Draft Strategjia qeveritare per bashkepunim me shoqerine civile 2019–2023

Krijimi i një kornize më përkrahje ligjore, institucionale dhe financiare për bashkëpunim në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile është një ndër treguesit thelbësor të pjekurisë së demokracive moderne. Shoqëria civile e fuqizuar dhe aktive mund të kontribuojë në formësimin e një legjislacioni më të mirë, ofrimin e shërbimeve më të mira publike, sigurimin e monitorimit më efikas të zbatimit të reformave kyçe të politikave dhe përmirësimin e vullnetarizmit qytetar. Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian është përfshirë në parim në një sërë dokumentesh zyrtare të Bashkimit Evropian dhe si rezultat edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, partneriteti në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile është kthyer në një prej prioriteteve politike të saj. Me miratimin e Strategjisë së re për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile 2019-2023, Qeveria e tregon përkushtimin e saj për të investuar burime plotësuese financiare dhe njerëzore me qëllim të krijimit të mekanizmave funksional për një bashkëpunim të strukturuar në mes të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile në formësimin dhe zbatimin e politikave publike si dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile.


Data e fillimit: 04.10.2018


Data e përfundimit: 09.11.2018


Trendeline Dreshaj-Rexha

trendeline.dreshaj@rks-gov.net