në këto standarde? Kosova sa për informim problemin kryesor e ka që ka bo copy-paste të ligjeve ndërkombëtare, pa siguruar nga një hulumtim shkencor, ekonomik dhe financiar të vendit se a jemi të gatshëm ti kemi këto standarde. Kjo problematikë na përcjell gati në çdo fushë. Mos të harrojmë që standarded e krijuara në vendet ndërkombëtare, kanë kaluar nëpër shumë etapa për të arritur në këtë cilësi të ligjeve të tyre. Ligjet e vendeve tranzite siq është Kosova gjithmonë duhet të kenë parasysh që të parandalojnë: korrupsioni, nepotizmin, konflikt interesin dhe të garantojnë mundësi të barabartë për të gjithë.

 

1.10. Autor - nënkupton personin fizik që e ka krijuar veprën;

Tek kjo pikë do dëshiroja që saktësisht të elaborojmë se kush është autor, sepse në bazë te një regullore të QKK thotë që vetëm producenti e ka të drejtën autoriale, Ne si Qytetarë Aktivë në organizatën tonë kemi dy raste të lajmëruara, që regjisori/ja dhe skenaristi/ja e filmit pas një mospajtimi personal me producentin e ka humbur të drejtën komplet ndaj filmit të cilin e ka shkruar dhe i ka ba regjinë vet.

1.22. Testi i kulturës - nënkupton klasifikimin e kategorive të konkursit për mbështetje financiare në bazë të elementeve me rëndësi për Republikën e Kosovës dhe rregullohet me akte nënligjore të QKK-së;

Jo jo kjo nuk lejohet të rregullohet me akte nënligjore të QKKsë, në fakt ne konsiderojmë që testi i kulturës dhe klasifikimi i kategorive duhet të bëhet në bazë të misionit the politikave të zhvillit të kulturës nga Ministria (duhet grup adekuat profesionistësh që i hartojnë këto kategori) dhe ti kemi në këtë ligj, JO me akte nënligjore

Neni 4-Interesi publik i rëndësisë së veçantë dhe kushtet e përgjithshme të ushtrimit të veprimtarisë kinematografike pika 1.Veprimtaria kinematografike në Republikën e Kosovës, konsiderohet fushë e interesit të veçantë publik

Cilat janë kriteret dhe kush i harton këto ktitere që do duhej të ishin për gjitha fushat e kulturës dhe sportit?

Cka është interesi publik, çka përfiton qytetari nga interesi publik apo Republika e Kosovës?

A duhet të vijë propozimi nga përfituesit? A nuk krijon kjo konflikt interesi?

Propozimi i hartuar nga grupi punues ka vetëm një pikë pse duhet të shpallet, atë të pjesëmarrjes së festivaleve dhe çmimeve. Derisa producentët personalisht apo nga buxheti i QKKsë( në mugesë të mos qasjes në dokumente publike dyshojmë që janë paguar nga buxheti i QKKsë) kanë paguar publicistë të huaj, promovues të cilët lobojnë për futjen e filmit në një festival, mbi të gjitha  festiavlet janë mundësi për të shitur filmin, gjë që nuk ka ndodh deri më tani, po ashtu shumica e filmave të përmendura në propozim nga grupi punues janë filma në bashkëprodhim me të huaj.

Pra në bazë të këtij propozimi Interesi publik i rëndësisë së veçantë vetëmjafton të shpallet, vetëm pse disa nga filmat kanë qenë pjesëmarrës në festivale të cilët shumica janë bashkëprodhim me vende të tjera dhe çmimet e fituara. Filma që nuk ju është dhënë mundësia gjithë popullit të Kosovës ti shohin. Si i vetmi kriter i propozimit, është e papranueshmë e pa drejtë në raport me fushat tjera të kulturës dhe sportit.

Kërkojmë nga Ministria të përcakton grupin punues me akademikë dhe ekspertë të të gjitha fushave të kulturës dhe sportit, që së pari ti hartojnë kriteret dhe më pastaj në përmbushjen e këtyre kritereve vetë Ministri apo Kryeministri të shpall Interes publik i rëndësisë së veçantë.

E papranueshme dhe diskriminuese që përfituesit të propozojnë me të vetmin kriter dhe të vetëshpallen dhe Ministri së bashku me Qeverinë të aprovojnë me taksat e qytetarëve një gjë të tillë.

2.Veprimtari kinematografike në Republikën e Kosovës mund të ushtrojë çdo person fizik ose juridik.

Mendoj që neni në fjalë duhet të konkretizohet më shumë; të përcaktohen kushtet, konditat dhe kriteret e caktuara në mënyrë të përgjithshme apo konkrete, se cilët persona mund të ushtrojnë veprimtari kinematografike. Është e rëndësishme nëse mund të theksohet se a mund të ketë përjashtime nga ky nen për ndonjë person; qoftë person juridik apo fizik, duke u bazuar në rregullin apo maksimën; se çdo rregull ka përjashtim

  1. Personi juridik vendas ose i huaj, ka të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë kinematografike me kushtin që të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.

Në mungesë të kohës për të analizuar dispozitat përkatëse ligjore të shumta për të huaj, ky nen rrezikon mundësinë e krijimtarisë së komunitetit artistik vendas, prandaj do doja ta elaborojmë së bashku me Ministrin dhe grupin punues si dhe zyrtarin adekuat të Ministrisë se Punëve të Brendshme.

