NACRT ADMINISTRATIVNOG UPUTSTVA MF-BR. XX / 2017 ZA DOPUNU I IZMENU ADMINISTRATIVNOG UPUTSTVA MF-BR 01/2015 ZA UPOTREBU ELEKTRONSKIH UREDJAJA I FISKALNIH SISTEMA, DOPUNOVAN I IZMENJEN SA ADMINISTRATIVNOG UPUSTVA MF-BR 01/2017

Ovo Administrativno uputstvo ima za cilj dopunu i izmenu Administrativnog uputstva MF br. 01 / 2015 o upotrebi elektronskih uređaja i aplikacionih fiskalnih sistema. 2. Ovo Administrativno uputstvo utvrđuje pravila i procedure za izbor, administraciju, postavljanje, instalaciju i upotrebu elektronskih fiskalnih uređaja i fiskalnih aplikacija tokom realizacije ekonomskih aktivnosti na teritoriji Republike Kosovo, kao i sredstva za podsticanje potrošača za uzimanje fiskalnih kupona.


Datum pocetka: 06.07.2017


Krajnji datum: 26.07.2017


Rexhep Krasniqi

rexhep.krasniqi@atk-gov.net


Doprinosi

NTSH Enternet |

25.07.2017 14:09:05

Me qellim te perfshirjes se nderrmarjes sone, si pjese e grupit te interesit dhe akter kryesor ne aspektin teknik ne procesin e deritashem te fiskalizimit, me poshte i gjeni komentet per Draft udhezimin MF-Nr. XX/2017 per plotesimin dhe ndryshimin e udhezimit administrativ MF-Nr 01/2015 per shfrytezimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale.

Komentet dhe propozimet jane te permbledhura nga drejtori teknik z.Valon Jahaj, ne konsultim te afert me bordin e kompanise dhe me prodhuesit dhe furnitoret e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale.

 

Kujdes: Rreshtimi i neneve dhe pikave eshte bere sipas draft dokumentit te publikuar ne linkun www.konsultimet.rks-gov.net, i cili nuk eshte i rreshtuar ne menyre te rregullte, andaj mbesim te gatshem per sqarime eventuale te komenteve sipas nevojes.

 

  1. Neni 3 nën paragrafit 2.1 te Udhëzimit Administrativ bazik, i shtohet në fund pasusi, si në vijim;

“Në kuadër të pajisjes elektronike fiskale të përfshihet edhe komponenti (karkasa) që regjistron çdo heqje apo intervenim në mbështjellësin (shtëpizën) e paisjes fiskale”, kurse po te njejtit nen i fshihet teksti i paragrafit 2.3 te udhezimit bazik i fshihet teksti si ne vijim: “Ne kuadër të memories fiskale përfshihet edhe komponenti (karkasa) që regjistron çdo heqje apo intervenim në mbështjellësin (shtëpizën) e memories fiskale”.

  • Komenti: Paragrafi ekzistues ne udhezimin bazik nuk ka qene i aplikuar as ne pajisjet fiskale aktuale, pasi qe askush nuk ka ditur te beje spjegimin se qka eshte konkretisht kjo pjese e tekstit e kopjuar nga ndonje specifikacion i shteteve te rajonit, kurse ne kete draft udhezim fshihet teksti te memoria fiskale dhe shtohet te pajisja fiskale, prape eshte e paqarte dhe nuk do te jete e mundur te aplikohet nje gje e tille. Kete e kemi perfunduar edhe ne konsultime me laboratorin per certifikim. Kur kesaj i shtohet qe tash e tutje koncepti i fiskalizimit ndryshon nga ai i bazuar ne Harduer ne ate Softuerik, ku do te vendoset kjo komponente?

 

  1. Neni 3, pika 5, paragrafi 2.7. Kuponi Fiskal: është dokument në letër i shtypur nga Pajisja Elektronike Fiskale apo Sistemi Aplikativ Fiskal e cila është nga lloji i aprovuar dhe e cila është e regjistruar zyrtarisht në Administratën Tatimore. Kuponi fiskal është dokument me të cilin regjistrohet shitblerja e mallrave dhe shërbimeve në pikën e shitjes për konsumatorin e fundit. Kuponi fiskal duhet të ketë se paku 18 karaktere për rresht të printuar dhe duhet të përfundojë me logon fiskale.
  • Komenti: Ketu nuk permendet QR code, i cili me vone ne draft udhezim permendet.

 

  1. Neni 3, Pikat 2.8, 2.9, Sistemi Aplikativ Fiskal dhe Sistemi Qendror Fiskal
  • Komenti: Kush i zhvillon keto dy aplikacione apo si do te shkojne procedurat e tenderimit, duhet me shume informacione te jepen dhe te sqarohen!

