UDHEZUES PËR ZBATIMIN E KERKESAVE MINIMALE PËR PERFORMANCEN ENERGJETIKE NË NDËRTESAT EKZISTUESE NË SEKTORIN E BANIMIT “ TIPOLOGJIA E NDËRTESAVE NË REPUBLIKEN E KOSOVËS ( pjesa e trete)

Efiçienca e energjisë në ndërtesa është një nga shtyllat kryesore strategjike në dokumentet e ndryshme strategjike të BE-së për energjinë. Arsyeja është mjaft pragmatike dhe bazohet në faktin se 40% e konsumit final të përgjithshëm të energjisë shpenzohen në ndërtesa në nivel të BE. Para së gjithash, sistemet standarde dhe konvencionale të ngrohjes bazohen kryesisht në lëndët djegëse fosile dhe si të tilla janë shkaktare për sasinë e madhe të emetimeve të CO2. Në momentin kur ky dokument është përgatitur, vendet anëtare të BE dhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë po diskutojnë përgatitjen e Planeve Kombëtare të Integruara të Energjisë dhe Klimës (NECP). Këto plane të integruara duhet të kenë tri objektiva të përgjithshme: rritja e energjisë së rinovueshme në konsumin e energjisë, rritja e efiçiencës së energjisë dhe reduktimi i emetimit të gazrave serë (GHG).


Data e fillimit: 18.03.2019


Data e përfundimit: 08.04.2019


Arben Ajazi

Arben.Ajazi@rks-gov.net