PROJEKTLIGJ PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE

Ky projektligj ka për qëllim të rregulloj mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Në kuptim të këtij projektligji, regjistrimi synon të evidentojë të dhëna rreth numrit dhe shtrirjes gjeografike të popullsisë, strukturën demografike, dhe karakteristikat e tjera socio-ekonomike të popullsisë, numrin dhe shtrirjen e vendbanimeve, objekteve të banimit, ndërtesave që shfrytëzohen për qëllime banimi ose destinimi tjetër, vlerësimin e kushteve të jetesës, numrin e ekonomive familjare, dhe karakteristikat e tjera për individët.


Data e fillimit: 19.07.2021


Data e përfundimit: 06.08.2021


Avni Kastrati

avni.kastrati@rks-gov.net