DRAFT KONCEPT DOKUMENTI PËR TRAJTIMIN E KUADRIT LIGJOR TË TATIMEVE DHE PROCEDURAVE NË FUSHËVEPRIMIN E ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS (ATK)

Me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtjesore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi dhe të sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së dhe praktikave ndërkombëtare.


Data e fillimit: 14.02.2018


Data e përfundimit: 08.03.2018


Raporti Final

RAPORTI NGA PROCESI I KONSULTIMIT PËR KONCEPTDOKUMENTIN PËR TRAJTIMIN E KUADRIT LIGJOR TË TATIMEVE DHE PROCEDURAVE NË FUSHËVEPRIMIN E ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS (ATK)

30.04.2018
Raporti Final


Ilir Islami

Ilir.Islami@atk-ks.org


Kontributet

Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile | OJQ

08.03.2018 13:27:42

Përmbledhje e komenteve

 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka analizuar draft Koncept Dokumentin për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e ATK-së (më tej draft Koncept Dokumenti). Në përputhje me misionin dhe fushëveprimtarinë e vet, komentet e KCSF-së përqëndrohen në pjesën e trajtimit të organizatave jo-qeveritare si subjekte të veçanta juridike.

 

Në përgjithësi, KCSF vëren që draft Koncept Dokumenti nuk i trajton në asnjë mënyrë çështjet që kanë të bëjnë me OJQ-të, si kategori e veçantë e subjekteve juridike. Kjo është brengosëse për shkak se kuadri ligjor ekzistues përmban dispozita që e ndikojnë këtë sektor, ndërsa trajtimi i duhur i tyre mund ta përmirësojë këtë ndikim. Për më tepër, vëllimi ekonomik i sektorit është domethënës qoftë në kuptim të qarkullimit vjetor ashtu edhe të punësimit. Sipas të dhënave të fundit të vëna në dispozicion nga ATK, në vitin 2016 OJQ-të kishin deklaruar të ardhura bruto rreth 77 milion euro, ndërsa punësonin mbi 7,300 persona. Në anën tjetër, roli i sektorit jo-qeveritar i tejkalon parametrat financiarë dhe është thelbësor në zhvillimin e një shoqërie demokratike. Dokumente të shumta të institucioneve publike të Republikës së Kosovës e theksojnë nevojën dhe përkushtimin për krijimin e një ambienti të favorshëm për funksionimin e këtij sektori. Trajtimi tatimor dhe procedurat e raportimit janë pjesë e rëndësishme e këtij ambienti.

 

Për këto arsye, KCSF rekomandon që sektori jo-qeveritar të trajtohet seriozisht dhe si i veçantë në rregullimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave të ATK-së, qoftë duke i trajtuar me kujdes dispozitat e veçanta për OJQ apo duke e vlerësuar ndikimin dhe përshtatshmërinë për OJQ të dispozitave të përgjithshme.

Personi kontaktues

Taulant Hoxha | office@kcsfoundation.org

Dokumentet shtesë

Levizja FOL | OJQ

07.03.2018 10:43:02

Dokumenti ka ende nevoje per sqarime shtese dhe per plotesime. Mangesite ne nene nuk jane pasqyruar ne menyre te detajuar duke lene keshtu mundesi qe prape te kete nevoje per ndryshime. 

Personi kontaktues

Gresa Smolica | info@levizjafol.org

Qëndrim Bytyqi | Qytetar

07.03.2018 10:15:46

Dukumenti nuk është shumë i qartë, dhe kësisoj do duhej të ketë sqarime shtesë në disa pika. 

Personi kontaktues

Qëndrim Bytyqi | qe.bytyqi@gmail.com