Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore janë në funksion të fuqizimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore si institucion i pavarur për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës për qasje më të lehtë në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe fermerët e regjistruar nga ministria përgjegjëse për bujqësi me qëllim të financimit të projekteve të tyre. Rëndësia e miratimit të këtij Projektligjit është krijimi i bazës ligjore për arritjen e objektivave strategjike të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për ofrimin e garancioneve kreditore, përveç në nivel të kredive dhe në nivel të portofolios kreditore me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të ndërmarrësisë, sektorit të agros dhe sektorët tjerë të ekonomisë së Kosovës dhe kjo si rrjedhojë me impakt në rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, në krijimin e vende të reja të punës dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në përgjithësi.


Data e fillimit: 25.11.2021


Data e përfundimit: 15.12.2021


Vilson Ukaj

vilson.ukaj@fondikgk.org