PROJEKT UDHËZIMI ADMINISTRATIV PËR PLOTËSIMIN EDHE NDRYSHIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV ( SHËNDETËSI) NR. 05 /2017 SHKOLLIMI SPECIALISTIK

Qëllimi i këtij Udhëzimi është plotësimi dhe ndryshimi i Udhëzimit Administrativ nr.05/2017 për shkollimin specialistik.


Data e fillimit: 13.04.2018


Data e përfundimit: 20.04.2018

Dokumentacioni

Dokumentacioni shtesë


Raporti Final

RAPORTIT NGA PROCESI I KONSULTIMIT UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR.01/2018 PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E UDHËZIMIT ADMINISTRATIV NR 05/2017 PËR SHKOLLIMIN SPECIALISTIK

26.04.2018
Raporti Final


Naim Bardiqi

naim.bardiqi@rks-gov.net


Kontributet

Arian Alidema | Qytetar

16.04.2018 14:29:29

1. Neni 14 pargrafi 4,i UA.05/2017 unë mendoj se duhet të plotesohet apo ndryshohet, sepse kandidatët të cilët kan fituar të drejtën për specializim dhe të cilët janë të punësuar në kujdesin parësor shëndetësor nëpër komuna të Kosovës,  aktualisht nuk lidhin ndonjë kontratë për mbeshtetje për specializimit, kjo problematik duhet të formalizohet

2. Neni 24 paragrafi 2, i UA.05/2017 mendoj se duhet të plotësohet dhe të sqarohet mirër sa i perket asaj "kerkesën e institucionit , se do ta nënshkruaj kontratën para lejimit të specializimit dhe do ta mbeshtesë financiarisht gjatë shkollimit specialistik", kjo dispozite duhet të konkretizohet shumë preciz me rastin e konkurimit për shkollim specialistik (në praktik Drejtorit nuk po informohen nga mjeket te cilat punojn në KPSh se do të  aplikojn për specializim dhe nuk po pajisen me kerkesë nga institicioni ku ata punojn se do të përkrahen por vetem pas pranimit Drejtorit po kuptoj se mjeket janë pranuar në Specializim dhe do ta ndjekim specializimin, dhe të njejtit po kerkojn ndjekjen e trajnimit sipas moduleve pë Specializant.

 3.Me rastin e plotësimit dhe ndryshimit të UA.05/2017 duhet ta parashihet dispozita edhe për rastet ku një specializant i cili ka filluar spercializimin para hyrjes në fuqi të Udhëzimit Adminstarativ 08/2017 , Oragnizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve  dhe veprimtarisë të KPSH dhe tash pasi i njejti ka përfunduar specializimin në një lëmi tjetër nga ajo që e përcakton UA>08/2017 , me të njejtin si të veprohet sa i perket sistemimit , pra si të trajtohet sa i perket punës dhe pagesës së tij si Specializant në një lëmi tjetër nga ajo e lejuar me UA>08/2017.

Kjo janë komentet dhe kontributi im në pika të shkurta nga ana ime.

Arian Alidema 

Zyrtar Ligjor, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Komuna e Vitisë

Ju pershendes.

 

Personi kontaktues

Arian Alidema | arian.alidema@rks-gov.net