KONCEPT DOKUMENTI PER BURIMET E RIPERTERITSHME TE ENERGJISE

Dokumenti përshkruan gjendjen aktuale dhe rregullativen ligjore në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë,duke përshkruar opsionet për të ecur përpara me një proces konkurrues. Megjithatë, duhet theksuar se objektivi i vitit 2020 prej 25% është arritur kryesisht për shkak të përdorimit te biomasës drusore për ngrohje, se si rrjedhojë Kosova qëndron mjaft larg nga investimet e planifikuara (kapacitetet) në energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme te energjisë. Më tej, ka shumë çështje te ngritura ne aspektin mjedisor për sa i përket investimeve në hidrocentrale, të cilat duhet të përvijohen në mënyrë që të tregohet kujdesi i duhur në hartimin e akteve të reja.


Data e fillimit: 10.11.2021


Data e përfundimit: 30.11.2021


Raporti Final

Burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE) janë ndër temat më të diskutuara sot në botë, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Për të pasur një qasje të duhur dhe të përditësuar për shfrytëzim të BRE-së, duhet vendosur infrastrukturën ligjore dhe rregullatore që zbaton rregullat dhe obligimet e duhura ndërkombëtare, përfshirë edhe legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE) si dhe kërkesat e tij. Bashkimi Evropian është duke kaluar nëpër një revolucion për energji të pastër, me synime ambicioze për BRE deri më 2030, dhe drejt de-karbonizimit të sektorit të energjisë deri më 2050 (Marrëveshja e Gjelbër e Bashkimit Evropian). Rritja e vazhdueshme e përqindjes së prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme është duke ndryshuar me të madhe paradigmën e politikave, rregulloreve dhe modelimit të tregut të energjisë elektrike në Evropë dhe më gjerë.

02.12.2021
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

02.12.2021
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Besiana Qorraj

Besiana.Qorraj@rks-gov.net