PROJEKTLIGJI PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Sistemi i arsimit të lartë në aspektin legjistlativ ka funksionuar bazuar në ligjin për Arsim të lartë Nr.04/L-037 viti 2011, si dhe me shumë akte nënligjore që janë nxjerrë bazuar në këtë ligj, të cilat rregullojnë veprimtari të caktuara. Me reformat e vazhdueshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, është vërejtur nevoja që ligji aktual të rishikohet dhe të plotësohet. Kjo për qëllim të ngritjes së cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore që ndëlidhen direkt me gjithë komunitetin e Republikës së Kosovës e më gjërë, e me theks të veçantë studentët dhe stafin akademik.


Data e fillimit: 15.05.2018


Data e përfundimit: 04.06.2018

Dokumentacioni

Dokumentacioni shtesë


Raporti Final

Ligji përcakton parimet, objektivat kryesore dhe organizimin e arsimit të lartë, si dhe rregullat për krijimin, organizimin, funksionimin, mbylljen, financimin, akreditimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim të sigurimit të transparencës, cilësisë dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të mira evropiane dhe ndërkombëtare, siç mund të jenë standardet dhe udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë (SUE).

16.01.2019
Raporti Final


Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes

16.01.2019
Versioni i azhurnuar i dokumentit te konsultes


Burim Gashi

Burim.Gashi@rks-gov.net


Kontributet

Grupi per Studime Juridike dhe Politike | OJQ

21.05.2018 10:01:29

Grupi pёr Studime Juridike dhe Politike ka shqyrtuar Projektligjin pёr Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe ka disa rekomandime të cilat do të kontribonin në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë.

Nё vazhdim, fillimisht janё tё paraqitura propozimet e Ministrisё dhe pastaj komentet e GSJP-sё pёr nenet pёrkatёse.

Personi kontaktues

Rreze Hoxha | rreze.hoxha@legalpoliticalstudies.org