PROJEKTLIGJI PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE

Me këtë ligj përcaktohet: 1.1. mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (tutje Regjistrimi); 1.2. formimi, përbërja, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve, që e organizojnë, e ndihmojnë dhe e bëjnë Regjistrimin; 1.3. fillimi, administrimi, kohëzgjatja dhe përfundimi i procesit të Regjistrimit; 1.4. dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e Regjistrimit; 1.5. procedura e sistemimit, përpunimit dhe ruajtjes së të dhënave, të dala nga rezultatet e Regjistrimit; 1.6. mënyra dhe forma e publikimit të të dhënave nga institucioni kompetent për statistikat zyrtare (Agjencia e Statistikave të Kosovës); 1.7. ruajtja e fshehtësisë së të dhënave individuale të Regjistrimit (konfidencialiteti); 1.8. masa administrative kundër shkelësve të dispozitave të këtij ligji.


Data e fillimit: 13.01.2021


Data e përfundimit: 02.02.2021

Dokumentacioni

Dokumentacioni shtesë


Avni Kastrati Drejtor i Departamentit të Statistikave Sociale/Popullsisë

avni.kastrati@rks-gov.net