Duhet të potencohet edhe për personin fizik të huaj, që mund të jetë shtetas i huaj; pa shtetësi Kosovare, person i cili ka të drejtë jetese në Kosovë vetëm nepërmjet lejeqëndrimit etj, pra mbi çfarë baze juridike do të mund të lejohej veprimtaria kinematografike e tij?

 

Neni 6-Institucionet përgjegjëse për kinematografi

  1. Ministria për kulturë, e cila përcakton politikat e përgjithshme të zhvillimit të kinematografisë dhe ndan mjete buxhetore për realizimin e tyre.

Pra cilat janë politikat e zhvillimit të kinematografisë?? Në bazë të cilave politikave është draftu ligji?? Politikat e përgjithshme? Zakonisht ligji hartohet për të klarifikuar çka është e përgjithshme dhe të ketë saktësi??

  1. QKK-ja si institucion i shërbimit publik i rëndësisë së veçantë në kuadër të Ministrisë e cila është përgjegjëse për përcaktimin dhe implementimin e masave në përputhje me politikën publike për zhvillimin e kinematografisë së Republikës së Kosovës.

Cilave masave dhe cilës politikë për zhvillimin e kinematografisë? A ka prezentu mission, strategji, plan të detalizuar qeverisje për këtë fushë?

  1. Institucionet tjera, të nivelit qendror apo lokal të cilat ndihmojnë fushëveprimtarinë e kinematografisë brenda fushave të tyre të përgjegjësisë.

Prapë po e përsërisim ligji jep saktësi, prandaj ju duhet të emroni në ligj institucionet jo institucionet tjera

Neni 7-Përgjegjësitë e QKK-së dhe statusi i të punësuarve

1.1. është autoritet qendror për kinematografi, që nxit, dhe mbështet financiarisht veprimtarinë kinematografike, me qëllim të realizimit të politikave kinematografike në shërbim të interesit publik të Republikës së Kosovës;

Që nxit?? Një institucion zbaton nuk nxit.

Me qëllim të realizimit të politikave kinematografike në shërbim të interesit publik. Cilave politika kinematografike? A ka bërë Ministria ndonje hulumtim dhe i ka përcaktu këto politika, apo ndonjë hulumtim se cili është interesimi i publikut që kinematografia të shërbej në interes të publikut?

1.2. promovon kinematografinë e Kosovës në festivalet dhe tregjet e filmit në vend dhe jashtë vendit, si dhe organizon dhe merr pjesë në ngjarje të tjera që i shërbejnë promovimit dhe zhvillimit të kinematografisë;

A mund ti listoni pikat si nën nene se si do ta promovojë kinematografinë? Njëkohësisht a ka ndonjë kosto paraprake që e ka dedikuar Ministria për promovimin e kinematografisë? Sepse në bazë të kësaj kostoje edhe përpilohen pikat e promovimit.

1.4. bashkëpunon me institucionet, organizatat publike dhe private, si dhe asociacionet vendore dhe të huaja në të gjitha çështjet me interes për krijimin e ambientit të favorshëm për zhvillimin e kinematografisë, përfshirë edhe edukimin përmes filmit;

përfshirë edhe edukimin përmes filmit; çka nënkuptojmë edhe edukimin përmes filmit, e pa qartë?

Vetë filmi është edukim dhe kjo ishte dashtë të klarifikohet më së shumti tek kategoritë e testit të kulturës. Apo dëshironi të hapni nje shkollë në vete brenda QKKsë ku do të edukoni publikun përmes filmit?? A ka mundësi të kemi saktësi rreth edukimit përmes filmit?

1.5. bashkëpunon me autoritete homologe të vendeve të tjera; bashkëpunon dhe aderon në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, inicon dhe nënshkruan marrëveshje nga fusha e kinematografisë, si dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre;

Kush merr pjesë në aktivitet e tyre krejt stafi i QKKsë?? A mund të saktësoni këtë paragraf

1.6. administron me procesin e zbatimit të pakos së Rabatit, të paraparë me këtë ligj;

Në vende të tjëra dhe praktika ndërkombëtare këtë detyrë e ka strikt zyra e tatimeve.

1.7. Merr përsipër gjithë përgjegjësinë për zbatimin e masave përkatëse për ruajtjen, konservimin, dokumentimin dhe prezantimin e trashëgimisë kinematografike në Republikën e Kosovës në cilësinë e institucionit që trashëgon të drejtat dhe detyrimet nga të gjithë institucionet tjera me bazë në Republikën e Kosovës duke përfshirë edhe të drejtat që rrjedhin nga e drejta e pronësisë intelektuale.

1.8. ka autorizime të tjera të parapara me ligj dhe akte nënligjore.

Ministria e Kulturës,Sportit,Rinisë qysh nga Qeveria Kurti 1, Qeveria Hoti dhe Qeveria Kurti 2, ka pranuar raport për keqpërdorimet në QKK dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjegjësi ndaj kërkesave të qytetarëve lidhur me keqpërdorimet. Nuk japin as qasje në dokumentet publike, që së paku ne si qytetarë ti zbardhim këto keqpërdorime.

