🦻 KONCEPT DOKUMENTI PËR KODIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Objektivi i përgjithshëm i projekt-aktit është rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve/ndërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në veçanti dhe bizneseve digjitale e tradicionale në përgjithësi, duke mbështetur rritjen e sektorit të TIK-ut të Kosovës që çon në rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e ekonomisë përmes internetit dhe në të njëjtën kohë zhvillimi i lidhjeve gigabitëshe (në internet) do të ndikojë në masë në jetën ekonomike.

___

Të dashur qytetar të shurdhër, me vështirësi në të dëgjuar dhe persona të verbër ju informojmë se KONCEPT DOKUMENTI PËR KODIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE është në konsultim publik. Objektivi i përgjithshëm i projekt-aktit është rritja e konkurruncës së bizneseve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe në veçanti të bizneseve digjitale e tradicionale në përgjithësi, duke mbështetur rritjen e sektorit të TIK-ut të Kosovës që çon në rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e ekonomisë përmes internetit dhe në të njëjtën kohë zhvillimin e lidhjeve gigabitësh që do të ndikojë në masë në jetën ekonomike. KONCEPT DOKUMENTIN PËR KODIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE mund ta gjeni në platformën online për konsultimet me publikun te platforma për konsultime me publikun duke filluar nga 12 deri më 30 Dhjetor 2022 Kontributet e juaja mund ti dërgoni në adresën elektronike me poshte.
___




Data e fillimit: 12.12.2022


Data e përfundimit: 30.12.2022


Raporti Final

Ligji ekzistues për komunikime elektronike ka hyrë në fuqi në tetor të vitit 2012. Që nga ajo kohë kemi zhvillime të hovshme teknologjike por edhe njëkohësisht avancim të infrastrukturës ligjore dhe praktikave rregullatore në BE dhe vende tjera me qëllim që krahas rritjes së mundësisë për shërbime dhe zgjedhje të shumta, njëkohësisht të sigurohet konkurrencë e shëndoshë, mbrojtje më e madhe për konsumatorët, siguri më e madhe për të dhënat dixhitale dhe në përgjithësi mirëqenie më e lartë ekonomike dhe sociale.

06.02.2023
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

06.02.2023
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Enver Basha

Enver.Basha@rks-gov.net