PROJEKTLIGJ PËR FINANCAT E PUSHTETIT LOKAL

Ky Ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për financimin e pushtetit lokal në Republikën e Kosovës.


Data e fillimit: 16.07.2019


Data e përfundimit: 06.08.2019


Raporti Final

RAPORTI I PËRKOHSHËM NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR PROJEKT LIGJIN PËR FINANCAT E PUSHTETIT LOKAL

31.12.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

31.12.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Salvador Elmazi

salvador.elmazi@rks-gov.net


Kontributet

Helvetas | Agjenci ndërkombëtare

06.08.2019 15:50:46

Komentet në draft ligjin ri të financave të pushtetit lokal

Draft ligji i ri vendos disa ndryshime pozitive, sidimos sa i përket formulave dhe granteve të finacimit komunal si dhe përkrahjes më të madhe për komunat më të vogla. Draft ligji poashtu tenton të thjeshtoj apektin ligjor të financave të pushtetit lokal. Megjithatë, thjeshtimi njëkohësisht paraqet edhe hapësirë për paqartësi dhe interpretime të ndryshme.

Parimet dhe standardet per financimin e pushtetit lokal janë vendos me Kartën europiane për vetqeverisje lokale, ndërsa draft ligji në disa raste tenton të kundërshtoj këto parime/standarde duke zhvendosur dosa përgjegjësi nga niveli lokal në atë qendror. Meqenëse Republika e Kosovës është zotuar në Kushtetutë që t™i përmbahet kësaj Karte, konsiderojmë që draft ligji duhet të reflektoj në mënyrë më të drejtpërdrejtë obligimet që dalin nga Karta.

Personi kontaktues

DEMOS | kosovo.info@helvetas.org

Instituti GAP | OJQ

06.08.2019 14:35:34

Instituti GAP e përkrah inciativën e ndarjes së burimeve të financimit për çështje sociale nga granti i përgjithshëm. Në anën tjetër, duke qenë se komunat do të mbesin të varura financiarisht nga grantet qeveritare, ky projektligj nuk e adreson problemin e pavarësisë financiare të komunave dhe krijimit të nxitësve që komunat të mbledhin më shumë të hyra vetanake. 

Personi kontaktues

Berat Thaqi | berat@institutigap.org

Shkelqim Jakupi | Qytetar

06.08.2019 14:33:09

Në aspektin financiar ky projektligj synon të zvogëloj buxhetin e komunave, edhe ashtu të pa mjaftueshëm. Për më tepër, sipas këtij projektligji komunat e vogla do të kenë një rritje shumë më të madhe të buxhetit, derisa komunat më të mëdhaja (përjashto Prishtinën) do të kenë ulje deri në 20% të buxhetit të tyre.

 

Duhet të qartësohet fondi për shërbimet sociale, si i tillë është shumë i pa qartë edhe si shumë e përgjithshme që do të ndahet për komunat (fond i hapur), e që i bie të jetë në kundërshtim me parimet e vendosura në qarkoren buxhetore, si dhe të përcaktohen dhe unifikohen kriteret për ndarjen fondit për shërbime sociale komunave.

 

Dispozitat e këtij projektligji bien ndesh me parimet e qeverisjes lokale, në disa fusha të cilat aktualisht rregullohen me ligje të veçanta. Ky ligj duhet të trajtoj vetëm aspektin financiar të komunave, asgjë tjetër.

Personi kontaktues

Shkelqim Jakupi | shkelqim.jakupi@rks-gov.net

Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal | Tjetër

06.08.2019 11:14:33

I nderuari Drejtor,

 

Në vijim gjeni koment shtesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal lidhur me Draft-Ligjin e  Financave të Pushtetit Lokal.

 

  1. Mos përfshirja e skemave të granteve në Draft-Ligjin e  Financave të Pushtetit Lokal.

 

Mendojmë që kemi argumente të mjaftueshme që grante të tilla duhet të jenë të përfshira në këtë draft-ligj, si në vijim.

  • Draft-ligji përpos financimit të rregullt të nivelit lokal adreson edhe financimet e parregullta si p.sh. të hyrat nga donacionet.  GP është po ashtu një financim i parregullt megjithatë është më i rregullt se sa të hyrat nga donacionet. 
  • Përfshirja e granteve të ngjashme do t™iu mundësonte ministrive të linjës t™u transferojnë mjete komunave për të nxitur zhvillimin e politikave dhe/ose përmirësimin e ofrimit të shërbimeve bazuar në skemat e zhvilluara nga cilado ministri që dëshiron t™i nxisë komunat ashtu që ta rregullojnë ofrimin e shërbimeve në mënyrë të veçantë.
  • Këto lloj grante do të mundësonin vendosjen e një ˜ure™ mes autonomisë komunale në vendimmarrje dhe zhvillimit të politikës qeveritare. Shpesh shkaktohen shpenzime për ta ndryshuar modelin ose shpërndarjen e shërbimeve komunale, sidoqoftë, nëse një herë bëhet ndryshimi, atëherë mund të bëhen përmirësime të konsiderueshme efikase ose efektive (skemat e efiçiencës së energjisë janë si shembull).
  • Derisa LMFPP-ja në mënyrë indirekte lejon këtë lloj veprimi nga ministritë, theksi vihet në delegimin e shërbimeve ose në subvencionet për aplikantët publikë. Futja e këtij neni do ta zhvillonte marrëdhënien në të cilën pushteti qendrorë dhe ai lokal punojnë së bashku.
  • Është praktikë shumë e zakonshme evropiane që qeveritë të punojnë me komunat në këtë mënyrë dhe praktika e mirë vlen të adaptohet. Në mënyrë tipike, skemat e granteve qeveritare bazohen në aplikimin dhe/apo kualifikimin e komunave në skemë.
  • Ligji i Buxhetit 2019 ofron mundësi për ministritë e linjës të mund të drejtojnë fondet e tyre për komuna në bazë të kritereve të qarta, transparente dhe të drejta. Kjo nuk është e qëndrueshme sepse mund të largohet nga qeveria ose parlamenti në një vit të caktuar. Për më tepër, ky lloj rregullimi ligjor në baza vjetore nuk është i mjaftueshëm për të siguruar financim më afatgjatë të donatorëve sidomos për grant të performancës.

 

Ju faleminderit për bashkëpunim.

Personi kontaktues

Fetije Begolli | fetije.begolli@rks-gov.net