Qeveria Kurti 2 vendos të ja jep komplet një përgjegjësi aq të rëndësishme rreth trashëgimisë kinematografike, përfshirë edhe të drejtat që rrjedhin nga e drejta e pronësisë intelektuale, e këto nene hartohen nga përfituesit e rregulltë. E pabesuseshme qe një qeveri qe është zotu ta luftoj krimin dhe korrupsionin dhe monopolin, i injoron kërkesat e qytetarëve dhe nuk merr përgjegjësi por i jep edhe më shumë kontroll dhe përgjegjësi këtij institucioni të korruptuar.

Mbi të gjitha me pikën 1.8 thuani, që do ketë autorizime të tjera me akte nënligjore. JO ne duam të i dimë dhe ti kemi në këtë ligj autorizimet të tjera të parapara.

2.QKK ka shërbimin e posaçëm profesional i cili organizohet dhe funksionon në përputhje me aktin e brendshëm të QKK “së për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të cilin e harton QKK me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe e aprovon Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, aktin e brendshëm dhe sistematizimin e vendëve të punës e hartoni TASH sepse kjo na ndihmon të kuptojmë mekanizmin e QKKsë për të realizuar përgjegjësitë e saj.

Neni 9-Këshilli i QKK-së

  1. Këshilli i QKK-së përbëhet prej pesë (5) anëtarëve dhe ka mandat katër (4) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes.

Këshilli tani i ka 5 anëtarë, sipas këtij ligji janë shtuar përgjegjësistë e QKKsë, ky numër duhet të ndryshohet në 9 ose 11 përfshirë të mos harrohen minoritetet të jenë pjesë e Këshillit si dhe kuota gjinore si e kërkon ligji për barazi.

Po ashtu pas katër viteve nuk mund të ketë mundësi të rizgjedhjes të anatëve të njejtë, sepse:

  1. e pamundëson mundësinë që individ të tjerë të komuniteti artistik të ketë mundësi të jetë në këshill
  2. e pamundson diverzitetin dhe mendimin kritik
  3. Mundëson krijimin e monopolit

 

  1. Këshilli i QKK-së përbëhet nga personalitete të shquara nga fusha e kinematografisë dhe kulturës.

Çka nënkuptojmë personalitet të shquara? Sa personalitete të shquara i ka Kosova? Sa i ka dhanë mundësi ky shtet individëve të kësaj fushe të arrijne mundësisnë të jenë personalitete të shquara? Si vlerësohet nëse një person është personalitet i shquar nga fusha e kinematografisë dhe kulturës? Cili është kriteri?

Duke u bazuar nga pikat e lartëpërmendura, këtë fjalë personalitete të shquara e largoni nga kjo pikë, sepse jep pamundësi për të tjerët dhe jep mundësi të krijimit të një monopoli.

Sa ipërket përzgjedhjes së antarëve të këshillit, propozoj që një ose dy antarë të jenë të fushës së kulturës por të pavarur që nuk janë pjesë e ndonjë shoqate specifike por me një shpallje publike nga Ministri ku secili do dërgon CV e tyre dhe bëhet përzgjedhja nga Ministri ose Sekretari i Përgjithshëm.

A do të jetë edhe mandati i Kryesuesit katër vjeqar? Të potencohet kohëzgjatja. Në çfarë rrethana dhe raste mund të shkarkohet Këshilli i QKK-së nga ana e Ministrisë?

 

  1. Anëtari i Këshillit Drejtues të QKK “së, ka të drejtë të marrë pjesë në programet mbështetëse

Cilat programe mbështetëse, i përcaktoni. Renditni që të gjitha

Neni 12-Zgjedhja, kohëzgjatja e mandatit dhe shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të QKK-së

  1. Komisioni për përzgjedhjen e Drejtorit të përgjithshëm përbëhet nga pesë (5) anëtarë, dy (2) anëtarë të komisionit propozohen nga shoqatat e filmit, tre (3) nga Ministria.

Duke marrë parasysh numrin e shoqatave, atëherë në këtë pikë po krijoni konflikt se cila shoqatë do duhej të jëtë në Këshill dhe po krijoni padrejtësi.

  1. Në përfundim të procedurës komisioni përzgjedhës ia dërgon Ministrit përkatës për kulturë jo më pak se dy (2) dhe jo më shumë se tre (3) emra të kanditatëve të kualifikuar në fazat paraprake të testimit.
  2. Ministri përkatës për kulturë, rekomandon emërimin e njërit prej kandidatëve. Rekomandimi i paraqitet Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila bën emërimin përfundimtar të Drejtorit të QKK “së.

Më këto pika ju po lejoni që politika të ketë fuqinë në kulturë prapë, ashtu si ka ndodh edhe më parë të cilën e spjegojmë në raport të keqpërdorimeve.

E pakuptimtë zgjedhja e Drejtorit përmes Ministrit dhe Qeverisë, kur konkursi do duhet të rregullonte këtë, kandidati me më shumë pikë e fiton postin e Drejtorit. Përderisa Ministri zgjedh Këshillin, nuk do duhej të bënte edhe përzgjedhjen e Drejtorit.

Ministria përcakton Këshillin që është bazë

Nuk jemi të sigurtë në vetëdijen e qeverisjes sa i përket fuqisë që posedon artisti, që artistat kanë fuqi dhe përmes këtyre posteve në zgjedhje mund të shantazhohen politikanë të ndryshëm dhe njëkohësisht të manipulojnë me vota sepse Artisti e ka masën e popullsisë në dorë.

