PROJEKT UDHËZIM ADMINISTRATIV (MZHE) NR. XX/2019 PËR KËRKESAT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË PËR BLERJEN E PRODUKTEVE, SHËRBIMEVE DHE NDËRTESAVE NGA INSTITUCIONET E NIVELIT QENDROR

Ky Udhëzim Administrativ përcakton kërkesat për efiçencën e energjisë për blerjen e produkteve, shërbimeve dhe ndërtesave nga institucionet e nivelit qendror.


Data e fillimit: 19.06.2019


Data e përfundimit: 09.07.2019


Raporti Final

Ky Udhëzim Administrativ përcakton kërkesat për efiçencën e energjisë për blerjen e produkteve, shërbimeve dhe ndërtesave nga institucionet e nivelit qendror

09.10.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

09.10.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Rina Lluka

Rina.Lluka@rks-gov.net


Kontributet

Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP) | OJQ

09.07.2019 16:15:17

Plotësimi i bazës ligjore në fushën e efiçiencës së energjisë në prokurim publik është shumë i rëndësishëm. Për këtë, është kruciale që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të sigurohet se janë ndërmarrë të gjitha masat e bashkëpunimit bashkë me Ministrinë e Financave dhe njësitë/organet e prokurimit të të gjitha institucioneve që të sigurohet zbatueshmëria e Udhëzimit sapo të aprovohet.

Dokumenti i Konsultimit me të cilin është shoqëruar ky Projekt Udhëzim është i paplotë dhe në kundërshtim me Rregulloren Nr. 05/2016 për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik. Mungojnë të dhëna thelbësore mbi çështjet e trajtuara në Projekt Udhëzim, mbi problemin që adreson, bazën aktuale ligjore dhe zbrastësitë që akti synon t™i mbulojë. Kështu, Dokumenti i Konsultimit nuk i shërben aspak qëllimit për të cilin është paraparë në Rregullore: atij për ofrimin e një kornize informuese mbi problemin që akti adreson, nevojat për konsultim dhe elementeve të tij.

Ky Projekt Udhëzim nuk përmbush kërkesat e parapara në Ligjin Nr. 06/L-079 për Efiçiencën e Energjisë. Që në Fushëveprimtarinë e tij, Projekt Udhëzimi ka dështuar të përfshijë një pjesë të madhe të administratës publike: administratën publike lokale. Kjo ka qenë e qartë në Ligj dhe nuk është përfshirë në dokument duke e lërë shumë të mangët Projekt Udhëzimin.

Projekt Udhëzimi parasheh vetëm udhëzime gjenerale për autoritetet e prokurimit dhe nuk ofron specifika teknike së paku të disa produkteve për të cilat ka më shumë volum të prokurimit publik. Në një situatë të tillë, shumëçka në Projekt Udhëzim është lënë për t™u trajtuar nga vetë punonjësit e administratës që merren me prokurim.

Në projekt Udhëzim nuk është përfshirë fare kontraktimi për persona juridik privat. Gjithashtu, Ligji parashikon që  autoritetet të nënshkruajnë kontrata më afatgjate për shërbime dhe nuk janë dhënë udhëzime se si të aplikohen kontrata më afatgjate me qëllim të arritjes së efiçiencës më të lartë. Nuk është dhënë asnjë specifikacion për zyrtarët se si të zbatojnë këtë: për çfarë vlere të kontratave bëhet fjalë dhe si do të jetë raporti në mes të kësaj dispozite dhe dispozitave të Ligjit Nr. L-042 për Prokurimin Publik.

Në udhëzim gjithashtu nuk janë sqaruar mënyra e verifikimit të pajtueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve me kërkesat e Udhëzimit, nëse ky hynë në fuqi. Kjo sepse, në radhë të parë, këto kërkesa nuk janë të qarta në Udhëzim dhe janë tejet gjenerale.

Projekt Udhëzimi është kufizues kur përcakton se për shërbime, kërkesat për efiçiencë do të vlejnë vetëm për produkte të reja që mund të blihen me qëllim të realizimit të shërbimit. Kjo është në kundërshtim me frymën e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencën e Energjisë dhe lë hapësirë për mosimplementim nga ana e ofruesve të shërbimeve.

Personi kontaktues

Burim Ejupi | office@indep.info