STRATEGJIA E ARSIMIT 2022 - 2026

Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është të përcaktojë objektivat strategjike afatmesme të MASHTI për arritjen e qëllimit strategjik të përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim “ Kosova 2030, në shtyllën e dytë, Zhvillimi i barabartë njerëzor: Arsim cilësor dhe i qasshëm. Është me rëndësi të theksohet se SA 2022-2026 është përgatitur në përputhje të plotë dhe paralelisht me dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim “ Kosova 2030, dokument i cili është në finalizim e sipër.


Data e fillimit: 17.06.2022


Data e përfundimit: 07.07.2022


Raporti Final

Strategjia e Arsimit (SA) është̈ dokumenti kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë në periudhën 2022-2026. SA, bazohet në Programin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025 dhe analizën e gjendjes të fushave prioritare të sektorit të arsimit. Përgatitja e Strategjisë së Arsimit ka filluar në muajin gusht 2021 kur është formuar Ekipi Hartues dhe janë formuar grupet punuese dhe nëngrupet tematike. Procesi i përgatitjes së SA 2022-2026, është udhëhequr nga Ekipi Hartues i MASHTI, ndërsa në nivel të fushave prioritare dhe objektivave strategjikë janë themeluar grupet punuese dhe ato tematike. Gjithashtu, Strategjia e Arsimit është hartuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, përkatësisht me objektivat strategjikë dhe specifikë si dhe treguesit e ndikimit dhe të produkteve të përcaktuar në kuadër të Shtyllës së Dytë Zhvillimi i barabartë njerëzor, objektivin e përgjithshëm Arsim i qasshëm dhe cilësor. Dokumenti i SA është organizuar në pesë fusha prioritare që mbulojnë̈ nivelet e arsimit në Kosovë:

11.10.2022
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

11.10.2022
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Haki Sfishta

haki.sfishta@rks-gov.net


Kontributet

KAEF Alumni Association | Bashkësi akademike

07.07.2022 09:30:48

Të nderuar,  

ne propozojmë që në Draft Planin e veprimit të Strategjisë për Arsim, te pika 4.2.15, Produkti (Output), pjesa Databaza e përfituesve të bursave në skema të ndryshme për arsimin e lartë të zgjerohet në Përkrahje e skemave të ndryshme për arsimin e lartë dhe databaza e përfituesve të bursave në skema atij lloji. Skemat e tilla të shkëmbimeve, sidomos me SHBA-të, si ajo e KAEF-it, do ta ndihmonin arritjen e objektivit 4, si dhe atij 3 të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Personi kontaktues

Ereza Gjikolli (KAEFAA) | ereza.gjikolli@gmail.com

Save the Children in Kosovo | OJQ

04.07.2022 13:07:12

Save the Children ka konsultuar grupet e udhëhequra nga fëmijët në nivel lokal dhe qendror duke ndarë strategjinë dhe planin e veprimit për arsim 2022-26. Fëmijët kanë ofruar këto komente si më poshtë:

(Sic) Më poshtë paraqesim në mënyrë të konkluduar disa nga aspektet që duhet të përfshihen në Strategjinë për Arsim, objektiva të cilat duhet të përmbushen nga akterët relevant:

  • Sigurimi i vazhdueshëm i librave me ilustrime me tema edukative dhe materialeve didaktike, që stimulojnë të nxënit përmes lojës;
  • Shtimi i numrit të inspektorëve të arsimit përfshirë edhe komunitetet jo shumicë;
  • Ndërtimi i objekteve të reja shkollore ;
  • Renovimi i objekteve shkollore ekzistuese ;
  • Përmirësimi i cilësisë së ujit dhe sanitarisë në shkollë ;
  • Ndërtimi i sallave për edukatë fizike;
  • Ofrimi i mundesisë për mësim shtesë dhe plotësues në institucione publike;
  • Njohja e punës vullnetare në Arsimin e Lartë në Kosovë;
  • Përkrahja financiare e nxënësve që arrijnë rezultate në aktivitete jashtëkurrikulare (fëmijë me aftësi të jashtë-zakonshme dhe dhunti);
  • Përfshirja e punës praktike në kurrikulat shkollore për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë (p.sh në drejtimet si shkenca kompjuterike, praktika të mundësohet edhe ne kompani private etj.);
  • Mbështetja e nxënësve të shkollave të mesme të larta me bursa;

Shkëmbim i nxënësve të shkollave të mesme të larta me nxënës të shteteve të tjera (shembull programi Erasmus+ për Arsimin e Lartë).

Nga ana e Save the Children sugjerojmë që në Strategjinë e Arsimit 2022-26 të përfshihen:

  • Përfshirja e çështjeve klimatike dhe mjedisore në strategji dhe plan të veprimit, përfshirë aktivitete konkrete që promovojnë dhe përfshijnë fëmijët e niveleve të ndryshme të arsimit në këtë fushë. Sipas raportit ˜Zërat e Rinj™ nga Save the Children ˜85% e fëmijëve kanë deklaruar se nuk kanë marrë pjesë në ndonjë nismë për ngritje të vetëdijes për të adresuar ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm™.
  • Në plan të veprimit propozojmë që të ketë aktivitete mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe personelit arsimor në nivele të ndryshme të arsimit duke pasur parasysh ndikimin e situatës pandemike në shëndetin mendor.

Sipas raportit ˜Zërat e Rinj™(po aty), vetëm 38% e fëmijëve kanë deklaruar se janë të informuar për shërbimet e shëndetit mendor që ofrohen në qytetin e tyre dhe 46% e fëmijëve deklaruan se janë ndjerë të mërzitur ose në ankth për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Personi kontaktues

Lulavere Behluli | lulavere.behluli@savethechildren.org

Dokumentet shtesë

Milaim Maraj | Qytetar

22.06.2022 18:24:30

Shumë vendim i drejt dhe i duhur per nxënësit dhe mësimdhënësit. Gjithashtu sugjeroj që vlerësimi i VP1 dhe VP2 të jetë 50% me 50%.

Personi kontaktues

Milaim Maraj | hotelvillaartdon@gmail.com