 

  1. Mandati i Drejtorit të QKK-së është 4 vjeçar, me të drejtë ri-zgjedhjeje edhe për një mandat përmes konkursit publik.

Edhe kjo pikë nuk ndihmon në zhvillimin e profesionistëve të tjerë të fushës. Nëse një individi i ipet e drejta të jetë 8 vjet në mandat. Mos harroni ne jemi duke ndërtuar shtet i cila ka probleme me korrupsion, krijim të monopleve në cdo fushë, nene të tilla do duhej të mendohen me shumë kujdes.

 

Neni 13-Kriteret e pranueshme për Drejtor të përgjithshëm në QKK

1.2. Të paktën shtatë (7) vjet përvojë pune profesionale në fushën e kinematografisë ose kulturës, dhe katër (4) vjet përvojë pune në pozita drejtuese;

1.3. Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e kinematografisë.

Na dërgoni listën se sa individë mund të kenë 7 vjet përvojë pune profesionale dhe 4 vjet në pozita drejtuese si dhe përvojë substanciale në fushën e kinematografisë, kur ne kemi pasë një drejtor 8 vjet fiks

Këto kritere vinë si mungesë e hulumtimit paraprak nga ana e Ministrisë. Këto kritere vështirsojnë mundësinë e këtij komuniteti të jenë pjesë e këtij konkursi pra nuk garantojnë mundësi që komuniteti të zhvillohet dhe jep mundësi të disa individëve vetëm dhe kjo krijon mundësinë e monopolit.

Prandaj është më se e duhur të ketë hulumtim dhe analizë paraprake të gjendjes së këtij komuniteti të analizoni në bazë të statistikave se sa është numri këtyre kritereve të kërkuar dhe si do të jepni mundësi të tjerëve të zhvillohen sepse këto kritere nuk japin mundësi të barabartë

Me këte ligj të ri, pra Ministri nuk ka të drejtë shkarkimi të Drejtorit të QKKsë. PSE?

Neni 15-Detyrat e Drejtorit      të QKK-së

Detyrat e Drejtorit si i keni renditur nuk janë detyra të një Drejtori ekzekutiv por të një koordinatori, prandaj kërkojmë të elaborojmë këto pika më shumë së bashku.

3.Prezanton dhe përfaqson institucionin në të gjitha rastet përvec kur përcaktohet ndryshe me ligj.

Cka nënkupton me në të gjitha rastet? Ndryshe ky ligj nuk po përcakton asgjë po ja jep të drejtën për në të gjitha rastet. Ligji jep sakëtsi për të mos manipuluar dhe do duhej të keni kujdes në formulimin e këtyre pikave dhe neneve.

13.Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit, pa të drejtë vote.

Kjo pikë është e pa pranueshme, Drejtori duhet të merr të drejtën nga Këshilli për pjesëmarrje në mbledhje apo vetëm me thirrje të Këshillit.

16.Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me akte të tjera nënligjore.

Njëkohësisht ose i rreshtoni punët të tjera tash në këtë ligj por jo me akte të tjera nënligjore ose së bashku me këtë ligj hartohen këto akte nënligjore.

 

Neni 16-Konkurset e QKK-së

1.QKK mbështet financiarisht kinematografinë në bazë të konkurseve të ndryshme periodike, sipas nevojave dhe mundësive buxhetore.

Jo jo, është gabim kjo pikë, buxheti është matematikë e cila llogaritet çdo vitë me saktësi të përpiktë, QKK duhet me kohë të bëj llogartijen e buxhetit vjetor në të gjitha aspektet, jo sipas nevojave apo mundësive. Cdo kalkulim i gabushëm sipas nevojave ose mundësive krijon kaos në QKK dhe në buxhetin e Kosovës.

  1. Vlera e mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele vendase të metrazhit të gjatë mund të arrijë deri në 80% të buxhetit total të veprës, përveç veprave të regjisorëve debutantë dhe filmave të metrazhit të shkurtër dhe të mesëm, që mund të mbështeten deri në 100% të buxhetit total të veprës.
  2. Vlera e mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele të bashkëprodhimit mazhoritar mund të shkojë nga 5% deri në 50% të buxhetit total të veprës.
  3. Vlera e mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele të bashkëprodhimit minoritar mund të shkojë nga 5% deri në 20% të buxhetit total të veprës.
  4. Procedurat dhe kriteret tjera të konkurseve dhe mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele, si dhe veprimtarive plotësuese, definohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri/ja.

Me të vërtetë, në mungesë të një misioni dhe politikave të zhvillimit të kulturës, kjo % jep kahje shumë të gabuar vetëm nëse Ministria e Financave ka përcaktuar buxhet vjetor 100 milion euro apo më shumë.

Kjo përqindje nuk jep as mundësi të ngritjes së numrit të zhvillimit të krijimtarise të artistëve të fushës as të konkurencës as të zhvillimit ekonomik.

Sepse po e elaborojmë pak me matematikë sepse në fund të fundit gjithçka është matematikë.

Po propozojmë që buxheti total i QKKsë do jetë për një vitë 2 milion euro, dhe nëse me ligjin e kaluar për një film të metrazhit të gjatë jane dhanë vetëm 50% të shumës totale të realizimit të filmit ku ka qenë 150-200 mijë euro, tani me 80 ose 100% QKK do të mbulon diku 400-500 mijë euro një film të metrazhit të gjatë. Po supozojmë dy filma të metrazhit të gjatë në vitë pra 1milion euro, një film i metrazhit të shkurtë apo të mesëm diku 150-200 mijë euro, një projekt me mbështetje financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele të bashkëprodhimit mazhoritar mund të shkojë nga 5% deri në 50% pra edhe 150 mijë euro.

