Draft Strategjia për të Drejtat e Fëmijëve 2019–2023 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve 2019-2021

Po aq sa është e vërtetë se fëmijët nesër do të trashëgojnë botën që ne ua lamë sot, është gjithashtu e rëndësishme të rikujtojmë se botën nesër do ta trashëgojnë fëmijët e sotëm. Vendimet politike të bëra sot përcaktojnë nëse miliona fëmijë dhe të rijnë janë në gjendje të arrijnë potencialin e tyre të plotë, ose ti lënë të përballen me një të ardhme të përkeqësuar, të pabarabartë dhe të margjinalizuar. Si pasojë, ata përcaktojnë botën që ne do të shohim nesër . Fëmijët ndërtojnë themelet e jetës dhe të ardhmes së shtetit, andaj kërkohet angazhim kuptimplotë i komunitetit për të zhvilluar një të rritur të edukuar, arsimuar, shëndoshë dhe produktiv. Megjithatë, është po ky aset i pazëvendësueshëm shtetëror që shpeshherë nuk merr vëmendjen e duhur në përputhje me interesin më të mirë të tyre, përfshirë ndarjen më të ulët të burimeve financiare nga qeveria. Prandaj, në kuadër të Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve për vitin 2019-2023 të Republikës së Kosovës, zhvillimi i kapitalit njerëzor është përcaktuar si faktor thelbësor kontribues për rritjen ekonomike, rrjedhimisht në kuadër të strategjisë si synim specifik është rritja e mirëqenies së fëmijëve. Të bindur se investimi në fëmijë është rruga e duhur dhe e vetme për ndërtimin e një bote paqësore, të qëndrueshme dhe prosperuese, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ti bashkëngjitet rrugëtimit të vendeve pro-perëndimore drejtë përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, si dhe të traktateve e standardeve të tjera ndërkombëtare.


Data e fillimit: 05.12.2018


Data e përfundimit: 25.12.2018


Qendresa Ibra

Qendresa.Ibra.Zariqi@rks-gov.net


Duhet te logoheni per te postuar komentet/kontributet tuaja