Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është rregullimi i procedurës së emërimit, përgjegjësive dhe shkarkimit të nënkryetarëve të komunave.
Data e fillimit: 22.05.2020
Data e përfundimit: 15.06.2020
Dokumentacioni
Raporti nga procesi i konsultimit publik për Projekt Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Emërimit të Nënkryetarëve të Komunave
Jeton Qela
jeton.qela@rks-gov.net
Iniciativa per Progres- INPO | OJQ
08.06.2020 11:48:39
Në përgjithësi drafti ka nevojë të punohet në mënyrë profesionale dhe serioze. Në fakt ky draft shpjegon në mënyrë shumë të përgjithshme dhe shkurtimisht çështjet që kanë të bëjnë me emërimin e nënkryetarëve të komunave. Tutje, drafti do të duhej të ishte shumë më i detajuar, sepse edhe qëllimi i udhëzimit administrativ është thjeshtëzimi i ligjit bazik apo jetësimi praktik i tij.
Duke pasur parasysh këto çështje, është esenciale të punohet me përkushtim të shtuar ky Udhëzim, në mënyrë që të jetë i qartë, të shpjegoj në mënyrë të detajuar procedurat që burojnë nga Ligji dhe gjithashtu të merren parasysh komentet eventuale nga akter të ndryshëm
Personi kontaktues
Qendrim Arifi | qendrim@inpo-ks.org
Shkarko dokumentin e kontributit
Helvetas | Agjenci ndërkombëtare
12.06.2020 13:33:50
Meqë disa procedura janë të sqaruara edhe në Ligjin për qeverisje lokale, është e rrugës që ku udhëzim administrativ të jetë më i detajuar, në veçanti sa i përket përgjegjësive të nënkryetarit të komunës.
Personi kontaktues
Prend Krasniqi | kosovo.info@helvetas.org