Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve të caktuara në mjedis për të siguruar parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private si dhe përcaktimin e rregullave dhe procedurave administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisje me pëlqimi mjedisor.
Data e fillimit: 13.10.2021
Data e përfundimit: 04.11.2021
Dokumentacioni
1. Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe procedurave për identifikimin dhe vlerësimin e ndikimeve të projekteve dhe aktiviteteve të cilat kanë ndikim në mjedis, për të siguruar parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve të propozuara publike dhe private si dhe përcaktimin e rregullave dhe procedurave administrative, gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisje me pëlqimi mjedisor.
Naim Alidema
Naim.alidema@rks-gov.net
Shkarko dokumentin e kontributit
Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ
04.11.2021 20:56:19
Institituti për Politika Zhvillimore (INDEP, në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm dhe përpjekjeve për avancim të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e konsultimit publik, ka bërë analizimin e Draft Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Në analizimin që INDEP i ka bërë ktëij projektligji, janë marrë parasysh aspektet kontekstuale të zhvillimit të mjedisit në Kosovë dhe nevojës që përmes mekanizmit të VNM-së të mbrohet mjedisi në Kosovë.
Dokumenti i konsultimit i hartuar për këtë Projektligj është i mangët dhe nuk përmban arsyetimet për ndryshimet e bëra. Dokumenti i konsultimit do të duhej që në detaje të përshkruante racionalen prapa çfarëdo ndryshimi që ky ligj i ri ka propozuar. Për këtë, ne konsiderojmë që Dokumenti i Konsultimit nuk ka shtjelluar mjaftueshëm arsyet që kanë çuar në kërkesën për një Ligj të ri për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe as nuk ka trajtuar mjaftueshëm dispozitat e ndryshuara një nga një.
Ne jemi të shqetësuar me disa prej ndryshimeve të propozuara dhe nuk shohim ndonjë përmirësim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Ky draft ligj, përveç dispozitave të Direktivës Evropiane, do të duhej të merrte parasysh edhe kontekstin e zhvillimeve në Kosovë. Nuk mund të shmanget fakti që kualiteti i dëgjiimeve publike për projekte me implikime mjedisore është thellësisht i kontestuar në Kosovë. Në këtë drejtim, është e udhës që ky Ligj i ri të forconte e avanconte dispozitat e konsultimit publik. Këtë megjithatë, ky draft ligj, nuk e ka bërë.
Marrë parasysh këtë dhe arsye të tjera të përshkruara në komentet specifike, ne konsiderojmë që ky draft ligj nuk përmbush nevojat reale në fushën e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi. Ne i kërkojmë Ministrisë që të tërheqë në rishikim këtë draft ligj dhe duke respektuar Rregulllren e Qeverisë Nr. 05/2016 për Standardet Minimale në Procesin e Konsultimit Publik të organizoj konsultimin paraprak me palët dhe të përfshijë shoqërinë civile dhe palët e tjera në hartimin e ligjit të ri.
Personi kontaktues
Burim Ejupi | office@indep.info