Publikohet Raporti i Konsultimeve Publike për vitin 2019

17.04.2020


Shkarko Raportin e konsultimeve publike 2019

Sistemi aktual i konsultimeve publike tashmë është në një fazë stabiliteti të procesit të politikë bërjes dhe hartimit të legjislacionit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit për të tretin vit me radhë e përkrahur dhe bashkë me koordinatorët për konsultimet me publikun në Zyrën e Kryeminitrit dhe në Ministritë e Linjës kanë përgadituar raportin vjetor për konsultimet me publikun në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Raporti paraqet detajet dhe statistikat për plotësimin ose jo të gjitha standardet që nga hartimi apo inicimi i procesit hartimit të dokumentit të konsultimit, të fazës së konsultimit, përdorimit të metodave të konsultimit, përfshirë platformën, pjesëmarrjen e publikut në ofrimin e kontributeve të tyre, statusin e komenteve etj.

Gjatë vitit 2019 gjithsejte raportohet se janë hartuar 274 dokumente nga të gjitha ministritë të cilat sipas standardeve minimale do të duhej ti nënshtroheshin procesit të konsultimit publik. Nga ky numër i përgjithshëm, konsultimit publik i janë nënshtruar 100% apo të gjitha këto dokumente: 274 dokumente (272 përmes platformës ndërsa 2 dokumente janë konsultuar jashtë platformës), nga to 15 koncept dokumente, 31 projekt ligje, 77 projekt rregullore, 129  projekt udhëzime administrative, 6 strategji, 5 programe, 7 plane të veprimit dhe 8 dokumente tjera.

Vlerësohet se nga numri i përgjithshëm i dokumenteve të konsultuara (274 dokumente), standardet minimale të parapara me rregullore i plotësojnë gjithsej 183 apo 67% ndërsa numri i dokumenteve të cilat nuk kanë plotësuar të gjitha standardet minimale janë gjithsej 91 dokumente apo 33%.

Si rrjedhojë  plotësimi i standardeve të përcaktuara me Rregulloren nr.05/2016 për standardet minimale për konsultime me publikun tashmë është bërë pjesë e punës së përditëshme të institucioneve publike.

Lajmet tjera


Platforma gjithëpërfshirëse për konsultimet me publikun

12.12.2022