QKK pra në vitë mund të prodhon dy filma të gjatë, dy të shukrtë, një bashkëprodhim mazhoritar në total janë 1 milion e gjysë dhe po supozojmë me ngritje të kapaciteteve,trajnimeve, promovimeve,festivaleve,shpërblimeve etjjjj janë shpenzime edhe gjysë milioni.

Parashtrojmë pyetjen: ku është dobia këtu apo interesi publik? Cka po arrihet nga ligji i ri që nuk është arritu me ligjin e kaluar? Sepse numri i prodhimeve nuk po ndryshon edhe me ngritje më të madhe të buxhetit e as ngritje të madhe ekonomike.

A keni ndonjë analizë me fakte të dorëzuara se si producentët kanë arritur të sigurojnë 50% e shumës tjetër te buxhetit në të kaluarën, si dhe fakte se sa përfitime i ka sjellur QKKsë me shitjen e filamave në vend dhe jashtë vendit?

Para se të bëhet ndryshimi i përqindjes së mbështetjes financiare duhet paraprakisht të jetë një analizë, sepse kjo po lejohet të kuptohet si dëshira të kineastëve apo individëve të caktuar

Po ashtu, këto llogaritje praparpakisht bëhen nga ekonomist të fushës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sepse kërkohet saktësi e jo të dëmtohet buxheti i taksapaguesëve sepse dikush shkruan dëshira në ligje.

Nuk e kuptoj se si behen llogaritjet e buxhetit të projektit prej producentave kur nuk ka sindikata qe i tregojnë rrogat për secilin profesionist që punon në projektet filmike. Kush e kontrollon per me dite se shuma e buxhetit te filmit te financuar nga QKK nuk eshte e fryre ? Secili mundet me shtu shumën qysh i teket edhe me kërku që QKK me ia dhanë 80% të saj.

Mbi të gjitha pikën 7 e keni lejuar të definohet me akt nënligjor, kjo është e papranueshëme kur kemi të bëjmë me financa të cilat kërojnë saktësi.

  1. Procedurat e konkurseve dhe mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele, si dhe veprimtarive plotësuese, nuk i nënshtrohen procedurave të prokurimit të parapara me Ligjin për prokurimin publik.

Cili ka qenë problemi a keni analizë/raport pse QKK si institucion publik me këtë pikë kërkon të mos i nënshtrohet procedurave të prokurimit në bazë të ligjit për prokurimin publik?

A jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij ligji?

A e dini pse ekziston ligji i prokurimit për të gjitha institucionet që financohen nga taksapaguesit?

Me kënd jeni konsultu lidhur me këtë nen?

Si i jepni të drejtë si hartues të ligjit mos ta respektoni ligjin e prokurimit?

A jeni të vetëdishëm për rrezikun që po hapni me këtë kërkesë në raport me institucionet tjera qeveritare?

Ju jeni artsita në krijimtarinë e juaj, por sa i përket buxhetit të Kosovës dhe në raport me taksapaguesit si Institucion jeni të barabartë, prandaj na njoftoni me vednim apo miratim të kujt e keni hartuar këtë pikë.

  1. Procedurat dhe kriteret tjera të konkurseve dhe mbështetjes financiare të veprave filmike dhe audio-vizuele, si dhe veprimtarive plotësuese, definohen me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri/ja.

Jo, i përcaktoni në këtë ligj, jo me akt nënligjor ose që të dyja ti kemi të gatshme.

Neni 18-Komisioni i konkursit

1.Komisioni i konkursit emërohet nga Drejtori.

Pse vetëm nga drejtori, pse nuk duhet të kenë të drejtë edhe këshilli të propozon ose me miratim të këshillit të emërohen?

  1. Komisioni i konkursit përbëhet nga tre (3) anëtarë. Njëri nga anëtarët duhet të jetë nga fusha e kinematografisë.

Pse vetëm 3 anëtarë e jo 5? Dhe nëse njëri antarë duhet të jetë nga fusha e kinematografisë ata dy të tjerët çka janë? Sepse me këtë ligj si e keni përpiluar pa saktësi ndodh që mund të jenë edhe shofere. Pse duhet qe komisioni me i raportu vetëm drejtorit e jo edhe këshillit në të njejtën kohë?

 

Neni 19-Komisioni financiar

1.Projektet konkuruese i nënshtrohen vlerësimit tekniko-financiar nga komisioni financiar, i cili ka përgjegjësinë të shqyrtojë dhe vlerësojë buxhetin e projekteve nëse i njejti është hartuar në përputhje me rregullat dhe standardet e planifikimit buxhetor.

2.Komisioni financiar i dërgon raportin financiar 10 ditë para mbledhjes së parë jurisë profesionale.

3.Komisioni financiar përbëhet prej 3 anëtarëve, dy nga komuniteti i producentëve dhe një zyrtar financiar i brendshëm.

Për çka nevoitet komisioni financiar?? Çka i nevoitet jurisë profesionale kjo? A marrin vesh diçka juria profesionale në financa? Pse komisioni përbëhet nga dy producentë?? Çka duhen producentë në komision financiar? Mundesh me kërku financier të fushave të caktuara apo kontabilist të pavarur por producentë eshte e pakuptimtë, ju lutem argumentoni?

