PROJEKTUDHËZIMI ADMINISTRATIV (MPMS) NR.XX/2018 PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË AFTËSISË PËR PUNË TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është që të rregullojë mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të zvogëlimit të aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuara, për përcaktimin e njohjes së të drejtave në aftësim, riaftësim dhe punësim.


Data e fillimit: 15.05.2018


Data e përfundimit: 04.06.2018


Raporti Final

Projektudhëzimi Administrativ për mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuara, është publikuar në platformën online, si dhe iu është dërguar për komente përmes postës elektronike institucioneve, aktorëve dhe grupeve tjera të interesit. Afati për dërgimin e komenteve ka qenë 15 ditë pune. Projektudhëzimi Administrativ iu është dërguar Agjencisë për Barazi Gjinore, Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, Zyrës për Planifikim Strategjik, Zyrës Ligjore në Kryeministri, Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Integrimeve Ekonomike, Ministrisë për Drejtësi, Ministrisë për Administratë Publike, Ministrisë së Pushtetit Lokal, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Sekretariatit Koordinues të Këshillit Konsultativ për Komunitete, Avokatit të Popullit, platformës Civikos e shoqërisë civile, OSCE-së, partnerëve social, HENDIKOS-i, etj.

25.07.2017
Raporti Final


Leunora Ahmeti

Leunora.Ahmeti@rks-gov.net