Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për Bashkëpunim - 19/07/2016

19.07.2016


Më datë 19 korrik 2016, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës (ZQM/ZKM) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Trajnimin mbi Standardet Minimale të Konsultimeve Publike.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit u nënshkrua nga ZQM-ja dhe KCSF-ja duke pasur parasysh rregulloren e miratuar nga Qeveria e Kosovës për Standardet Minimale të Procesit të Konsultimit Publik dhe obligimet që rrjedhin nga ky akt juridik, rëndësinë e ndërgjegjësimit të mëtejmë të organizatave të shoqërisë civile dhe shërbyesve civil kundrejt standardeve minimale të konsultimeve publike, si dhe vetë mandatin e ZQM-së dhe fushë-veprimtarinë e KCSF-së. Memorandumi është një marrëveshje e përgjithshme në mes të dy subjekteve për hartimin dhe zbatimin e programit të ngritjes së kapaciteteve së shërbyesve civil për procesin e konsultimeve publike. 

Aktiviteti është pjesë e projektit dy vjeçar “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillimin e Shoqërisë Civile i KCSF-së.

Lajmet tjera


Janë lansuar 74 Konsultime Publike përmes Platformës Online

05.06.2017

Që nga lansimi i Platformës Online për Konsultime Publike në shkurt të v...

Sesion Pune me Koordinatorët e Konsultimeve Publike

04.06.2017

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në linjë të zbatimit t...

Lansohet Platforma Online për Konsultim me Publikun

24.02.2017

Prishtinë-22.02.2017


Nën patronatin e Zyrës së K...