Neni 20-Juria vlerësuese

  1. Juria vlerësuese përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, të aprovuar nga Këshilli i QKK-se nga 10 propozimet e Drejtorit të QKK-së.
  2. Për anëtarë të jurisë vlerësuese emërohen personalitete të shquara nga fusha e kinematografisë: regjisorë, producentë, aktorë, skenaristë, montazherë, drejtorë fotografie, kritikë letrarë, kritikë të filmit, kompozitorë, shkrimtarë, publicistë, kineastë të tjerë dhe personalitete të shquara nga fusha e artit, dhe kulturës.
  3. Së paku dy anëtarë të jurisë vlerësuese duhet të jenë ndërkombëtar, profesiontë nga fusha e kinmatografisë.

Në pikën 2. prapë kemi fjalën personalitete të shquara a mund të definoni çka definon të shquara¦çka duhet të ketë një personalitet për tu emëruar si i shquar?

Sa personaliteteve të kësaj fushe shteti ynë ju ka jap mundësinë të jenë personalitete të shquara, sidomos në këto vite të fundit, pra ju prapë po e kufizoni mundësinë për të tjerët dhe për zhvillimin e të tjerëve?

Pika 3 pse duhet ti kemi dy antarë të jurisë vlerësusese të huaj ? Ku është qëllimi që ata të jenë në juri e sidomos që do jetë kosto extra për ta si akomodimi, transporti, meditjet etjj, ? Dhe prapë po ja kufizoni mundësinë të tjerëve brenda vendit. E papranueshëme. Argumentoni nevojën e ndërkombëtarëve të jenë në juri kombëtare.

Një pyetje shtesë, kjo juri do ti përzgjedh të gjitha si filma të gjatë, të shkurtë, të mesëm,dokumentar, audio-vizualen,seriale, etjjj ???

  1. Funksionimi dhe prodecudrat e punës së jurisë vlerësuese rregullon me akt nënligjor.

Prapë me akt nënligjor

Neni 21-Detyrat e Jurisë vlerësuese të QKK-së

  1. Juria vlerësuese përzgjedh projektet filmike fituese dhe ndan buxhetet bazuar në dosjen e projektit filmik, si dhe në raportin paraprak të Komisionit financiar.

E pabesueshëme juria ndan edhe buxhetin bazuar në raportin e Komisionit financiar, i cili kishte dy producentë në komision? Argumentojeni këtë proces.

3.Përgjegjësitë, detyrat dhe të drejtat tjera të jurisë vlerësuese, afatet dhe mënyra e vendimmarrjes përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri/ja.

Prapë me akt nënligjor?

Neni 22-E drejta për ankesë në konkurs

Pala e pakënaqur brenda sa ditëve ka të drejtë të paraqesë ankesën e saj, a do të ketë ankesa efekt pezullues?

Të ceken afatet lidhur me ankesën!

  1. Nuk pranohen ankesat që kanë të bëjnë me vlerësimin artistik të jurisë vlerësuese.

Pse nuk pranohen ankesat për vlerësimin artistik, për deri sa ju i jepni aq fuqi jurisë, argumentoje pse po e ndalon këtë të drejtë?

Neni 23-Komisioni i ankesave

2.Komisioni përbëhet nga 1 jurist, 1 financier dhe një producent.

Por në këtë komision nuk përfshihet artist i fushës në këtë komision pse??

Neni 24-Ecuria e realizimit të projekteve të mbështetura

2.3. Detyrimi i producentit që t™i lejojë personelit të QKK-së të ndjekin për së afërmi ecurinë e realizimit të projektit;

Kush është personeli i QKKsë? Saktësoni sepse ligji kërkon saktësi e jo hapësira për manipulime.

2.8. Detyrimi i producentit t™i respektojë dispozitat ligjore për të drejtën e autorit.

Detyrimi i producentit t™i respektojë dispozitat ligjore për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera me të cilat rregullohet aspekti i pronësisë intelektuale!

Neni 25-Afatet e realizimit të projekteve

  1. Kohëzgjatja e realizimit të projektit që rezulton me kopjen e parë të veprës filmike apo audio-vizuele të përfunduar, nuk mund të jetë më e gjatë se tre (3) vjet për filma të shkurtër dhe pesë (5) vjet për filma të mesëm dhe të gjatë nga data e lidhjes së kontratës.

Pra ju po i jepni kohë 3 deri në 5 vitë për realizimi projekti, kur mbi të gjitha QKK po i mbështet 80-100% + 1 vitë shtesë nëse është nevoja, e papranueshëme ju lutem argumentojeni këtë ndryshim drastik.

PRA JU PO LEJONI 3 DERI NE 5 VITE kohëzgjatje për realizim, por as nuk po i kushtëzoni që duhet të mbyllen projektet për të aplikuar në subvensione tjera. KY NEN jo vetëm që krijon monopol e kaos por mbi të gjitha e përmbysë konkurencën dhe krijimtarinë e të tjerëve.

Neni 27-Rabati

1.Republika e Kosovës përmes këtij ligji mundëson subvencionim, përmes rabatit, duke mundësuar rimbursimin prej 30 përqind të kostove të pranueshme, të shpenzuara drejtpërdrejt nga investitori i jashtëm në Kosovë, për prodhimin e veprës filmike apo audio-vizuele.   

A e keni diskutuar këtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave?