 

  1. Neni 3, Pika 2.10, Certifikata digjitale eshte fajll i nenshkruar nga nje autoritet certifikues (CA) qe lidh celesin publik me informacionin mbi identitetin e perdoruesit:
  • Komenti: Per cilin autoritet behet fjale, kush eshte ky autoritet, me qfare baze ligjore eshte e rregulluar kjo qeshtje, apo si te behesh nje autoritet i tille, ka shume per tu sqaruar ketu!

 

  1. Neni 3, pika 2.14, NUIF- nënkupton, numrin unik identifikues të faturës  një varg alfanumerik i gjeneruar nga SQF duke shfrytëzuar vargun e informacioneve të paracaktuara.
  • Tash sistemi i ri fiskal do te shtyp fatura, apo jo? Nese po atehere eshte ok, nese jo atehere keni parasysh dallimet ne mes kuponit dhe fatures dhe te perdoret terminologjia adekuate qe eshte percaktuese per secilin term!

 

  1. Neni 4, 1, Nenit 4 të udhëzimit bazik të nenpragrafi 1.1  pas fjalëve “dhe/ose shërbimeve” i shtohet teksti  “për konsumatorin e fundit”. Neni 4 paragrafi 1.3 të udhëzimit administrativ bazik riformulohet si ne vijim: “Regjistrimi i furnizimit në PEF, printimi dhe dhënia e kuponit fiskal konsumatorëve është i detyrueshëm në momentin e  furnizimit të  mallit dhe/apo shërbimit”
  • Komenti: ketu behet fjale per kupone fiskal te shtypur nga PEF-et apo? Nese jo atehere te riformulohet, gjithashtu nese ka per qellim qe me kete tekst te hiqet shtypja e kuponit ne transaksionet e mallit apo sherbimit biznes me biznes, atehere riformulone paragrafin se ka mundesi te interpretimeve te ndryshme.

 

  1. Neni 4A Sistemit Aplikativ Fiskal, pika 1.5, Sistemi Aplikativ Fiskal nëpërmes të së cilit regjistrohet qarkullimi i shërbimeve dhe mallrave duhet të plotëson së paku këto funksione, të: gjeneroj kupon fiskal sipas specifikave të kërkuara duke e përfshirë edhe QR Code;
  • Komenti: QR code a duhet te shtypet vetem nga sistemi aplikativ fiskal, apo nga te gjitha PEF?

 

  1. Neni 4A Sistemit Aplikativ Fiskal
  • Komenti: SAF, cilat jane karakteristikat minimale te mediumit ku instalohet aplikacioni, si realizohet komunikimi, ku ruhen informatat per shitjet, kush garanton paprekshmerine e informatave?

 

  1. Neni 4A, Sistemi Aplikativ Fiskal, pika 2 dhe 4 Sistemi Aplikativ Fiskal të ketë mundësi zgjerimi dhe përkrahjen e zhvillimit të modulit për realizimin e komunikimit me pajisjet dhe aplikacionet që përdoren në Lojëra të Fatit dhe evidentimin e nderprerjeve;
  • Komenti: A flitet per SQF apo SAF, nese per SAF, atehere te sqarohet me mire se qka perfshin ky term, perndryshe nese eshte siq po shkruhet, lere qe eshte problem te realizohet sidomos pjesa e pare, por per te dyjat kush e ben verifikimin qe realisht SAF i perkrahe keto opsione dhe kush garanton per to?

 

  1. Neni 4B, personat e obliguar dhe liruar per shfrytezim te SAF-it. Pika 2, Përjashtim nga paragrafi 1 i këtij neni bëjnë pjesë: Ndërmarrjet që ofrojnë shërbime të energjisë, shërbime komunale, të telekomunikacionit si dhe ndërmarrjeve tjera publike që kompensimi për mallrat e shitur ose shërbimet e kryera i paguajnë përmes dorëzimit të faturave të përllogaritjes së konsumit përmes instrumenteve matëse (energjia elektrike, ngrohja, uji, telefoni).
  • Komenti: keto nderrmarje ofrojne edhe shume sherbime, per faturimin e te cilave nuk perdorin instrumente matese, siq jane: Kyqjet, c’kycjet, instalimi i oreve te rrymes si dhe instalime dhe riparime tjera te infrastruktures! Per keto a duhet te leshohen kupone fiskal kur per te gjitha merren para te gatshme!

