Draft strategjia e politikes se jashtme

Shoqëria civile ka një rol të pazëvendësueshëm në formulimin, sikundër edhe në zbatimin e politikës së jashtme. Duke qenë se objektivat strategjike të politikës së jashtme, ashtu siç janë identifikuar në nivel të grupit punues ndër-institucional, prekin në fusha të ekspertizës së një numri të madh subjektesh të shoqërisë civile, kontributi i këtyre të fundit është më se i mirëseardhur. Sugjerimet janë të mirëseardhura në secilën nga pikat e draftit të strategjisë e mbi të gjitha sa i përket: - anëtarësimit në organizata ndërkombëtare; - diplomacisë publike; - diplomacisë ekonomike; Sugjerimet e pranuara do të shqyrtohen nga ana e grupit punues, para finalizimit të draftit të strategjisë.


Data e fillimit: 13.12.2018


Data e përfundimit: 10.01.2019


Valon Xhaferi

valon.xhaferi@rks-gov.net