A jeni të vetëdijshëm që Kroacia si rajon e ka 20% ndërsa Kanada e ka 25%. A doni me bankrotu buxhetin e Kosovës, argumentoni se si keni ardhur deri tek kjo %

  1. Procedurat dhe kushtet për të drejtën në rabat përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministria.

Prapë me akt nënligjor? Pra përqindjen po e dini me saktësi por procedurat dhe të drejtat jo?

Neni 29-Financimi i QKK-së

  1. Mjetet për financimin e punës së QKK-së sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe financimeve të tjera alternative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

dhe financimeve të tjëra alternative në përputhje me legjislacionin në fuqi? Cilat alternativa tjera, saktësoni? Cili legjislacion?

 

Neni 30-Të hyrat vetanake të QKK-së

Si keni ardhë deri tek kalkulimi i këtyre ­­%

Neni 31-Fondi i veçantë i Qendrës Kinematografike të Kosovës

Pra idea për këtë shpallje është fondi i vecant që ndahet nga buxheti i Kosovës dhe që do të menaxhohet nga QKK.

Qeveria Kurti 2 edhe pse ka pranuar raport për keqpërdorimet në QKK nga qytetarët dhe ka pasë shumë kritika nga komuniteti për menaxhimin e QKKsë. Ministria nuk merr përgjegjësi me hulumtu dhe me i pa mangësitë institucionale, por qytetarët injorohen dhe Ministri me propozimin e një grupi përfitues të fondesh i jep edhe më shumë të menaxhon QKKsë.

Neni 32-Kinematë me interes të veçantë publik dhe themelimi i kinemave tjera

Pra edhe kinematë me interes të vecant? Ndonjë fond i vecant për kinematë që të menaxhoj QKK,a po kush do I menaxhon kinematë? Po pika 3 ashtu e përcakton që brenda 5 viteve QKK të fillon me menaxhimin.

Pra qeveria Kurti 2 edhe pse ka pranuar raport të keqpërdorimeve ku tregon keqpërdorimet me buxhetin e taksapaguesëve, krijimin e monopolit, nepotizëm dhe konflikt interesi, Ministria vendos edhe kinematë me i menaxhu QKK propozim i propozuar nga përfituesit e buxhetit të Kosovës.

 

  1. Në raport me kinemate si në paragrafin 1 te ketij neni, të gjitha institucionet që ushtrojnë autoritet publik në Republikën e Kosovës, nuk mund të ndërmarrin veprime në drejtim të:

2.1. Ndërrimit të destinimit;

2.2. Privatizimit.

Privatizimi rregullohet me Ligj të vecantë(lex specialis),prandaj vendosja e kësaj dispozite në këte Ligj mund të shkaktoj konflikt të ligjeve.

 

Neni 33-Promovimi i Filmit të Kosovës

Mbi të gjitha, Ministria i jep tani edhe të drejtë në promovim duke lejuar që të gjithë të marrin pjesë 1.2. Autorët, aktorët, producentët dhe punëtorët e fushës së kinematografisë;

Një gjë që në raportin e keqpërdorimeve tregohet qartë se si është abuzuar me taksat tona për shëtitjet e gjithë stafit ku janë paguar hotelet më luksoze me takasat tona. Poashtu me taksat tona janë paguar publicist për te lobuar që filmat të janë pjesë e festivaleve. Ministria dhe QKK nuk japin e as lejojnë qasje ne dokumente publike po me ligjin hartues ju japin të drejtën keqpërdorimeve.

1.5. Veprimtarinë plotësuese;

1.7. Aktivitetet e tjera në shërbim të kinematografisë.

Specifikoni këto dy pika

  1. Kriteret për mbështetjen financiare të promovimit të filmit ndërkombëtarisht rregullohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministri.

Jo, e specifikoni tani pikë për pikë, jo me akt nënligjor.

Neni 35-Shpërblimet për arritjet ndërkombëtare në kinematografi

Këtë nen argumentojeni ne cilin ligj ndërkombëtar ekziston ky lloj neni?

Neni 36-Konflikti i interesit

  1. Ministria miraton akt të veçantë nënligjor në lidhje me konfliktin e interesit.

Pse Ministria miraton një akt të tillë?

Neni 38-Transformimi, bartja e të drejtave dhe përgjegjësive të ish Ndërmarrjës Shoqërore Kosovafilm, përkatësisht institucionit të Kosovafilmit në njësinë e posaçme për arkiv të filmit.

Qeveria Kurti paska vendos me injoru raportin e keqpërdorimeve të QKKsë, raport ku tregon saktë për monopolin e krijuar, nepotizëm. Paska vendos me i injoru kërkesat për qasje në dokumente publike të kërkuara nga shoqëria civile por paska VENDOS që QKK të ketë në menaxhim edhe një fond të vecant për kinematografinë, në mbikëqyrje kinematë e Kosovës si dhe KOSOVAFILM dhe ti jep të drejten e promovimit nëpër gjithë festivalet e botës.

 

KONKLUZIONET

Projekt ligji për kinematografinë gjithsej i ka 50 nene dhe gjithsej kërkohen 15 akte nënligjore e sidomos në nenet më të rëndësishme të ligjit. Prandaj ligji është gjysmak dhe nuk jep saktësi.

Mbi të gjitha ky ligj nuk jep barazi në komunitetin e fushës dhe zhvillimit të kulturës si identitet apo ekonomik.