 

  1. Neni 4C, Sistemi Qendror Fiskal, nder te tjera risi, ne piken 2, thote “ Te jetë i përshtatshëm për përdorim nga të gjitha Smart Pajisjet (PC, Laptop, Tablet, telefon Mobil);
  • Komenti: cfare specifikave minimale duhet te plotesoje, ku ruhen shenimet, kush garanton per sigurine dhe paprekshmerine e informatave elektronike te ruajtura ne nje medium qe nuk dihet ku eshte apo si duket?

 

  1. Neni 4D, Zhvillimi i Sistemit Fiskal nga Atk. Pika 1, Administrata Tatimore e Kosoves do te zhvilloje: 1.1 Nje Sistem Aplikativ Fiskal....
  • A eshte driver i konfigurueshem ne aplikacione softuerike apo eshte aplikacion softuerik i veqante. A behet fjale ne kete rast per nje SAF apo me shume? A do te zhvilloje vete kete-o produkt-e ATK-ja apo do ti tenderoj si outsource?

 

  1. Neni 4D, Zhvillimi i Sistemit Fiskal nga Atk. Pika 1, Administrata Tatimore e Kosoves do te zhvilloje: 1.2 SQF-in per shfrytezim nga ATK-ja...
  • Per sa SQF behet fjale, nje qenka per shfrytezim nga ATK-ja, tjeret? A do te zhvilloje vete kete-o produkt-e ATK-ja apo do ti tenderoj si outsource?

 

  1. Neni 4E, Aplikimi per Sistem Aplikativ Fiskal (SAF), pika 1. Cdo person fizik...., mund te aplikoj per certifikim te ketij aplikacioni softuerik. Pikat 2, 3 dhe 4
  • Ketu nenkuptohet te gjithe aplikacionet softuerike qe jane ne treg mund te aplikojne per certifikim, fjala “mund” nuk eshte “duhet”, qka nenkuptohet me kete, ai bie qe nuk eshte kerkese e domosdoshme certifikimi, sa do te zgjase kjo procedure kush do te beje certifikimin dhe a keni infrastrukture te nevojshme dhe te domosdoshme per kete procedure? Cka nese nuk certifikohet me kohe, per cfaredo arsye, cka behet me softueret qe ky biznes apo person i ka te instaluara ne teren tek tatimpaguesit e qe nuk jane te certifikuar ose jane ne procedure?

 

  1. Neni 4E, Aplikimi per Sistem Aplikativ Fiskal (SAF), pika 5 Atk eshte pergjegjese te terheqe dhe anuloj certifikaten e dhene ne rast se: ne pikat 5.1, 5.2, 5.3 dhe 5.4.
  • Komenti: Keto jane te gjitha pika te cilat kane qene te dedikuara per operatoret e autorizuar per arka qe kane qene dhe jane 3, 4 ose 5 sish. Po tani po krijohet skenar i ri, me qindra operatore te ri te cilet kan aplikacione softverike qe do te shendrrohen ne SAF? Kush ka pergjegjesi per kontroll te te gjitha ketyre aplikacioneve dhe te gjitha verzioneve te softuereve te tyre? Ne rast se hasen ne parregullesi kush mban pergjegjesi, komisioni qe i ka certifikuar apo vete bizneset qe i kane SAF-et e instaluar apo ata qe i kane shitur. Ju nga 3-4 ose 5 biznese (operator ekonomik) po krijoni 300-400 biznese potencialisht me probleme qe do te jene veshtire te menaxhueshme per ju.

 

  1. Neni 10A, rrjeti i komunikimit ndermjet SAF dhe SQF, pikat 1 dhe 2
  • Komenti: Interneti si mjet i transmetimit te te dhenave nuk eshte i sigurte, mundesia per te nderhyre ne komunikim, prishje dhe humbje te informatave eshte shume e madhe dhe lehtesisht e realizueshme prej personave qe merren me kete pune, a mendoni se vete kjo mundesi do te rrite kerkesen dhe cmimet per sherbimet e hakereve te ndryshem dhe si do te kontrollohet kjo gje? Komunikimi i deritanishem me pajisje fiskale nepermjet telefonise mobile me kanal te dedikuar eshte shume here me i sigurte se kjo mundesi. Mundesia e kopjimit dhe gjenerimit te certifikatave digjitale eshte shume e madhe, se si arrihet kjo i keni shembujt te cilet ua kemi percjellur me heret gjate komunikimeve, ku i kemi cekur rastet ne tregun e Kroacise.

