PROJEKT UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI ) Nr. ....PËR KONTROLLIMIN TEKNIK TË AUTOMJETEVE

Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet për kryerjen e kontrollimit teknik, mënyra, kërkesat minimale dhe procedura e kryerjes së kontrollimit teknik të automjeteve dhe mjeteve bashkëngjitse, mbajtja evidencës si dhe kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit për inspektues të automjeteve.


Data e fillimit: 21.06.2022


Data e përfundimit: 08.07.2022


Raporti Final

Me këtë Udhëzim Administrativ përcaktohen kategoritë e mjeteve, dimensionet, masa e mjetit rrugor, ngarkesat boshtore të mjeteve, instalimet dhe pajisjet që duhet t™i posedojnë mjetet si dhe kushtet që duhet plotësuar instalimet dhe pajisjet e mjeteve në trafikun rrugor.

19.12.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

19.12.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Vlora Hasanramaj

vlora.hasanramaj@rks-gov.net


Kontributet

Besart Krasniqi | Qytetar

08.07.2022 23:31:46

Une po jau shkruj nje pervoj te nje tnjofshmit tem! Qysh bon Dogana me u pagu per nje kerr 2012 me dokument, ndersa kontrolli teknik thot se vetura eshte prodhim 2006 dhe nuk bon se ligji se lejon!

pse dogana me i marr paret kur vetura eshte vit prodhimi 2006 pse smkan qu ne verifikim mas pari ?

me mpa tregu se kisha clajmru dhe e kisha kthy kerrin ?

 

 

Personi kontaktues

Besart Krasniqi | Besartkr@gmail.com

EuroLab SH.P.K | Kompani

08.07.2022 15:37:01

Ky Projekt UA bazohet ne Ligjin nr.05/L-132 Për automjete, qëllimi i te cilit është ne përputhja me Direktivën 2014/45/EC për kontrollin teknik periodik.

Duke pasa parasysh se kjo direktive e mbulon fushën e kontrollin teknik te automjeteve përfshirë këtu sipas ANNEX-eve:

  1. Kërkesat minimale në lidhje me përmbajtjen dhe metodat e rekomanduara të kontrollit teknik;
  2. Përmbajtja minimale të çertifikatës së kontrollit teknik
  3. Kërkesat minimale në lidhje me objektet dhe me pajisjet qe përdoren për kontrollin teknik
  4. Kërkesat minimale në lidhje me kompetencën, trajnimin dhe certifikimin e inspektorëve
  5. Trupa mbikëqyrëse.

Atëherë konstatojmë se Annex V mungon ne projekt Udhëzimin e hartuar nga MMPHI.

Personi kontaktues

Kumbim Shala, PhD.Eng. | Info@euro-lab.org

EuroLab SH.P.K | Kompani

08.07.2022 15:33:13

Ky Projekt UA bazohet ne Ligjin nr.05/L-132 Për automjete, qëllimi i te cilit është ne përputhja me Direktivën 2014/45/EC për kontrollin teknik periodik.

Duke pasa parasysh se kjo direktive e mbulon fushën e kontrollin teknik te automjeteve përfshirë këtu sipas ANNEX-eve:

  1. Kërkesat minimale në lidhje me përmbajtjen dhe metodat e rekomanduara të kontrollit teknik;
  2. Përmbajtja minimale të çertifikatës së kontrollit teknik
  • Kërkesat minimale në lidhje me objektet dhe me pajisjet qe përdoren për kontrollin teknik
  1. Kërkesat minimale në lidhje me kompetencën, trajnimin dhe certifikimin e inspektorëve
  2. Trupa mbikëqyrëse.

Atëherë konstatojmë se Annex V mungon ne projekt Udhëzimin e hartuar nga MMPHI.

Kerkojë qe të përfshihet ne Udhezimin e ri qe po hartoni, Annex V i direktivës 2014/45/EC pasi me perfshirjen e tij sigurohet harmoni e plote e zbatimit ne peputhje me standardet e BE cka duhet te jete edhe synimi i MMPHI. Mbikqyrja sipas Annex-it V eshte frytdhenese per te mbeshtetur MMPHI ne krijimin e nje sistemi edhe me cilesore, me garanca profesionale, me nivel te larte sherbimi duke asistuar dhe mbeshtetur institucionin tuaj. 

Gjithashtu neni 16, i Direktives 2014/45/EC percakton Platforma e informacionit elektronik të automjeteve, si nje plaftore dhe evidence elekronike e cila munderson perfitimin nga zgjidhjet e teknologjise informative ne lidhje me integrimin e mbrendshem dhe unifikues te te dhenave dhe shkembimin nderkombetar te tyre me autoritetet mbikqyrese te shteteve anetare. Kjo eshte platforma e cila ne kosove administrohet nga QAK dhe si e tille eshte e pershtatshme dhe kompatibile per integrim sipas strategjise Evropian per integrim dhe shkembim te te dhenave (e-PTI, EUCARIS). 

Kjo platforme sherben edhe si softuer pune i cili integron vlerat e testit, te dhenat e automjeteve perfshire edhe leximin e odometrit cka mundeson administrimin e ciklit jetesore te automjetit duke shmangur mundesite e manipulimeve dhe zevendsimeve te mjeteve ne forma klandestine.

Nuk paramendohet sot kontrolli teknik pa nje platform te unifikuar te sherbimit e cila kufizon trajntimin jo te barabart nga secila qender apo krijon model te unifikuar sherbimi.

Do duhej parapare kjo evidenc elektronike edhe ne UA e ri pasi ajo ruan stabilitetin e sherbimit te ketij sektori mes QKTA-ve dhe institucioneve shtetore, njiherit ne perputhje me nenin 87 te Ligjit mundeson kryerjen ne menyre unike te kontrollit teknik per te gjitha QKTA-te, po citoj: 

87.1 Procedurat e kontrollimit teknik të mjeteve janë unike për të gjitha subjektet të cilat e ofrojnë shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve.

Personi kontaktues

Kumbim Shala, PhD.Eng. | Info@euro-lab.org