Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

04.04.2019


    Zyra për Qeverisje të Mirë/ Zyra e Kryeministrit sot me 04 prill 2019 ka organizuara Konferencë për Lansimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.  Të pranishmëve ju drejtuan:

  • Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • Natalya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë
  • Taulant Hoxha, Përfaqësues i CiviKos-it
  • Dajana Berisha, Përfaqësuese e Qendrës Burimore për Shoqëri Civile

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Strategjia Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë civile 2019-2023 ndërlidhet me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 dhe ka për qëllim vazhdimin e komunikimit të rregullt me shoqërinë civile dhe partnerë të tjerë.

Me këtë strategji synohet që qeveria të rrisë bashkëpunimin dhe t’i arrijmë katër objektivat strategjike; rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në bërjen e politikave, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në financimin publik për shoqërinë civile, zhvillimin e praktikave dhe procedurave për kontraktimin e shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve publike si dhe nxitjen e promovimin e vullnetarizmit në programet në interes publik”.

Kryeministri Haradinaj, tha se për të vazhduar këtë punë suksesshëm, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, është marrë vendimi për themelimin e Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile, i cili nuk do të ketë për mandat vetëm zbatimin e Strategjisë, por do të jetë mekanizmi kryesor i cili do ta koordinoj të gjithë procesin e bashkëpunimit të Qeverisë me shoqërinë civile.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka siguruar përkrahjen e tij dhe të Qeverisë për mbështetje e Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyrën e Kryeministrit, me qëllim të zbatimit sa më efikas të Strategjisë.

“Qeveria po ashtu ka zotuar dhe siguruar buxhetin për objektivat, planin e veprimit dhe për zhvillimin e mirëfilltë të punës në zbatimi të strategjisë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se përkundër të arriturave, gjithmonë na mbetet shumë punë për të bërë, që këto objektiva të vendosura në këtë strategji të realizohen.

Nataliya Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë, vlerësoi se lansimi i Strategjisë është një ditë e rëndësishme, duke thënë se strategjia është një zotim i rëndësishëm për një dialog gjithëpërfshirës në mes të Qeverisë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Në lansimin e Strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, Taulant Hoxha, Përfaqësues i CiviKos-it dhe Dajana Berisha, përfaqësuese e Qendrës Burimore për Shoqëri Civile, të dy si përfaqësues të shoqërisë civile u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet në zhvillimin dhe ndërtimin tutje të këtij bashëkpunimi. 

Kryeministri Haradinaj falënderoi donatorët, duke thënë se përveç programit tonë, është një involvim i madh i partnerëve, i donatorëve, i vendeve të BE-së, Amerikës, për përkrahjen që i kanë dhënë gjithë këto vite dhe vazhdojnë të japin për shoqërinë civile në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se ky është një i dokument i rëndësishëm i përbashkët ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, i cili synon forcimin e dialogut ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile.

 

Lajmet tjera


Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

09.02.2018

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit t...

Janë lansuar 214 Konsultime Publike përmes Platformës Online

25.01.2018

Që nga lansimi i Platformës Online për Konsultime Publike në shkurt të v...

Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

25.09.2017

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit t...