 

  1. Neni 13A, Autorizimet për Operatorët e Licencuar dhe Certifikimi i Pajisjeve Fiskale, pika 1. Operatoret e licencuar....konsiderohen te jene te autorizuar...deri ne perfundimin e periudhes kalimtare, apo deri ne nje vendim tjeter.
  • Per qfare periudhe kalimtare behet fjale apo per qfare vendimi tjeter?

 

  1. Neni 13A, Autorizimet për Operatorët e Licencuar dhe Certifikimi i Pajisjeve Fiskale, pika 2. Operatori ekonomik duhet te rilicencohet cdo 4 vite....
  • Pse duhet te rilicencohet, kur shitja e PEF do te behet vetem deri ne perfundim te periudhes kalimtare apo ndonje vendimi tjeter...shikoni qfare perjashtimeve bejne pikat njera ndaj tjetres! A do te thote kjo qe te vazhdojme pagesen e garancioneve bankare dhe kostove te rilicencimit tone si operatore dhe ricertifikimit te pajisjeve (pikat 3 dhe 4 te te njejtit nen) per te cilat skemi drejte shitjeje, eshte shume e paqarte, shpresojme qe eshte gabuar dhe kerkojme sqarime shtese.

 

  1. Neni 13A, Autorizimet për Operatorët e Licencuar dhe Certifikimi i Pajisjeve Fiskale, pika 6, Tatimpaguesi i cili e ka perdorur PEF-in pergjate 5 viteve me zhvleresim....duhet te pajiset dhe perdore SAF
  • Ne si operatore e kemi ende te vlefshme licencen-autorizimin gjithashtu i kemi te deponuara garancionet bankare dhe vazhdojme te japim perkrahje teknike per pajisje, a do te thote kjo qe keto pajisje do te vazhdojne te perdoren deri sa te mos mund te perdoren me tutje, edhe kjo nuk eshte e sqaruar mire? Dhe a kane te drejte te gjithe tatimpaguesit pavaresisht nga qarkullimi apo ciles kategori i perkasin te bejne zhvleresim te aseteve?

 

  1. Autorizimet për Operatorët e Licencuar dhe Certifikimi i Pajisjeve Fiskale, pika 7, PEF të cilat nuk i përshtaten sistemit të ri fiskal, duhen të zëvendësohen me SAF më se largu deri në pesë (5) vite pas instalimit të PEF-it te Tatimpaguesi sipas kushteve administrative dhe specifikave teknike dhe funksionale.
  • Komenti: Kjo pike nderlidhet komplet me ate parapraken dhe njekohesisht jane perjashtuese ndaj njera tjetres. Dihet qe SAF me PEF jane produkte diametralisht te kunderta, mundesia e pershtatjes te qfaredo PEF ne SAF eshte zero %, vete kjo pike e futur ne kete dokument na siguron qe personat pjesemarres ne perpilim te ketij dokumenti nuk i kane ende te qarta kerkesat teknike dhe funksionale te sistemit te tanishem dhe ketij qe po planifikohet te promovohet..

 

  1. Neni 8, Nenit 14 të udhezimit adminsitrativ bazik, pas  nën paragrafit 12.7 shtohen paragrafet me numer rendor 13,31.1,13.2, 14, 15, 15.1, dhe 16 me tekstin si ne vijim:…13.3
  • Komenti: Ketu te shtohet, mandat pagese apo transfer bankar, ne menyre qe tatimpaguesit te mos mbrohen vetem me profatura ose kontrata ne te cilat nuk jane te respektuara marreveshja per pagesa avans ose te pjeshshme te PEF ose SF.

 

  1. Neni 8, Nenit 14 të udhezimit administrativ bazik, pas nën paragrafit 12.7 shtohen paragrafet me numer rendor 13, 13.1, 13.2, 14, 15, 15.1, dhe 16 me tekstin si ne vijim:…15 dhe 15.1, Në rast të tërheqjes dhe anulimit të Autorizimit të dhënë nga Komisioni, para afatit të skadimit pala e dëmtuar ka të drejtë të kompensimit të dëmit të shkaktuar nga OE. Dhe

Pala e dëmtuar kërkesën për kompenzim mund ta ushtrojë me padi në gjykatën     kompetente.

  • Komenti: Per kend flitet ketu, per operatoret per PEF apo per operatoret e SAF. Nese per te paret, a mos po duket pak si teper te ngarkuar te njejtit me kercnime per ndeshkime dhe masa diciplinore per dallim nga kompanite softuerike (operatoret e ardhshem) dhe per qfare terheqje apo anulimi te autorizimit behet fjale, duhet te sqarohet me shume ju lutem.

 

Prishtine me 25.07.2017

Kontaktna osoba

Valon Jahaj | v.jahaj@enternet-ks.com