UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MPB) Nr.00/2019 PËR MASAT DHE PROCEDURAT E PRANIMIT DHE PËRDORIMIT TË TE DHËNAVE TË SISTEMIT PËR IPU DHE REU

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përmirësojë kontrollet kufitare, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare përmes transmetimit të informacionit paraprak të udhëtarëve dhe regjistrin e emrave të udhëtarëve nga operatorët e transportit ajror te autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit. Përcakton rregullat dhe procedurat për zbatimin e kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme te operatorët e transportit ajror për dorëzimin e të dhënave të cilat kanë të bëjnë me udhëtarët që i bartin në pikën e përcaktuar kufitare, nëpërmjet të cilës ata do të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim transpozimin e pjesshëm të Direktivës (BE) 2016/681 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 27 Prill 2016 për përdorimin e të dhënave të regjistrit për emrat të udhëtarëve (REU) për parandalimin, zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të veprave terroriste dhe krimit të rëndë; dhe direktivës 2004/82 / EC e datës 29 Prill 2004 mbi detyrimin e transportuesve për të komunikuar të dhënat e pasagjerëve.


Data e fillimit: 11.11.2019


Data e përfundimit: 03.12.2019


Artan Dreshaj

artan.dreshaj@rks-gov.net