Ky ligj është hartuar vetëm që QKK të ketë në mbikqyrje KOSOVAFILM, audio-vizualen, KINOTEKAT, promovimin dhë të menaxhojë një fond të veqantë.

Nga raporti i keqpërdorimeve shihet shumë qartë në pikat ku është bërë shkelje ligjore, tani me këtë ligjë ato pika legalizohen si për shembull:

mos respektimi i prokurimit (tani me këtë ligjë specifikohet që QKK nuk do të respekton ligjin zyrtar të prokurimit por do ta rregullon si don vetë me një akt nënligjor)

Kostot marramendëse të shetitjeve nëpër festivale (tani me këtë ligj QKK merr të drejtën e promovimit duke përfshirë gjithë puntorët dhe realizuesit e kinematografisë në këto promovime, të cilat po ashtu do rregullohen me një akt nënligjor)

Projektet e fituara pa u mbyllur ato paraprake (tani me këtë ligj nuk ka kufizim edhe pse projekti nuk është i mbyllur mund të aplikojnë)

Producentët me ligjin në fuqi do duhej 50% të buxhetit të sigurojnë me fakte ( tani me këtë ligj buxheti i Kosovës ju mbulon 80-100% të buxhetit të realizimit)

Kritikat se përzgjedhja e Drejtorit ka qenë politik (tani edhe pse kandidatët kalojnë nëpërmjet konkursit, prapë duhet të bëhet përzgjedhja mes 2 ose 3 kandidaëve nga Ministri dhe të emërohet nga Qeveria, për deri sa Ministri po ashtu emëron Këshillin)

Pra Ministri krijon komisionin për zgjedhjen e Drejtorit dhe më pastaj po ky komision propozon 2 deri 3 kandidatë tek Ministri i cili përzgjedh një kandidat dhe qeveria e emëron( në vendet sikur Kosova kjo procedurë jep mundësi që politika të bën përzgjedhjen e Drejtorit dhe Këshillit të QKKsë)

Kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të hartuara në këtë ligj, japin qartazi mundësinë e paktë që kanë drejtë kandidimi dhe kjo jep mundësi të krijimit të një monopoli

Më pastaj ky Drejtor i zgjedhur e ka të drejtën e plotë për të emëruar juritë vlerësuese dhe komisionet për përzgjedhjen e fituesëve të subvencioneve për të përkrahur projektet

Ky Drejtor do të menaxhon edhe fondin e vecantë

Ky Drejtor do të menaxhon edhe KosovaFilm

Ky Drejtor do të menaxhon edhe Kinotekat

Ky Drejtor do të mirret me promovimin nëpër festivale dhe aktivitete të tjera

Ky Drejtor do të menaxhon edhe rabatin

Dhe këtij Drejtori mund ti vazhdohet mandati për 8 vite rradhazi

Dhe ky drejtor nuk ka te drejte te shkarkohet

 

Në asnjë pikë nuk sheh se si do të monitorohet ky drejtor, apo cilat janë detyra ekzekutive të tij sipas këtij ligji Drejtori ka një detyrë koordinatori

Neni i shkarkimit të Drejtorit nga Ministri , me këtë ligj nuk ekziston (shtohet pyetja ndoshta vonimi i vendimit të Minsitrit aktual për shkarkimin e Drejtorit aktual ka të bëjë me pritjen e aprovimit të këtij ligji. Poashtu mos lejimi i qasjes së dokumenteve publike lidhur me këtë proces të shkarkimit nuk na dorëzohen, do të thotë që Ministri po e pret aprovimin e këtij ligji për të mos vepruar tash e dy muaj)

Në gati asnjë nen nuk sheh mekanizma ligjor të monitorimit të institucionit të QKKsë nga Ministria e Kulturës, Financave apo Ekonomisë

Nuk ka mekanizma ligjor për ngritjen e ekonomisë përmes filmit

Ky ligj po ashtu ka mungesë të procedurave admisnitrative ligjore të Institucionit, si dhe mungesë të procedurave administrative për monitorimin e Institucionit (QKK,KOSOVAFILM,KINOTEKAT,FONDI)

Në mungesë të një startegjie kulturore dhe objektivave ky hartim nuk jep ndonjë zhvillim ne identitet kulturor apo ekonomik

Ky ligj nuk parasheh sindikatat dhe bashkëpunimin me to për me kontrollu buxhetin e projekteve që financohen prej QKK.

Si përfundim është një ligj i ngutshëm i hartuar nga përfituesit për vizionin të cilin e dëshirojnë përfituesit, por nuk ka ndonje zhvillim të ngritjes së krijimtarisë së numrit të artistëve vendor apo konkurencës brenda vendit. Ky ligj nuk parasheh ndonjë zhvillim ekonomik, por parasheh që buxheti i Kosovës të jetë ne dispozicion sa herë që kërkojnë buxhet shtesë.

Ne propozojmë, që Minstria e Kulturës së pari të fokusohet në strategjinë kulturore të vendit me gjithëpërfshirje, ku sqarohet vizioni dhe misioni dhe paraqet objektivat të cilat do të zhvillonin krijimtarinë vendase si identitet kulturor dhe të ngrtijes ekonomike të vendit. Më pastaj të hartohen ligjet për fushat e caktuara me gjithë përfshirje.

Personi kontaktues

Flutra Zymi | aqytetaret@gmail.com