PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT 2023 - PARTNERITETI PËR QEVERISJE TË HAPUR 2025,

Zotimet e Planit të Veprimit të PQH-së në Kosovë 1. QEVERISJA DIGJITALE - Zhvillimi dhe promovoni i një ueb portali të centralizuar të shërbimeve elektronike për Kosovën (eKosova) - Integrimi i modulit të ri (eKomunat) në kuadër të eKosova me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes qytetare dhe efikasitetit të shërbimeve komunale - Zhvillimi i një sistemi online për raportimin dhe vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore 2. TË DHËNAT E HAPURA - Përmirësimi i procedurave të brendshme brenda institucioneve për publikimin e të dhënave qeveritare dhe vënien e tyre në dispozicion në faqet e internetit të institucionit / Portali i të Dhënave të Hapura - Rritja e numrit të grupeve të të dhënave të publikuara në Portalin e të Dhënave të Hapura me 30% - Ofrimi i ndihmës (teknike) për zyrtarët publikë të ngarkuar me publikimin e të dhënave publike - Rritja e ndërgjegjësimit të akterëve përkatës për rëndësinë e të dhënave të hapura 3. PJESËMARRJA QYTETARE - Përmirësimi i platformave ekzistuese për pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse duke ofruar asistencë teknike dhe ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët publikë - Mbështetja e nismave të shoqërisë civile në ngritjen e vetëdijes përmes fushatave për të parandaluar përhapjen e proceseve gjyqësore strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP). - Krijimi i mekanizmave për ankesat e qytetarëve në lidhje me shërbimet e institucioneve publike 4. KUNDËR-KORRUPSIONI - Sistem plotësisht i hapur i prokurimit publik - Rritja e transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial - Rritja e transparencës së institucioneve të rekrutimit për postet e larta shtetërore


Data e fillimit: 20.09.2022


Data e përfundimit: 30.09.2022


Raporti Final

Raporti nga procesi i konsultimit publik për PLANIn KOMBËTAR TË VEPRIMIT 2023 - 2025 (PARTNERITETI PËR QEVERISJE TË HAPUR)

15.10.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

15.10.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Fidan Kalaja

fidan.kalaja@rks-gov.net